KUVENDI

                                            SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

 

 

Nr._____ Prot                                                                                Tiranë,  më  __  __  2019

 

Lënda: Njoftim për publikimin e një vendi të lirë pune, në shërbimin civil.

 

DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM

SHËRBIMIT KOMBËTAR TË PUNËSIMIT

                                                                 Tiranë

                                                                                                        

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”,  i ndryshuar,  Kreu V – “Pranimi në shërbimin civil”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, po ju dërgojmë për publikim në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, njoftimin për 1 (një) vende të lira pune, në shërbimin civil të Kuvendit të Shqipërisë  në pozicionin:

 

“Këshilltar”, në Shërbimin e Monitorimit të Institucioneve që Raportojnë dhe Informojnë Kuvendin.

 

 

                                                                            

                                                                     SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

                                                                                           

 

 

                                                                                            Genci GJONÇAJ

 

 

                                                                             

 

 

 

 

 

 

 

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.4- Tiranë.                                  Tel:+3554232261;

www.parlament.al                                                     e-mail:genci.gjoncaj@parlament.al

 

 

 

 

 

NJOFTIM PËR VEND PUNE

  1. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II,  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

  1. Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “këshilltar”, në Shërbimin e Monitorimit të Institucioneve që Raportojnë dhe Informojnë Kuvendin. Kategoria e pagës II-b.

 

 b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

 

  • Të ofrojë ndihmë teknike dhe ligjore, sipas standardeve, për Kuvendin e Shqipërisë në funksion të mbikëqyrjes dhe kontrollit parlamentar mbi institucionet e pavarura.
  • Të sigurojë informacione për ushtrimin e funksioneve të kontrollit parlamentar mbi organet e pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj, në funksion të zbatimit të normave e parimeve kushtetuese dhe legjislacionit në fuqi.

 

  • Të ofrojë ndihmë teknike dhe ligjore për organet e Kuvendit në bashkëpunim me struktura të tjera të administratës për  ushtrimin e funksionit të mbikëqyrjes dhe kontrollit parlamentar, si dhe  për realizimin e vendimmarrjes në këtë drejtim.
  • Të mbledhë dhe përpunojë informacionin lidhur me institucionet e pavarura, sipas ndarjes së punës në departament, dhe të bashkëpunojë me strukturat e tjera të administratës dhe drejtuesin e shërbimit për vënien në dispozicion të informacionit të nevojshëm organeve të Kuvendit, të cilat ushtrojnë kontrollin parlamentar.
  • Të përgatisë për organet e Kuvendit dokumentacionin e nevojshme, para dhe gjatë procedurës së ushtrimit të funksionit të kontrollit parlamentar.
  • Të përgatisë dhe paraqesë për miratim korrespondencën e nevojshme midis Kuvendit dhe organeve të pavarura kushtetuese ose të krijuara me ligj, ndaj të cilave ushtrohet kontrolli parlamentar.
  • Të mbajë kontakte të vazhdueshme me institucionet, që i nënshtrohen kontrollit parlamentar, të marrë informacionin e nevojshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme produktet e veprimtarisë së tyre, si dhe të përgatisë materiale informuese ose raporte, të cilat ia paraqet për shqyrtim drejtorit të shërbimit.    
  • Të ndjekë të gjitha mbledhjet e komisioneve, kur kanë si objekt veprimtarinë e kontrollit parlamentar mbi zbatimin e ligjit.
  • Të kryejë vlerësime, studime dhe përgjithësime lidhur me efektet e legjislacionit, në përgjithësi dhe në fushat që mbulojnë organet e pavarura që monitorohen nga Kuvendi, të cilat ia paraqet drejtorit të shërbimit, që vendos për ecurinë e mëtejshme.

 

  • Të kryejë vlerësime, studime dhe përgjithësime lidhur me nxjerrjen e akteve nënligjore, sipas përcaktimit të legjislacionit. Të verifikojë veçanërisht nëse aktet nënligjore janë

 

 

  • nxjerrë nga organet e përcaktuara në ligj, brenda kohës së përcaktuar dhe në zbatim të ligjit ( në përputhje me frymën dhe germën e ligjit).
  • Të studiojë materialet raportuese ose informuese që i janë  dërguar Kuvendit dhe të përgatisë, një material përmbledhësi informues për drejtorin e shërbimit, zgjidhjet përkatëse lidhur me problemet  që  evidentohen në fushën e legjislacionit.
  • Të ndihmojë organet përkatëse të Kuvendit për organizimin dhe zhvillimin e seancave të raportimit dhe informimit, duke sugjeruar çështjet ligjore që kanë  paqartësi.
  • Të mbajë kontakte me organet e pavarura kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj dhe të ndihmojë për të përcjellë pranë organeve të Kuvendit shqetësimet e tyre lidhur me përmirësimin e legjislacionit.
  • Të mbajë kontakte me grupet e interesit, të marrë në konsideratë sugjerimet e tyre në lidhje me përmirësimin e legjislacionit dhe të rekomandojë zhvillimin e  seancave dëgjimore  me këto grupe.

