Kush Jemi Ne ?
Histori / Misioni
Organizimi
 
Sherbimet
Sherbime Punesimi
Pagese Papunesie
Nxitje Punesimi
Migracioni
Formimi Profesional
 
Na Kontaktoni
Adresat Tona
 
SHERBIME PUNESIMI

Qëllimi i Sherbimeve te Punesimit është të sigurojë një shërbim mbarëkombëtar të cilësisë së lartë, i cili ndihmon punëkërkuesit, të gjejnë punën më të mirë të mundshme dhe, gjithashtu ndihmon punëdhënësit të gjejnë kandidatin më të përshtatshëm.

Objektivat
Thelbi i objektivave të shërbimeve të punësimit është që ato t’i sigurojnë të papunit shërbime punësimi dhe të japin udhëzime cilësore, të sigurojnë një rekrutim të shpejtë në përgjigje të punëdhënësve, të zbatojnë programe qeveritare dhe të vlerësojnë impaktin (rezultatin) e shërbimeve tek klienti.

Klientët
Shërbimet e Punësimit mbështesin në mënyrë të balancuar dy grupe të mëdha klientësh brenda tregut të punës; punëkërkuesit dhe punëdhënësit.



Shërbimet që sigurohen per:

a. Punëkërkuesit
• Informacion dhe këshillim
• Udhëzime për punësim, vlerësim të nevojave, zhvillim të karrierës/profesionit/Plan Aksioni për Punësim.
• Pjesëmarrje në një trainim dhe ndërhyrje të tjera në tregun e punës.
• Shërbime të tjera ndërmjetësimi.

b. Punëdhënësit
• Shërbime profesionale rekrutimi
• Paraqitje dhe përshkrim të kandidatëve
• Mbështetje për punësim (Programe të Nxitjes së Punësimit)
• Kontakte në vazhdim



Shërbimet e punësimit sigurojnë për punëkërkuesit dhe punëdhënësit:

Informacion të volitshëm lokal e më gjerë mbi:
• Shërbimet e punësimit
• Mundësitë e punësimit
• Shërbime të tjera të ofruara nga Zyra e Punësimit
• Informacion mbi tregun e punës
• Informacion mbi partnerë që veprojnë në tregun e punës
• Legjislacionin e punës
Këshillim për profesion/karierë

Ndërmjetësim
? përputhja e ofertës për një vend të lirë pune me kërkesën e një kandidati të përshtatshëm për punë.

Punëkërkuesi
Punëkërkuesi është një person, i cili:
a) jeton në Shqipëri,
b) është mbi 16 vjeç
c) paraqitet personalisht në Zyrën e Punësimit për të gjetur punë
d) është i aftë për punë

• Ju do të merrni shërbime të shpejta dhe efiçente në ndihmë të plotësimit të vendit të lirë të punës. Ne i përgjigjemi nevojave tuaja brenda marrëveshjeve të arritura.
• Ju do të merrni informacion aktual, të rifreskuar gjatë gjithë kohës.
• Ju do të këshilloheni mbi legjislacionin e punës në fuqi, mbi rolin tuaj dhe përgjegjësitë.
• Ju do të ndihmoheni edhe nga sektorë të tjerë të Shërbimit Kombëtar të Punësimit për të plotësuar nevojat tuaja për punësim e kualifikim.
• Ju do të keni në dispozicion kandidatë me aftësi të kënaqëshme dhe të motivuar në përshtatje me punën që ofroni.
• Ne ju sigurojmë koifidencialitet dhe privatësi. Ne ju informojmë për çdo situatë të re.
• Ne do të vlerësojmë rezultatin e shërbimeve tona ndaj jush.

Të gjitha veprimet kryhen në ambjente që ofrojnë lehtësi në përdorim, pritje miqësore, dhe lehtësi në përdorimin e shërbimeve dhe ambjenteve.

Shërbimet e punësimit të ofruara nga zyra e punësimit u përgjigjen kërkesave dhe nevojave të klientëve me karakteristikat e mëposhtme:
• cilësi e lartë
• profesionalizëm
• shpejtësi
• efektivitet

 
 
 
[Shqip]
|
[English]
Site developed by: Albania Online SP, WebStudio