NXITJE
PUNESIMI
Nxitja e punesimit eshte nder programet aktive i cili nepermjet sigurimit te punesimit te perkohshem apo afatgjate ndikon ne kerkesen per pune duke reflektuar drejtpersedrejti ne uljen e
papunesise. Permes ketij programi Zyrat e Punesimit nderhyjne realisht per te nxitur dhe mbeshtetur krijimin e vendeve te reja te punes duke bashkepunuar me punedhenesit, dhe nepermjet subvencionimit te tyre.
Ky program filloi te zbatohet per here te pare ne vitin 1999, ne kuadrin e politikave qeveritare te fokusuara ne masat aktive per uljen e papunesise.Programi deri tani vleresohet si i suksesshem dhe aktualisht sot aplikohet per kete program mbeshtetur ne disa VKM te ndryshme dhe konkretisht:
Baza Ligjore
Ligji nr 7995, date 20.09.1995 “Per nxitjen e punesimit” i ndryshuar me Ligjin nr.9570, date 03.07.2006.
Ligji nr.9374 date 21.04.2005 “Per ndihmen shteterore”.
VKM nr 632, date 18.09.2003 “Per Programin e Nxitjes se Punesimit te punekerkuesve te papune, femra”
VKM nr.873, date 27.12.2006 “Per programin e Praktikave Profesionale per punekerkuesit e papune, qe kane mbaruar arsimin e larte, brenda apo jashte vendit”
VKM nr.47, date 16.01.2008 “Per Programin e Nxitjes se Punesimit, Nepermjet Formimit ne Pune”.
VKM nr.48, date 16.01.2008 “Per Programin e Nxitjes se punesimit te punekerkuesve te papune ne veshtiresi”
Ne mbeshtetje te ligjit dhe VKM –ve , jane ne zbatim:
Udhezimi nr.647 date 20.03.2006 i MPCS “Mbi zbatimin e VKM nr 632, date 18.09.2003 “Per Programin e Nxitjes se Punesimit te punekerkuesve te papune femra” , i ndryshuar me udhezimin nr.647/1 date 15.05.2006.
Udhezimi nr.203 date 01.02.2007 IMPÇS “Mbi zbatimin e VKM nr.873, date 27.12.2006 “Per zbatimin e Programeve te Praktikave profesionale per punekerkuesit e papune , qe kane mbaruar arsimin e larte, brenda apo jashte vendit, i ndryshuar me udhezimin nr.2324 date 05.12.2008.
“ Udhezimi i perbashket i MPCS dhe Ministrise se Financave nr 1569 date 30.07.2008 dhe nr.5003/3 date 28.07.2008 “Per kriteret dhe procedurat financiare per zbatimin e programeve te nxitjes se punesimit ”.
“Rregullore Nr. 19. date 26.02.2008 per “Zbatimin e Programit te Nxitjes se Punesimit” ne mbeshtetje te Vendimit te keshillit te Ministrave nr. 48, dt.16.01.2008 “Per programin e nxitjes se punesimitte punekerkuesve te papune ne veshtiresi”
“Rregullore Nr. 19. date 26.02.2008 per “Zbatimin e Programit te Nxitjes se Punesimit” ne mbeshtetje te Vendimit te keshillit te Ministrave nr. 47, dt.16.01.2008 “Per programin e nxitjes se punesimit nepermjet formimit ne pune”
“ Rregullore Nr 1011 , date 13.06.2006 “Per zbatimin e Programit te Nxitjes se Punesimit , te punekerkuesve te papune femra ne zbatim te VKM nr.632 ”
“Rregullore nr.945, date 09.05.2007 “per zbatimin e programeve te praktikave profesionale per punekerkuesit e papune, qe kane mbaruar arsimin e larte brenda apo jashte vendit” ne zbatim te VKM 873.
“ Rregullore Nr. 19, date 26.02.2008 “Per zbatimin e Programeve te nxitjes se Punesimit dhe funksionimit te Komisionit te Miratimit te Projekteve te nxitjes se punesimit, prane SHKP-se”
“ Rregullore Nr. 19, date 26.02.2008 “Per zbatimin e Programeve te nxitjes se Punesimit dhe funksionimit te Komisionit te Miratimit te Projekteve te nxitjes se punesimit prane Zyres Rajonale te Punesimit”..