 

  • Të studiojë materialet raportuese ose informuese që i janë dërguar Kuvendit dhe të zgjidhë problemet që evidentojnë këto materiale lidhur me buxhetin e organeve të pavarura që monitoron.
  • Të ndihmojë organet e Kuvendit për organizimin dhe zhvillimin e seancave të raportimit/informimit nga institucionet përgjegjëse të shtetit, lidhur me çështje të financimit nga buxheti i shtetit dhe mënyrën e realizimit të tij.
  • Të mbajë kontakte me organet e pavarura kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj dhe të ndihmojë që ato të përcjellin pranë organeve të Kuvendit nevojat dhe shqetësimet që lidhen me buxhetin e tyre.
  • Të mbajë kontakte me grupet e interesit, duke marrë në konsideratë sugjerimet e tyre lidhur me politikat buxhetore dhe t’i paraqesë drejtorit të shërbimit materiale studimore për këtë qëllim ose të sugjerojë seanca dëgjimore me këto grupe.

 

  • Të ndjekë plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, fillimin dhe mbarimin e mandateve, konfliktin e interesit me detyrën apo me vendin e punës, si dhe procesin e zgjedhjes/emërimit të funksionarëve të shtetit, që janë në prerogativë të Kuvendit, deri në përfundim të mandatit të tyre dhe t’u ofrojë ndihmesën teknike e ligjore lidhur me këtë procedurë.
  • Të marrë prej kandidatëve dokumentacionin personal dhe të verifikojë nëse ai plotëson kërkesat kushtetuese dhe ligjore lidhur me cilësitë dhe papajtueshmëritë me funksionin ku konkurron. Me  porosi të  organeve përkatëse të Kuvendit të verifikojë vërtetësinë e tyre.             
  • Të mbajë evidenca lidhur me kriteret për emërimin/zgjedhjen e funksionarëve në prerogativë të Kuvendit, lidhur me papajtueshmëritë me detyrën, motivet e parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji për largimin e tyre nga detyra, si dhe për kohëzgjatjen e mandateve te tyre.
  • Të vërë në dispozicion të organeve të Kuvendit materialet e përpunuara lidhur me kërkesat kushtetuese/ligjore për funksionarët e lartë të shtetit dhe në bashkëpunim me departamentet e tjera të njoftojë me nismën e tij organet e Kuvendit, të paktën një muaj përpara, mbarimin e mandatit të secilit funksionar apo menjëherë sapo të mbetet bosh një funksion.
  • Të ndihmojë organet përkatëse të Kuvendit për organizimin dhe zhvillimin e seancave të raportimit, informimit, dëgjimit nga organet e pavarura përgjegjëse, ose nga funksionarë ndaj të cilëve kanë filluar procedurat e shkarkimit.
  • Të mbajë kontakte me organet e pavarura kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj dhe të ndihmojë që ato të përcjellin pranë organeve të Kuvendit çështje që lidhen me nevojat për emërimin/shkarkimin e funksionarëve të tyre, strukturat organizative, organikat dhe
  • Të mbajë kontakte me grupet e interesit, të studiojë sugjerimet e tyre lidhur me emërim/shkarkimet e funksionarëve të shtetit në prerogativë të Kuvendit, kur Kushtetuta dhe ligji e lejojnë një gjë të tillë.
  • Të mbajë kontaktet e nevojshme me administratën e institucioneve të tjera qendrore të shtetit, në rastet kur prerogativën e emërim / shkarkimit të funksionarëve  e kanë  disa organe.
  • Të kryejë çdo detyrë tjetër që ngarkohet nga organet e Kuvendit në kuadër të ushtrimit të kontrollit parlamentar.

 

  1. c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
  2. të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e mesme drejtuese;
  3. të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
  4. të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

  • Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor, në jurisprudencë/inxhinieri elektronike ose ekonomi-finance, me shkëputje nga puna;
  • Të ketë ekspertizë dhe eksperiencë profesionale jo më pak se 3 vjet në fushën e legjislacionit ose atë ekonomike;
  • Të ketë aftësi shumë të mira mendimi teorik dhe strategjik;
  • Të ketë aftësi  të mira komunikimi;
  • Të zotërojë dëshmi të paktën në një gjuhë të BE.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues dhe formularët e vlerësimit 6 mujor të punës për vitin 2018.

  1. d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 03.2019 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga moment i shpalljes në portal.
  2. dh) Në datën 12.03.2019, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose e– mail.

-Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. e) konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 03.2019, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

ë) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.

