PAGESE
PAPUNESIE
KUPTIMI I PROGRAMIT
PAGESË PAPUNËSIE
Programet e pagesës së papunësisë janë pjesë e politikave shtetërore të punësimit të cilat sigurojnë mbështetjen me të ardhura të të papunëve në momentin e daljes së tyre si të tillë, duke synuar krijimin e kushteve për rikthimin e tyre në tregun e punës.
Shërbimet e Pagesës së Papunësisë synojnë të mbështetis financiarisht të gjithë të punëkërkuesit e papunë në rast papunësie për shkak të shkurtimit të vëndit të punës, ndërprejes së kontratës së punës, falimentimit të ndërmarjes, etj. Duke lehtësuar sadopak përpjekjet e tyre drejt punësimit.
Trajtimi i të papunëve bazohet në ligjin Nr.7703, datë 11.05.1993 "Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë" si dhe në V.K.M.-në Nr.223, datë 19.04.2006 "Për pagesën e të ardhurës nga papunësia", të cilat janë një hap cilësor në plotësimin e kuadrit ligjor.
Sipas këtij ligji, sistemi i përfituesve nga papunësia nga pikëpamja legjislative është pjesë e sigurimeve shoqërore dhe mbështetet në ligjin e mësipërm, ndërsa nga ana ekzekutive ai do të ishte pjesë e shërbimeve të punësimit dhe do të udhëhiqej nga sektori i programeve.
Në mbështetje të këtij ligji (pjesa që lidhet me përfitimin nga papunësia) duke patur parasysh masën e përfitimit, afatet e trajtimit, lidhjes së domosdoshme me sigurimin për papunësinë, puna është përqëndruar në zbatimin e Udhëzimit Nr.1468, datë 26.06.2006 dhe të Rregullores me Nr. 826, datë 30.04.2002, të cilat përcaktojnë proçedurat e realizimit të pagesës.
Sipas Rregullores Nr. 826, datë 30.04.2002 kërkesa për pagesë papunësie fillon me plotësimin e disa formulareve si dhe i dosjes së kërkuesit të pagesës. Kjo është forma manuale që aplikohet.
Aktualisht në shërbim të qytetarëve janë në funksionim:
12 Drejtori Rajonale të Punësimit dhe 24 Zyra Vendore Punësimi, të cilat ofrojnë
Shërbim cilësor të pagesës së papunësië në të gjithë vendin.
KUSHTET E PËRFITIMIT
Në bazë të VKM Nr. 223, datë 19.04.2006, “Për Pagesën e së Ardhurës nga Papunësia”, përfitojnë të ardhura nga papunësia të gjithë personat të cilët plotësojnë kushtet e mëposhtme:
- Të kenë kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore, për çdo rast përfitimi;
- Te jenë regjistruar si punëkërkues të papunë pranë zyrës përkatese të punesimit;
- Te kenë paraqitur kërkesën me shkrim dhe të kenë plotësuar dokumentacionin përkatës, brenda 60 ditëve nga data e lindjes së të drejtës, për t’i përfituar këto të ardhura;
- Të jenë paraqitur në zyrën përkatëse të punësimit një herë në muaj ose sa herë që thirren nga kjo zyrë;
- Të pranojnë të punësohen, kur u ofrohet punë e paguar dhe e përshtatshme nga zyra përkatëse e punësimit;
- Të pranojnë të kualifikohen ose të rikualifikohen kur kjo u ofrohet nga zyra përkatëse e punësimit.
DOKUMENTET QË NEVOJITEN
Dokumentacioni që duhet të paraqitet për të përfituar të ardhurën nga papunësia së bashku me kërkesën është :
- Librezë Pune;
- Formular i dyfishtë (merret në Zyrën e Punës);
- Çertifikatë personale me fotografi;
- Çertifikatë e gjëndjejes familjare;
- Vërtetim nga dega e tatim-taksave, se subjekti nuk është i regjistruar pranë këtyre organeve;
- Vërtetim për ndjekjen e shkollës, për fëmijët deri në moshën 18 vjeç;
- Vërtetim për vazhdimin e studimeve të larta për fëmijët deri në moshën 25 vjeç;
- Vërtetim nga KMCAP-i për deklarimin e paaftësisë për punë, për personat në ngarkim;
- Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqerore, që njëri nga bashkëshortet nuk është përfitues pensioni të plotë;
- Vërtetim nga kadastra, nëse ka tokë në pronësi.
PERIUDHA E PËRFITIMIT
Periudha e përfitimit është përcaktuar në VKM Nr.223, datë 19.04.2006 si më poshtë:
- 12 muaj, për personat që janë përfitues për herë të parë të kësaj pagese.
- 10 muaj, për personat që janë përfitues për herë të dytë dhe brenda një periudhe 24-mujore, pas përfundimit të përfitimit të parë, aplikojnë.
- 8 muaj, për personat që janë përfitues për herë të tretë dhe brenda një periudhe 24-mujore aplikojnë, pas përfundimit të përfitimit të dytë.
Për çdo rast përfitimi personat duhet të kenë gjithsej 12 muaj pagesë kontributesh të sigurimeve shoqerore në degën e sigurimit të papunësisë.
Dhe në rast se ju punësoheni gjatë periudhës që trajtoheni me pagesë papunësie, e drejta e pagesës do të zgjasë deri në 2 vjet.
MASA E PËRFITIMIT
Në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.235, datë 27.02.2008, niveli bazë i të ardhurës nga papunësia është 5 980 (pesë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë) Lekë në muaj. Veç kësaj përfituesit kanë të drejtën e përfitimit të kompesimit në vlerë për rritjen e çmimeve të ushqimeve sipas VKM Nr.310, datë 24.07.1992, pika 1/2, gërma “a”, kompesim nga rritja e çmimit të bukës sipas VKM Nr.247, datë 12.06.1993, pika 1/7, si dhe kompesim nga rritja e çmimit të energjisë elektrike sipas pikës 1/2, gërma “b”dhe 1/7 si dhe ndihmë shoqërore për çdo fëmije në ngarkim deri në moshën 18 vjeç, për fëmijët që ndjekin studimet deri në moshën 25 vjeç si dhe për personat në ngarkim që janë të paaftë për punë (KMCA). Kjo shtesë është nga 2.5-5% të pagesës bazë për çdo fëmijë, por jo më shumë se 30% për të gjithë fëmijët në ngarkim.
Aktualisht numri i të trajtuarve me pagesë papunësie zë 7-8 % të numrit të përgjithshëm të papunëve të regjistruar pranë zyrave të punësimit. Ndërsa 70 % e të trajtuarve më pagesë papunësie nga këto zyra e zë sektori privat.
Për të patur një transparencë në përdorimin e fondeve që përdoren për të ardhurën nga papunësia aplikohet marrëveshja me Alba-Postën sh.a., me qëllim eleminimin e abuzimeve në shpërndarjen e këtyre fondeve.