R E P U B L I K A  E  S H Q I P Ë R I S Ë

KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI

 

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

 

 

Lloji i diplomës “Shkenca Juridike/Ekonomike/Sociale”, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”

Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për  pozicionin:

  1. Specialist në Drejtorinë e Çeshtjeve Proçedurale, Ligjore dhe Marrëdhënieve me Jashtë – Kategoria: III-b

Pozicioni i më sipërmë, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton  ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

 

 

 

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL ) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

LËVIZJE PARALELE                                             10/06/2018

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL                         15/06/2018


   Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

 

  1. Garanton mirëfunksionimin e sistemit të administrimit dhe koordinimit të projekteve dhe bashkërendimin e punës gjatë gjithë kohëzgjatjes së zbatimit të projekteve. Kordinon, lehtëson komunikimin dhe mban kontakte të ngushta me të gjithë përfituesit finalë dhe strukturat e ngritura për menaxhimin e projekteve.
  2. Është përgjegjës për mbarëvajtjen dhe implementimin e Projekteve.
  3. Koordinon, menaxhon dhe monitoron zbatimin e aktiviteteve nga të gjithë partnerët pjesë e projekteve:
  4. Mbikqyr dhe asiston punën e stafit teknik dhe ekspertëve të jashtëm të kontraktuar në funksion të projekteve .
  5. Jep mbështetje teknike dhe administrative në kuadrin e zbatimit dhe monitorimit të aktiviteteve në kuadër të projekteve.
  6. Në bashkërendim dhe me miratim të Titullarit të institucionit, merr pjesë në aktivitetet ndërkombëtare në kuadër të Projekteve.
  7. Jep Asistencë Teknike të gjithë përfituesve finale pjesë e partnership të projekteve;
  8. Siguron realizimin e aktiviteteve mbështetëse të Strukturës së Projekteve, përfshi përgatitjen e mbledhjeve, informimin, aktivitetet publicitare, raportimin, etj;
  9. Përgatitë raportet narrative të projekteve, dhe raporte tjera specifike, për raportim tek donatorët, sipas kërkesës ;
  10. Pregatit dokumentacionin e nevojshëm për t’u shqyrtuar, diskutuar dhe miratuar nga Partneri kryesor, si dhe nga strukturat e tjera të ngritura në funksion të projekteve;
  11. Çdo detyrë tjetër që mund të ngarkohet në funksion të mbarëvajtes së mirë të projekteve .
  12. Mban lidhje të vazhdueshme informuese për eprorin lidhur me ecurinë e marrëdhënieve me jashtë të zyrës së Komisionerit.
  13. Jep mendime për projektmarrëveshje me organet homologe ndërkombëtare.
  14. Përgatit materialin për eprorin lidhur me përfaqësimin e zyrës së Komisionerit në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.
  15. Luan rol kryesor në koordinimin e veprimtarive në kuadrin e bashkëpunimit me vendet e huaja për të gjitha strukturat.

 

 

 

1 LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive);
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” /Shkenca Juridike/Shkenca  Ekonomike/Shkenca Sociale/ Shkenca Politike.  Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b- Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion si dhe njohuri të mira në  fushën e menaxhimit ose koordinimit të projekteve;
c- Të zotërojë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.  Përbën avantazh njohja e një gjuhe të dytë të BE-së (frengjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht);

d- Të ketë aftësi për të punuar në grup;

e- Të njohë dhe përdorë shumë mirë programet bazë të kompjuterit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Kandidati duhet të dorëzoje me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, pranë
Sekretares së Protokoll/Arshivës (Rruga Sami Frashëri.Nr 10,Kati II, Tiranë      ( Tek Godina e Fondit Shqiptar të Zhvillimit) Tel:+355 4 2431078 Fax: +355 4 2431077 .e- mail:
www.info@kmd.al dokumentat e sipërpërmendur):

 

 

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën   12/06/2018 , njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të  Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi  ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, do të shpallë në  portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” , në stendën e informimit të publikut  dhe në faqen zyrtare të KMD-së, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

 

 

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  • Ligjin nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”;
  • Ligjin 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar .
  • Ligjin nr.9131, date 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
    Ligji nr.214/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
  • Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit “.
  • Ligjin nr. 8517, date 22.07.1999 “ Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
  • Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themolore dhe të protokolleve shtësë të saj.

 

 

 

 

 

 

 

 

1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i vënë  për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015 

 

 

 

 

 

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi( www. kmd.al), në stendën e informimit në KMD-së  dhe  në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”

2 PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

 
Vetëm në rast se  pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton  ende  pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm  për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”  , duke filluar nga data   24/06 /2018

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” /Shkenca Juridike/Shkenca  Ekonomike/Shkenca Sociale/ Shkenca Politike.  Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b- Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion si dh njohuri të mira në  fushën e menaxhimit ose koordinimit të projekteve;
c- Të zotërojë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.  Përbën avantazh njohja e një gjuhe të dytë të BE-së (frengjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht);

d- Të ketë aftësi për të punuar në grup

e- Të njohë dhe përdorë shumë mirë programet bazë të kompjuterit.

 

 

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 
Kandidati duhet te dorezoje me poste ose dorazi ne nje zarf te mbyllur, prane
Sekretares se Protokoll/Arshives (Rruga Sami Frasheri.Nr 10,Kati II, Tirane ( Tek Godina e Fondit Shqiptar te Zhvillimit) Tel:+355 4 2431078 Fax: +355 4 2431077 .e- mail:
www.info@kmd.al dokumentat e sipërpërmendur):
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave  për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës:   04/06/2018

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën   24/06/2018 , Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga nga njësia e burimeve njerëzore të KMD-së, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

 

 

 

 

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË

 ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

 

 

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  • Ligjin nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”;
  • Ligjin 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar .
  • Ligjin nr.9131, date 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
    Ligji nr.214/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
  • Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit “.
  • Ligjin nr. 8517, date 22.07.1999 “ Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
  • Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themolore dhe të protokolleve shtesë të saj.

 

 

 

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a – Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b – Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

 

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA

E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi,në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”   për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive

– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”   duke filluar nga data    24/06/2018.

 

 

Njësia Përgjegjëse

Mirela Rrumbullaku