  1. f) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.
  2. g) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 27.03.2019.

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. gj) Lista e fituesve me 70 pikë e lartë ( 70% të pikëve e lartë) do të shpallet në datën 4.2019 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut..

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

 

Në se nga procedura e mësipërme nuk shpallet anjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:

 

B- Ngritja në Detyrë.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të kira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III,  “Ngritja në detyrë”, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

  1. Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “këshilltar”, në Shërbimin e Monitorimit të Institucioneve që Raportojnë dhe Informojnë Kuvendin. Kategoria e pagës II-b.

 

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

 

  • Të ofrojë ndihmë teknike dhe ligjore, sipas standardeve, për Kuvendin e Shqipërisë në funksion të mbikëqyrjes dhe kontrollit parlamentar mbi institucionet e pavarura.
  • Të sigurojë informacione për ushtrimin e funksioneve të kontrollit parlamentar mbi organet e pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj, në funksion të zbatimit të normave e parimeve kushtetuese dhe legjislacionit në fuqi.
  • Të ofrojë ndihmë teknike dhe ligjore për organet e Kuvendit në bashkëpunim me struktura të tjera të administratës për  ushtrimin e funksionit të mbikëqyrjes dhe kontrollit parlamentar, si dhe  për realizimin e vendimmarrjes në këtë drejtim.
  • Të mbledhë dhe përpunojë informacionin lidhur me institucionet e pavarura, sipas ndarjes së punës në departament, dhe të bashkëpunojë me strukturat e tjera të administratës dhe drejtuesin e shërbimit për vënien në dispozicion të informacionit të nevojshëm organeve të Kuvendit, të cilat ushtrojnë kontrollin parlamentar.
  • Të përgatisë për organet e Kuvendit dokumentacionin e nevojshme, para dhe gjatë procedurës së ushtrimit të funksionit të kontrollit parlamentar.
  • Të përgatisë dhe paraqesë për miratim korrespondencën e nevojshme midis Kuvendit dhe organeve të pavarura kushtetuese ose të krijuara me ligj, ndaj të cilave ushtrohet kontrolli parlamentar.
  • Të mbajë kontakte të vazhdueshme me institucionet, që i nënshtrohen kontrollit parlamentar, të marrë informacionin e nevojshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme produktet e veprimtarisë së tyre, si dhe të përgatisë materiale informuese ose raporte, të cilat ia paraqet për shqyrtim drejtorit të shërbimit.    
  • Të ndjekë të gjitha mbledhjet e komisioneve, kur kanë si objekt veprimtarinë e kontrollit parlamentar mbi zbatimin e ligjit.
  • Të kryejë vlerësime, studime dhe përgjithësime lidhur me efektet e legjislacionit, në përgjithësi dhe në fushat që mbulojnë organet e pavarura që monitorohen nga Kuvendi, të cilat ia paraqet drejtorit të shërbimit, që vendos për ecurinë e mëtejshme.
  • Të kryejë vlerësime, studime dhe përgjithësime lidhur me nxjerrjen e akteve nënligjore, sipas përcaktimit të legjislacionit.
  • Të verifikojë veçanërisht nëse aktet nënligjore janë nxjerrë nga organet e përcaktuara në ligj, brenda kohës së përcaktuar dhe në zbatim të ligjit ( në përputhje me frymën dhe germën e ligjit).
  • Të studiojë materialet raportuese ose informuese që i janë  dërguar Kuvendit dhe të përgatisë, një material përmbledhësi informues për drejtorin e shërbimit, zgjidhjet përkatëse lidhur me problemet  që  evidentohen në fushën e legjislacionit.
  • Të ndihmojë organet përkatëse të Kuvendit për organizimin dhe zhvillimin e seancave të raportimit dhe informimit, duke sugjeruar çështjet ligjore që kanë  paqartësi.
  • Të mbajë kontakte me organet e pavarura kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj dhe të ndihmojë për të përcjellë pranë organeve të Kuvendit shqetësimet e tyre lidhur me përmirësimin e legjislacionit.
  • Të mbajë kontakte me grupet e interesit, të marrë në konsideratë sugjerimet e tyre në lidhje me përmirësimin e legjislacionit dhe të rekomandojë zhvillimin e  seancave dëgjimore  me këto grupe.
  • Të studiojë materialet raportuese ose informuese që i janë dërguar Kuvendit dhe të zgjidhë problemet që evidentojnë këto materiale lidhur me buxhetin e organeve të pavarura që monitoron.
  • Të ndihmojë organet e Kuvendit për organizimin dhe zhvillimin e seancave të raportimit/informimit nga institucionet përgjegjëse të shtetit, lidhur me çështje të financimit nga buxheti i shtetit dhe mënyrën e realizimit të tij.
  • Të mbajë kontakte me organet e pavarura kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj dhe të ndihmojë që ato të përcjellin pranë organeve të Kuvendit nevojat dhe shqetësimet që lidhen me buxhetin e tyre.
  • Të mbajë kontakte me grupet e interesit, duke marrë në konsideratë sugjerimet e tyre lidhur me politikat buxhetore dhe t’i paraqesë drejtorit të shërbimit materiale studimore për këtë qëllim ose të sugjerojë seanca dëgjimore me këto grupe.

