SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,

LËVIZJE PARALELE  DHE PËR NGRITJEN NË DETYRË PËR NIVELIN E ULËT DREJTUES

 

NIVELI I KËRKUAR I DIPLOMËS    MASTER SHKENCOR

 

 

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Këshilli i Qarkut Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:

 

1(një ) Përgjegjës tek Sektori i Zhvillimit Rajonal Financës dhe Investimeve
Plotësimi i pozicionit më sipër bëhet nëpërmjet procedurëssë lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë. Të dyja këto procedura është vendosur të jenë të hapura për kandidatë brenda sistemit të shërbimit cvivil që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendin e lire .

 

Për të dy procedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë ) aplikohet në të njëjtën kohë!

 

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE DO TË JETË
09.02.2019

 

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR NGRITJE NË DETYRË DO TË JETË   14.02.2019

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Përshkrim përgjithësues i punës dhe Kriteret e veçanta që duhet të  plotësojnë kandidatët:

  • Koordinon punën me njësitë administrative dhe aktorë të tjerë rajonalë për hartimin dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit ekonomik (zhvillimit rural, turizmit, bujqësisë dhe pyjeve, mjedisit, investimeve, etj.)
  • Organizon dhe drejton punën brenda sektorit raporton dhe përgjigjet direkt tek Kryetari i Këshillit të Qarkut
  • Përgjigjet për përcaktimin e objektivave dhe planifikimin e veprimtarisë në Sektor
  • Organizon, mbikëqyr, koordinon dhe monitoron punen e specialistëve të Sektorit
  • Bashkëpunon me Bashkitë e Qarkut Berat, institucionet qendrore, ministritë përkatëse si dhe me qendra kërkimore e studimore, për realizimin e politikave të zhvillimit rajonal, në përputhje dhe në zbatim të Strategjisë Kombëtare e Rajonale të Zhvillimit

Zbaton aktet ligjore dhe nën ligjore në fushat me interes për zhvillimin rajonal, vecanërisht sa i takon politikave për zhvillimin e turizmit, si dhe mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit

 

  • Harton dhe zbaton procedurat e prokurimit publik sipas ligjit, vkm dhe udhëzimeve përkatëse
  • Verifikon e harton projektet e preventivat për Emergjencat Civile në nivel Qarku
  • Bashkëpunon me të gjitha Bashkitë e Qarkut Berat për problemet e planifikimit të territorit
  • Koordinon punën e sektorit, ndjek dhe zbaton vendimet e marra nga Këshilli i Qarkut.

 

1 – LËVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë  për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 – Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta.

Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon.
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv, mirë apo shumë mirë nga punëdhënësi i fundit

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit Master Shkencor , dega Inxhinieri Ndërtimi ose profile shumë të ngjashme.
  • Të ketë eksperiencë dhe përvoje pune, të paktën 3 vjecare
  • Të ketë njohuri të mira në programet bazë të kompjuterit
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, menaxhuese, aftësi dalluese në punën në grup
  • Të ketë njohuri të mira në një nga gjuhët e BE-së
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, bazuar në Ligjin Nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil”

 

 

1.2 – Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Sekretarisë së Këshillit të Qarkut Berat, brenda datës 09.02.2019     dokumentat si më poshtë:

 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim (letër motivimi)
  2. Curriculum Vitae (Jetshkrim  standart)
  3. Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
  4. Certifikatë të përberjës familjare dhe fotokopje e kartës së Identitetit.
  5. Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e noteruar) nëse ka.
  6. Aktin e statusit të nëpunësit Civil
  7. Vlerësim pune nga punëdhenësi i fundit.
  8. Vërtetim që nuk kanë masë administrative  në  fuqi
  9. Dëshmi e gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penale), vërtetim nga Gjykata, vërtetim nga
  10. Raport mjeko –ligjor nga   komisioni mjekësor kompetent i aftë  për punë
  11. Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha  rubrikave  të  plotësuara.

