KUVENDI

                                              SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

                     

      Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.4- Tiranë.                                    Tel:+3554232261;

www.parlament.al                                                          e-mail:genci.gjoncaj@parlament.al

 

NJOFTIM PËR VEND PUNE

A- Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

në Administratën e tij ka (1 ) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist i protokollit për dokumentacionin e klasifikuar”, në Sektorin e Protokollit  pranë Shërbimit Administrativ.

Paga është e kategorisë III-b.

  1. b) Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
  • Të trajtojë të gjithë dokumentacionin që hyn dhe del nga institucioni, duke respektuar të gjitha rregullat e protokollit të Kuvendit të Shqipërisë.
  • Të trajtojë sipas VKM nr.4, datë 04.01.2002 dhe rregullores së brendshme për punën me informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror’’të gjitha zarfet e cilësuara tepër sekret, sekret, konfidencial, si dhe ato të NATO-s
  • Të trajtojë dhe të ruajë sekretin për të gjitha materialet që hyjnë ose dalin nga institucioni dhe t’i sigurojë ato sipas rregullave të protokollit.
  • Të shpërndajë dhe të kërkojë kthimin në afat të të gjithave shkresave në përdorim dhe t’i dorëzojë ato në arkiv sipas procesverbalit të përbashkët.
  • T’i kalojë Kryetarit të Kuvendit shkresat, me anë të të cilave kërkohet seancë pyetjesh ose interpelancë.
  • Të kalojë te sekretaret e komisioneve përkatëse të gjitha materialet që vijnë në emër të deputetëve .
  • T’u kalojë sekretareve të komisioneve, sipas rregullave të lëvizjes së brendshme, materialet zyrtare që vijnë për grupet parlamentare dhe komisionet.
  • Të shpërndajë fotokopjet e materialeve që ndodhen në sekretari deri në nivel drejtori, duke u bazuar vetëm në kërkesën me shkrim të këtyre të fundit.
  • Të dërgojë me shkresë përcjellëse nga sekretari i Përgjithshëm dhe, në mungesë të tij, nga personi i autorizuar aktet që dalin nga grupet parlamentare ose komisionet

 

  1. c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
  • të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda të njëjtës kategori për të cilën aplikon;
  • të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • të ketë të paktën një vlerësim pozitiv;

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

  • Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor, në jurisprudence/shkenca politike/ekonomi.
  • Preferohet të ketë kryer edhe studime pasuniversitare në një nga fushat e mësipërme;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Të ketë aftësi të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele;
  • Të ketë njohuri te mira ne teknologjinë e informacionit dhe sistemeve te informacionit;

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, vendimi i konfirmimit si nëpunës civil i kategorisë ekzekutive si dhe formularët 6 mujorë, të vlerësimit vjetor të punës për vitin 2018.

  1. d) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 03.05.2019
  2. dh) Në datën, 05.2019 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

  1. e) Konkurimi- intervista me gojë do të bëhet 05.2019 në mjediset e Kuvendit, në orën 10:00.

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

  1. f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i brendshëm”, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin dhe 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë (dokumentacioni i dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për eksperiencën, 10 pikë për trajnimet apo për kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për vlerësimet pozitive.)
  2. g) Njoftimi për fituesin do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit në datën 05.2019

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të  vazhdojë sipas Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.

B- Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu IV – “Pranimi në shërbimin civil” , nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se në Administratën e tij në Administratën e tij ka ( 1) një vend të lirë pune, në pozicionin “specialist i protokollit për dokumentacionin e klasifikuar”, në Sektorin e Protokollit  pranë Shërbimit Administrativ.

Paga është e kategorisë III-b.

  1. a) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
  2. b) Konkursi do të kalojë në këto faza: dorëzimi i dokumentacioni, brenda 15 ditë kalendarike nga shpallja në Portalin SHKP; verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta – brenda 10 ditëve kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit dhe shpallja e listës së kandidatëve që kualifikohen për në fazën e dytë: testimin me shkrim dhe intervistën e strukturuar me gojë.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. c) Konkurimi do të bëhet për 1 (një) vend të lirë pune.

ç)  Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Të trajtojë të gjithë dokumentacionin që hyn dhe del nga institucioni, duke respektuar të gjitha rregullat e protokollit të Kuvendit të Shqipërisë.
  • Të trajtojë sipas VKM nr.4, datë 04.01.2002 dhe rregullores së brendshme për punën me informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror’’të gjitha zarfet e cilësuara tepër sekret, sekret, konfidencial, si dhe ato të NATO-s
  • Të trajtojë dhe të ruajë sekretin për të gjitha materialet që hyjnë ose dalin nga institucioni dhe t’i sigurojë ato sipas rregullave të protokollit.
  • Të shpërndajë dhe të kërkojë kthimin në afat të të gjithave shkresave në përdorim dhe t’i dorëzojë ato në arkiv sipas procesverbalit të përbashkët.
  • T’i kalojë Kryetarit të Kuvendit shkresat, me anë të të cilave kërkohet seancë pyetjesh ose interpelancë.
  • Të kalojë te sekretaret e komisioneve përkatëse të gjitha materialet që vijnë në emër të deputetëve .
  • T’u kalojë sekretareve të komisioneve, sipas rregullave të lëvizjes së brendshme, materialet zyrtare që vijnë për grupet parlamentare dhe komisionet.
  • Të shpërndajë fotokopjet e materialeve që ndodhen në sekretari deri në nivel drejtori, duke u bazuar vetëm në kërkesën me shkrim të këtyre të fundit.
  • Të dërgojë me shkresë përcjellëse nga sekretari i Përgjithshëm dhe, në mungesë të tij, nga personi i autorizuar aktet që dalin nga grupet parlamentare ose komisionet
  1. dh) Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
  • Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor, në jurisprudence/shkenca politike/ekonomi.
  • Preferohet të ketë kryer edhe studime pasuniversitare në një nga fushat e mësipërme;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Të ketë aftësi të punojë ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele;
  • Të ketë njohuri te mira ne teknologjinë e informacionit dhe sistemeve te informacionit;
  1. e) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit.

ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 08.05.2019

  1. f) Në datën 05.2019 të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. g) Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet njoftimeve në Portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Kuvendit, telefon dhe e-mail.

gj)Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të bëhet në datën 30.05.2019 në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

  1. h) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: vlerësimi i jetëshkrimit – 15 pikë, intervista e strukturuar me gojë – 25 pikë dhe testimi me shkrim – 60 pikë.

-Pas përfundimit të vlerësimit të testit me shkrim, kur kandidati merr mbi 30 pikë e lart, ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit.

  1. i) Lista e fituesve me mbi 70 pikë ( mbi 70% të pikëve) do t’u njoftohet konkurentëve me telefon ose e-mail.
  2. j) Ankesat nga kandidatët fitues, paraqiten në Komitetin e Përhershëm të Pranimit, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
  3. k) Shpallja e listës përfundimtare të fituesve do të bëhet në datën 11.06.2019 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.