 

  • Të ndjekë plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, fillimin dhe mbarimin e mandateve, konfliktin e interesit me detyrën apo me vendin e punës, si dhe procesin e zgjedhjes/emërimit të funksionarëve të shtetit, që janë në prerogativë të Kuvendit, deri në përfundim të mandatit të tyre dhe t’u ofrojë ndihmesën teknike e ligjore lidhur me këtë procedurë.
  • Të marrë prej kandidatëve dokumentacionin personal dhe të verifikojë nëse ai plotëson kërkesat kushtetuese dhe ligjore lidhur me cilësitë dhe papajtueshmëritë me funksionin ku konkurron. Me  porosi të  organeve përkatëse të Kuvendit të verifikojë vërtetësinë e tyre.             
  • Të mbajë evidenca lidhur me kriteret për emërimin/zgjedhjen e funksionarëve në prerogativë të Kuvendit, lidhur me papajtueshmëritë me detyrën, motivet e parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji për largimin e tyre nga detyra, si dhe për kohëzgjatjen e mandateve te tyre.
  • Të vërë në dispozicion të organeve të Kuvendit materialet e përpunuara lidhur me kërkesat kushtetuese/ligjore për funksionarët e lartë të shtetit dhe në bashkëpunim me departamentet e tjera të njoftojë me nismën e tij organet e Kuvendit, të paktën një muaj përpara, mbarimin e mandatit të secilit funksionar apo menjëherë sapo të mbetet bosh një funksion.
  • Të ndihmojë organet përkatëse të Kuvendit për organizimin dhe zhvillimin e seancave të raportimit, informimit, dëgjimit nga organet e pavarura përgjegjëse, ose nga funksionarë ndaj të cilëve kanë filluar procedurat e shkarkimit.
  • Të mbajë kontakte me organet e pavarura kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj dhe të ndihmojë që ato të përcjellin pranë organeve të Kuvendit çështje që lidhen me nevojat për emërimin/shkarkimin e funksionarëve të tyre, strukturat organizative, organikat dhe
  • Të mbajë kontakte me grupet e interesit, të studiojë sugjerimet e tyre lidhur me emërim/shkarkimet e funksionarëve të shtetit në prerogativë të Kuvendit, kur Kushtetuta dhe ligji e lejojnë një gjë të tillë.
  • Të mbajë kontaktet e nevojshme me administratën e institucioneve të tjera qendrore të shtetit, në rastet kur prerogativën e emërim / shkarkimit të funksionarëve  e kanë  disa organe.
  • Të kryejë çdo detyrë tjetër që ngarkohet nga organet e Kuvendit në kuadër të ushtrimit të kontrollit parlamentar.

 

  1. c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
  2. të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në nivelin “nëpunës civil i kategorisë së ulët drejtuese”;
  3. të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  4. të ketë, të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

 

Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë  masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

  • Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor, në jurisprudencë/inxhinieri elektronike ose ekonomi-finance, me shkëputje nga puna;
  • Të ketë ekspertizë dhe eksperiencë profesionale jo më pak se 3 vjet në fushën e legjislacionit ose atë ekonomike;
  • Të ketë aftësi shumë të mira mendimi teorik dhe strategjik;
  • Të ketë aftësi  të mira komunikimi;
  • Të zotërojë dëshmi të paktën në një gjuhë të BE.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:  letër motivimi  për aplikim në vendin vakant,; një kopje të jetëshkrimit( C.V ); vendimin e konfirmimit si nëpunës civil; fotokopje e diplomës- në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin; fotokopje e listës së notave- në se ka një diplomë dhe listë notash,  të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar; një fotokopje e librezës së punës e plotësuar; vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme; fotokopje e letërnjoftimit dhe aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ulët drejtues, formularët e vlerësimit vjetor të punës 6-mujor të vitit 2018.

  1. d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 03.2019.
  2. dh) Në datën 04.2019, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet

minimale të ngritjes në detyrë  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.

-Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 04.2019, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.
  2. f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacioin e dorëzuar( ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit poztive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
  3. g) Lista e fituesve me 70 pikë e lartë ( 70% të pikëve dhe lartë) do të njoftohet në datën 04.2019. Kandidatët do të njoftohen me telefon ose – maile.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. gj) Shpallja e fituesit do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 04.2019.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.