 

1.3 – Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Duke filluar nga  data 10.02.2019  Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, do të shpallë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga kjo zyrë, nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

1.4 – Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
  • Kushtetuta Republikës së Shqipërisë
  • Ligji 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”
  • Njohuritë mbi ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
  • Ligji Nr.9367 datë 07.04.2005, “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”
  • Ligji Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Rregullat e Etikës në Administratën Publike
  • Ligjit Nr. 107/214, datë 31.07.2000 ”Për Planifikimin dhe Zhvillimit të Territorit ” i ndryshuar
  • VKM Nr.408 , datë 13.05.2015 ” Për miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit ” i ndryshuar
  • Nr.329 datë 16.05.2012 si dhe Udhëzimit nr 263 datë 24.05.2013″Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore”
  • VKM Nr.608, date 05.09.2012 “ Per Percaktimin e Procedures se Kalimit te Pronesise te Pasurive te Paluajteshme  te Ndertuara deri ne 10.08.1991 , e te truallit funksional te tyre
  • Ligjin Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar
  • K.M – së Nr.914, datë 29.12.2014 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik” i ndryshuar

 

 

1.5 – Mënyra e vlerësimit të kandidatëve për lëvizjen paralele

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:      
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.6 – Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Këshilli i Qarkut Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit , Faqen  Zyrtare të  Këshillit të Qarkut,  dhe në stendën e informimit të publikut.  Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

 

 

 

2 – NGRITJA NË DETYRË


Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë,

2.1 – Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë dhe kriteret e veçanta

 

  • Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
    a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda kategorisë së kërkuar;
    b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
    c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
    – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Inxhinieri Ndërtimi ose profile shumë të ngjashme.
  • Të këtë të paktën 2 vite eksperiencë pune
  • Preferohen njohuritë e njërës nga gjuhët e Bashkimit Europian.
  • Të ketë njohuri të mira në programet bazë të kompjuterite
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, menaxhuese, aftësi dalluese në punën në grup

 

 

2.2 – Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Sekretarisë së Këshillit të Qarkut Berat, brenda datës 14.02.2019  dokumentat si më poshtë:

 

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim (letër motivimi)
  2. Curriculum Vitae (Jetshkrim  standart)
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
  4. Certifikate të përbërjës familjare dhe fotokopje kartës së Identitetit.
  5. Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e noteruar) nëse ka.
  6. Vlerësim pune nga punëdhenësi i fundit.
  7. Vërtetim që nuk kanë masë administrative  në  fuqi
  8. Dëshmi e gjendjes gjyqësore, vërtetim nga Gjykata, vërtetim nga
  9. Raport mjeko –ligjor nga   komisioni mjekësor kompetent i aftë  për punë
  10. Fotokopjo të Librezës së punës të të gjitha  rubrikave  të  plotësuara

 

2.3 – Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Duke filluar  nga  data   15.02.2019   Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Këshillin e Qarkut do të shpallë në Faqen  Zyrtare të internetit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e ngritjes në detyrë si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet  testimi  me  shkrim  dhe   intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

 

 

2.4 – Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet testimi dhe intervista.

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
  • Kushtetuta Republikës së Shqipërisë
  • Ligji 152/2013 “Për nënpunësin Civil”
  • Ligji Nr.8652 datë 31.07.2000, “Për Organizimin e Funksionomin e Qeverisjes Vendore”
  • Ligji Nr.9367 datë 07.04.2005, “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”
  • Ligji Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Rregullat e Etikës në Administratën Publike
  • Ligjit Nr. 107/214, datë 31.07.2000 ”Për Planifikimin dhe Zhvillimit të Territorit ” i ndryshuar
  • VKM Nr.408 , datë 13.05.2015 ” Për miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit ” i ndryshuar
  • Nr.329 datë 16.05.2012 si dhe Udhëzimit nr 263 datë 24.05.2013″Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore”
  • VKM Nr.608, date 05.09.2012 “ Per Percaktimin e Procedures se Kalimit te Pronesise te Pasurive te Paluajteshme  te Ndertuara deri ne 10.08.1991 , e te truallit funksional te tyre
  • Ligjin Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar
  • K.M – së Nr.914, datë 29.12.2014 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik” i ndryshuar

 

 

 

2.5 – Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me: 
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

 


2.6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Këshillin i Qarkut do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit, faqen zyrtare të Këshillit të Qarkut,  dhe në stendën e informimit të publikut.  Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

 

 

 

                                         

                                           KËSHILLI I QARKUT BERAT