MBI REZULTATET PARAPRAKE TË PROÇEDURËS SË PRANIMIT NË POZICION TË NIVELIT TË LARTË DREJTUES

Në zbatim të nenit 32 të ligjit 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut IV, dhe VIII të Vendimit Nr. 118, datë 5.3.2014 të Këshillit të Ministrave “Për proçedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TNDsë”, në përfundim të fazës së vlerësimit, njësia përgjegjëse pranë institucionit të Institutit të Statistikave, njofton për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Prodhimit Statistikor:

 

Kandidati fitues është:

1. Znj. Elsa Dhuli – 86.1 pikë

 

Në përfundim të afateve të ankimimit sipas pikës 19 të Kreut IV të Vendimit nr. 118, datë 5.3.2014 “Për proçedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TNDsë” të Këshillit të Ministrave do të shpallet në faqen zyrtare edhe lista përfundimtare e kandidatëve fitues