Shkolla e Magjistraturës 

 

Lënda: Njoftim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë “Për pranim në shërbimin civil”, për konkursin 1 (një) vend vakant “Sekretar shkencor për Formimin Fillestar”, me kandidatë.

 

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, për konkursin 1 (një) vend vakant për pozicionin “Sekretar shkencor për Formimin Fillestar”, si më poshtë:

 

Për konkursin e shpallur për pozicionin “Sekretar shkencor për Formimin Fillestar”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 15.8.2019, është:  znj. Asimina Baxheli, znj. Alma Dushku, z.Erald Hila, znj.Marisa Mezini, z.Olti Nakaj, znj.Suela Fetau. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se disa prej tyre i plotësojnë kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, kreu IV “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, kjo procedurë mbyllet me 5 (pesë) kandidatura të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që janë:

 

  1. Alma Dushku
  2. Erald Hila
  3. Marisa Mezini
  4. Olti Nakaj
  5. Suela Fetau

 

Për sa më sipër, njoftojmë se:

  • vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 18.9.2019, ora 9:00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;
  • intervista me gojë do të zhvillohet në datën 18.9.2019, ora 13.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.

 

Kandidaturat e mësipërme konsiderohen të vlefshme për këtë procedurë.