
Shërbimi Kombëtar i Punësimit është një shërbim publik autonom, me statusin e një administrate shtetërore qëndrore. Ai funksionon nëpërmjet zyrave rajonale dhe vendore te punësimit, si dhe drejtorive rajonale te formimit profesional. Ai është krijuar dhe rregullon veprimtarinë e tij, bazuar në dispozitat e ligjit Nr. 7995 datë 20.09.1995 ” Për nxitjen e punësimit “, ndryshuar me Ligjin nr.8444 dt.21.01.1999, ndryshuar me Ligjin nr.8862 datë 07.03.2002, si dhe ndryshuar me ligjin nr. 9570 dt 03.07.2006
Strukturat kryesore dhe kompetencat e tij rregullohen me Statutin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, aprovuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.42 datë 17.01.1998 “Për miratimin e statutit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, ndryshuar me VKM nr.263 dt.25.05.2000, ndryshuar me VKM Nr. 17 datë 10.01.2003 , dhe në nenin 14 të kësaj VKM.si dhe në Urdhër Nr.247 date 18.10.2006 “ Per miratimin e strukturës dhe te organikes se Shërbimit Kombëtar te Punësimit”
SHKP kryen veprimtari qe synojnë:
- Përmbushjen e së drejtës së gjithë shtetasve banues në Shqipëri për tu trajtuar me shërbime për tu mbështetur financiarisht në përpjekjet e tyre për gjetjen e një pune fitimprurëse të përshtatshme për cilësitë individuale dhe aftësitë profesionale.
- Zbatimin dhe administrimin efikas të programeve dhe projekteve shtetërore, për të cilat ngarkohet me akte të posaçme ligjore e nënligjore.
- Zhvillimin në përgjithësi të fuqisë punëtore të vendit nëpërmjet investimeve për rritjen e aftësisë punuese dhe vetëpunuese, fleksibilitetit, lëvizshmërisë, aftësisë konkurruese etj.

Informacione dhe keshillim Udhezime per punesim Pjesemarrje ne nje trajnim Sherbime te tjera ndermjetesimi.


Publikimi i vendeve te lira Sherbime profesionale rekrutimi Mbeshtetje per punesim (programe te nxitjes se punesimi) Kontakte ne vazhdim.
