INSTITUTI I STATISTIKAVE 17 DREJTORIA E FINANCES DHE SHERBIMEVE
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (Specialist) Specialist në Shkenca Ekonomike/Juridike “Bachelor”
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II,III,IV dhe VII të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve në Institutin e Statistikave, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në Shërbimin Civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionet:
 1 (një) Specialist në Zyrën Rajonale Tiranë në Drejtorinë e Statistikave Rajonale, kategoria e pagës IVb;
Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Nëse në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë!
Afati për dorëzimin e dokumentave për LËVIZJE PARALELE: 18 Qershor 2018
Afati për dorëzimin e dokumentave për PRANIM NË SHERBIMIN CIVIL: 25 Qershor 2018
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është: Zbatimi aktivieteve statistikore (mbledhje e të dhënave, planifikimi, organizimi, dhe trajnimi i personelit mbeshtetes me kontrate, kontribuon ne publikimin te statistikave rajonale) në kuadër të Programit të Statistikave Zyrtare dhe planit vjetor te aktiviteteve. Ndjek, monitoron, kontrollon dhe mbeshtet të gjitha aktivitetetet që realizohen në funksion të detyrave të Zyres Rajonale Statistikore. Administron, dokumenton dhe raporton për punën e kryer. 1. LËVIZJA PARALELE 2. Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori,në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon: a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në kategorinë ekzekutive; b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi; c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”; Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: a) Të ketë arsim të lartë në degët e Shkencave Ekonomike/Juridike, niveli “Bachelor”.
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 1. Kërkese për pozicionin e punës 2. Jetëshkrim i aplikantit; 3. Fotokopje të diplomës 4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 7. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore. 8. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt; 9. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë displinore në fuqi. 10. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Institutin e Statistikave brenda datës 18 Qershor 2018.
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK Në datën 20 Qershor 2018, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Institutin e Statistikave do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit të Institutit te Statistikave dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Institutin e Statistikave, (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit.
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me: 1. Njohuritë mbi Ligjin Nr.17/2018 “Për statistikat zyrtare”, 2. Njohuritë mbi Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” 3. Programin e Statistikave Zyrtare 2017- 2021
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar: Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe për vlerësimet e rezultateve individuale në punë.Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me: a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; b- Eksperiencën e tyre të mëparshme; c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Institutin e Statistikave do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Institutit te Statistikave dhe stendat e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së email).
2. PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” në faqen e internetit të Institutit të Statistikave dhe stendat e informimit të publikut duke filluar nga data 05 Korrik 2018.
2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NE SHERBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë: a- Të jetë shtetas shqiptar; b- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; c- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; d- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; e- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; f- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar. Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon: a- Të ketë arsim të lartë në degët e Shkencave Ekonomike/Juridike, niveli “Bachelor”.
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: a- Kerkesa per pozicionin e kërkuar b- Jetëshkrim i aplikantit; c- Fotokopje të diplomës ; d- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID); f- Vërtetim të gjendjes shëndetësore; g- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore. h- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet i- pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj; Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në Institutin e Statistikave brënda datës 25 Qershor 2018.
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK Në datën 05 Korrik 2018, Drejtoria e Finances dhe Sherbimeve në Institutin e Statistikave do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen e internetit të Institutit te Statistikave dhe stendat e informimit të publikut, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit.
2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA Kandidatët do të testohen me shkrim për njohuritë mbi dokumentet e listuara në pikën 1.4
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me: a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; b- Eksperiencën e tyre të mëparshme; c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me: a- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë; b- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë; c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Institutin e Statistikave do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së email). Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Institutin e Statistikave do të shpallë fituesin në faqen zyrtare të internetit të INSTAT, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut.
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në Shërbim Civil në kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e internetit të Institutit te Statistikave , për fazat e mëtejshme të kësaj procedure duke filluar nga data 05 Korrik 2018.