Rregullore nr.2 date 29.09.2004 “Per funksionimin e Keshillit Vendor Trepalesh te Zyrave te Punesimit”
‘’Urdheri nr 191/1, date 28.01.2009 te MPÇS “Per treguesit e monitorueshem per prioritetet e Programit te Nxitjes se Punesimit per vitin 2009”
Subjektet aplikuese, kushtet e perfitimit
Ka te drejte te aplikoje ne programin e nxitjes se punesimit te punekerkuesve te papune cdo punedhenes ,i cili eshte person juridik , te gjitha kategorite e biznesit dhe qe ploteson keto kushte:
Nuk duhet te kete bere pushime nga puna ( pa shkaqe te arsyeshme )per aq kohe sa kryen veprimtarine, por jo me gjate se nje periudhe nje-vjecare
Te kete derdhur rregullisht tatimet dhe sigurimet e detyrueshme shoqerore per per aq kohe sa kryen veprimtarine por jo me gjate se nje periudhe nje-vjecare
Te mos kete patur shkelje te legjislacionit te punes te verifikuara nga inspektoriati i punes per aq kohe sa kryen aktivitetin por jo me gjate se nje periudhe nje-vjecare
Punedhenesi qe aplikon per program punesimi mund te trajnoje ne mjediset e punes jo me shume se 50% te numrit mesatar te te siguruarve, te tri muajve te fundit para aplikimit.ne perputhje me kapacitetet e lira per trajnim.(per vkm nr. 47)
Punedhenesi, qe puneson me kontrate, me kohezgjatje njevjeçare pu.pa ne veshtiresi mund te perfitoje program kur ka deri ne 50% te numrit mesatar te te siguruarve te tre muajve te fundit para aplikimit.(per vkm nr. 48)
Subjektet qe deshirojne te perfitojne nga Programet e Nxitjes se Punesimit, do t’i paraqesin aplikimet e tyre ne formen:
I. Dokumentacion verifikues per punedhenesin aplikues.
- Vendimi i gjykates per rregjistrimin si person juridik.ose Vendimin e Qendres Kombetare te Regjistrimit si person juridik (ku te perfshihet aktiviteti per te cilin kerkon te trajnoje /punesoje punekerkuesit e papune).
(per vkm nr.47, 48, 632)
- Çertifikata e Regjistrimit ne Organin Tatimor(per vkm nr.873, 632)
- Numri i identifikimit te personit te tatueshem (NIPT) (per vkm nr 47, 48)
- Vertetim per kontributet e paguara per sigurimet shendetesore dhe shoqerore per tatimpaguesin, qe leshohen nga organi tatimor perkates, per aq kohe sa ushtron veprimtarine, por jo me gjate se nje periudhe kohore nje vjeçare, nga çasti i aplikimit.(per vkm nr.47, 48,)
- Vertetim per periudhen pararendese, per aq kohe sa kryen aktivitetin, por jo me gjate se nje periudhe nje-vjecare per pagesen e kontributit te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore si dhe numrin e personave te siguruar te leshuar nga organet e sigurimeve shoqerore(per vkm 47, 48, 632)
- Vertetimin nga dega e Tatim-Taksave, per shlyerjen e detyrimeve tatimore ku personi juridik/fizik ushtron veprimtarine, por jo me gjate se nje periudhe kohore nje vjeçare , nga çasti i aplikimit.(per vkm 632)
- Vertetimi nga banka per numrin e llogarise bankare (per vkm nr.47, 48, 632, 873).
- Informacion i hollesishem per pershkrimin e aktivitetit (per vkm nr. 47, 48, 632)
- Plan biznesi per shtimin e fuqise punetore(per vkm nr 48, 632)
- Lista e punetoreve te punesuar dhe siguruar para aplikimit per perfitim per programin e nxitjes se punesimit dhe nivelin e pages se dhene per çdo person(per vkm nr.47, 48)
- Deklarate per garantimin e punesimit 50% te te trajnuarve (per vkm nr. 47)
- Deklarate per venien ne dispozicion ten nje kujdestari.(per vkm nr.873)
- Çertifikata e rregjistrimit ne organin tatimor (ku duhet te jete perfshire aktiviteti per te cilin kerkon te punesoje/trajnoje punekerkuesit e papune(per vkm nr.632, 873)
II.Nje informacion mbi:
- Pershkrimi i aktivitetit qe kryen subjekti
- Listen e te siguruarve .
