Programet e Tregut të Punës (Nxitjes së Punësimit)

Programet e Nxitjes së Punësimit

Nxitja e punësimit është ndër programet aktive i cili nëpërmjet sigurimit të punësimit të përkohshem apo afatgjatë ndikon në kërkesën për punë duke reflektuar drejtpërsëdrejti në uljen e papunësisë. Përmes këtij programi Zyrat e Punësimit ndërhyjnë realisht për të nxitur dhe mbështetur krijimin e vendeve të reja të punës duke bashkëpunuar me punëdhënësit dhe nëpërmjet subvencionimit të tyre.

Këto programe janë në kuadrin e politikave qeveritare të fokusuara në masat aktive për uljen e papunësisë. Programet  aktualisht sot aplikohen mbështetur në disa VKM të ndryshme .

Klikoni linqet e mëposhtëm për më shumë detaje për aplikim:

Ligji i Nxitjes së Punësimit

VKM Nr.27, “PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT TË GRAVE DHE VAJZAVE NGA GRUPET E VEÇANTA

VKM Nr.48, “PËR MASËN DHE KRITERET E PËRFITIMIT NGA PROGRAMI I NXITJES SË PUNËSIMIT TË PUNËKËRKUESVE TË PAPUNË NGA GRUPET E VEÇANTA

VKM Nr. 248, “PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

VKM Nr. 199, “PËR MASËN E FINANCIMIT, KRITERET DHE PROCEDURAT E ZBATIMIT TË PROGRAMIT TË NXITJES SË PUNËSIMIT TË PUNËKËRKUESVE TË PAPUNË TË RINJ

VKM Nr. 64, “PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT TË TË RINJVE QË KANË FITUAR STATUSIN E JETIMIT

VKM Nr.47, “PËR PROGRAMIN E NXITJES SË PUNËSIMIT, NËPËRMJET FORMIMIT NË PUNË”

VKM Nr.873, “PËR MASËN E FINANCIMIT, KRITERET DHE PROCEDURAT E ZBATIMIT TË PROGRAMEVE TË PRAKTIKAVE PROFESIONALE PËR PUNËKËRKUESIT E PAPUNË, QË KANË MBARUAR ARSIMIN E LARTË, BRENDA APO JASHTË VENDIT“

VKM Nr. 162 “PËR PAGESËN E PJESËMARRJES NË KURSET E FORMIMIT PROFESIONAL



Formular aplikimi për punëdhënësin

Shënim: Formulari duhet të plotësohet, të printohet nga punëdhënësi

               dhe të dorëzohet në Drejtoritë Rajonale dhe Vendore të Punësimit.

Programi i Pagesës së Papunësisë

Programet e pagesës së papunësisë janë pjesë e politikave shtetërore të punësimit të cilat sigurojnë mbështetjen me të ardhura të të papunëve në momentin e daljes së tyre si të tillë, duke synuar krijimin e kushteve për rikthimin e tyre në tregun e punës.

Programet e Pagesës së Papunësisë synojnë të mbështesi financiarisht të gjithë punëkërkuesit e papunë në rast papunësie për shkak të shkurtimit të vëndit të punës, ndërprerjes së kontratës së punës, falimentimit të ndërmarrjes, etj. Duke lehtësuar sadopak përpjekjet e tyre drejt punësimit.

Klikoni linkun e mëposhtëm për më shumë detaje:

Pagesa e Papunësisë në mbështetje të tregut të punës


PUNËKËRKUES

PUNËKËRKUES

Informacione dhe këshillim. Udhëzime për punësim. Pjesëmarrje në një trajnim. Shërbime të tjera ndërmjetësimi.
LEXO MË SHUMË

PUNËDHËNËS

PUNËDHËNËS

Publikimi i vendeve të lira. Shërbime profesionale rekrutimi. Mbështetje për punësim (programe të nxitjes së punesimit) Kontakte në vazhdim.
LEXO MË SHUMË

TRAINIME

TRAINIME

Kërkoni për të përmirësuar aftesitë tuaja profesionale? Merrni pjesë në kurset tona të formimit profesional në dhjetë qendra në të gjithë Shqipërine.
LEXO MË SHUMË