Ministria e Financave dhe Ekonomisë – Procedura për përzgjedhjen dhe përcaktimin e Kritereve të Përgjithshme dhe të Veçanta për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Parandalimit Të Pastrimit Të Parave

 

U R D H Ë R

“MBI

 SHPALLJEN E PROCEDURËS SË PËRZGJEDHJES DHE PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË PËRGJITHSHME DHE TË VEÇANTA PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE”

Në mbështetje të Nenit 102 Pika 4 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, ligjit nr. 9917/2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizimit” i ndryshuar dhe VKM nr. 173/2003 “Për emërimin, lirimin ose shkarkimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve në varësi të Këshillit të Ministrave, Kryeministrit ose Ministrit”,

 

U R D H Ë R O J:

  1. Shpalljen e procedurës së përzgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
  2. Kandidatët, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme dhe të vecanta:

-Të jenë shtetas shqiptar;

-Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe te folur;

-Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;

-Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore të largimit nga shërbimi civil që nuk është shuar sipas këtij ligji;

-Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.

Kandidatët duhet të jenë pajisur me master shkencor në shkenca juridike dhe/ose ekonomike;

-Eksperiencë në fushën juridike dhe/ ose ekonomike;

– Eksperiencë drejtimi, të paktën pesë vite;

– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane;

 

  1. Aplikimi dhe dokumentet

Personat e interesuar duhet të paraqesin kërkesë drejtuar ministrit të Financave; kopje të kartës së identitetit dhe certifikatës së gjendjes familjare; CV; kopje të noterizuar të diplomës universitare; listë notash të noterizuar; vërtetim të gjendjes gjyqësore; raport mjekoligjor; dëshmi të kualifikimeve.
Kandidaturat dhe dokumentacioni duhet të paraqitet brenda 15 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit, në Zyrën e Protokollit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

 

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.