- Numri I te punesuarve para aplikimit
Niveli i pages se dhene per çdo person.
- Lloji I veprimtarise qe kryen.
- Numri I pu.pa qe kerkon te punesoje/trajnoje.
- Kohezgjatja e punesimit/trajnimit.
- Profesioni, per te cilin do te trajnohet /punesohen punekerkuesit e papune.
Marredheniet me Zyren e Punesimit,
- Dobishmeria social-ekonomike e aplikimit te programit, kapacitetet e lira, qe afron subjekti, kushtet e punes dhe te trajnimit, ne perputhje me siperfaqet makinerite paisjet.
Nje plan biznes ku te jete e justifikuar rritja e menjehershme e fuqise punetore dhe kushtet e punes,pajisjeve dhe ambienteve.
III. Kerkesa per te marre pjese ne program:
Numri i personave qe kerkohen te punesohen/trajnohen.
Kohezgjatja e punesimit/trajnimit.
Profesioni per te cilin do te punesohen/trajnohen.
Pershkrimi i aktivitetit qe do kryejne keta punetore
Niveli i pages sipas profesioneve
Lloji i kontrates qe subjekti kerkon te zbatoje
Zbatimi i programeve behet nepermjet projekteve te perbashketa nga Punedhenesi dhe ZRP, ZVP
Realizimi i projektit behet si me poshte:
Faza e prezantimit dhe publikimit te programit.
Plotesimi i aplikimeve dhe paraqitja e dokumentacionit te nevojshem
Pergatitja e Projektit nga Punedhenesi me ndihmen e Punonjesit te Programit te Nxitjes se Punesimit per te marre pjese ne program.
Shqyrtimi i projekteve ne Keshillin Vendor Trepalesh te Zyres se Punesimit dhe renditja e tyre sipas prioriteteve.(per vkm nr 47, 48 dhe 632)
Miratimi projekteve nga Komisioni i Zyres Rajonale te Punesimit, per programet qe aplikohen nga ndermarrjet, kur numri I te punesuarve/trajnuarve dhe atyre qe kerkon per t’u trajnuar /punesuar nga punedhenesi eshte jo me shume se 50 persona.(per vkm nr. 47, 48)
Miratimi I projekteve nga Komisioni I Miratimit te Projketeve prane SHKP per programet qe aplikohen nga ndermarrjet, kur numri I te punesuarve/trajnuarve dhe ata qe kerkon te punesoje/trajnoje eshte mbi 50 persona.(per vkm 47, 48)
Miratimi nga Komisioni i Zyres Rajonale te Punesimit dhe vleresimi i projekteve qe aplikohen nga ndermarrjet e vogla dhe te mesme ne kuptimin e Ligjit Nr.8957 date 17.10.2002 “Per ndermarrjet e vogla dhe te mesme”.(duhet te bazohet edhe ne udhezimin perkates ( per vkm nr. 632)
Shqyrtimi I projekteve ne Komisionin e Zyres Rajonale te Punesimit, dhe miratimi I projekteve kur aplikohen nga ndermarrjet qe kane mbi 21 te punesuar.(per vkm.nr. 632)
Perzgjedhja e punekerkuesve te papune, qe do te punesohen/trajnohen sipas programit
Llogaritja e kostos se projektit.
Hartimi i kontrates ne zbatim te programit midis punedhenesit dhe Zyres se Punesimit.
Celja e fondit ne SHKP
Dokumentacioni i nevojshem per nje financim te rregullt dhe ne kohe.
Flete-Raporti (Informacioni mujor) per ecurine e projektit qe dergohet ne SHKP.
Ndjekja e ecurise se Projektit dhe mbyllja e tij.
Sektori i Nxitjes se Punesimit