Kush Jemi Ne ?
Histori / Misioni
Organizimi
Legjislacioni
Sherbimet
Sherbime Punesimi
Pagese Papunesie
Nxitje Punesimi
Migracioni
Formimi Profesional
Buxheti
Na Kontaktoni
Adresat Tona
 
HISTORIKU DHE MISIONI

Shërbimi Kombëtar i Punësimit është nje sherbim publik, autonom, me statusin e nje administrate shtetërore qëndrore. Ai është krijuar dhe rregullon veprimtarinë e tij, bazuar në dispozitat e ligjit Nr. 7995 datë 20.09.1995 "Për nxitjen e punësimit", ndryshuar.

Strukturat kryesore dhe kompetencat e tij rregullohen me Statutin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit te aprovuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.42 datë 17.01.1998 "Për miratimin e statutit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit", ndryshuar me VKM nr.263 dt.25.05.2000,ndryshuar me VKM nr. 17 date 10.01.2003.


MISIONI

Qëllimi i ligjit ne lidhje me punesimin ,formimin e kualifikimin profesional,sherbimin kombetar te punesimit dhe fondin e punesimit eshte ndjekja e politikave active te pergjithshme per te mbeshtetur punesimin e plote, produktiv dhe te zgjedhur lirisht.

Shteti krijon dhe zhvillon zyrat e punesimit qe veprojne nen kontrrollin e nje autoriteti qendror , per te permbushur te drejten e gjithe shtetasve rezidente ne Shqiperi , per punesim fitimprures ,per te marre keshillim dhe kualifikim professional per cdo punesim te tille dhe per te marre mbeshtetje me te ardhura.


PERCAKTIME


Termi “ Zyra perkatese e punesimit” eshte :
a) zyra shteterore e punesimit , e cila kryen veprimtari ne zonen e vendbanimit te perhershem te personit,qe pretendon te perfitoje nje vend pune, sherbime punesimi , formim profesional apo mbeshtetje me te ardhura.
b) Zyra shteterore e punesimit , e cila kryen veprimtari ne zonen ku punedhenesi ushtron veprimtarine e tij.


DETYRAT E SHKP PËRFSHIJNË:

Shërbime të ndërmjetësimit në punë për të papunët që kërkojnë punë, të punësuarit që kërkojnë të ndryshojnë punë, personat me paaftësi të ndryshme dhe punëdhënësit;

shërbime të këshillimit profesional dhe të aftësimit për punësim a vetëpunësim për punëkërkuesit;

shërbim e pagesës së punësisë për individët që e përfitojnë atë;

financim te punëdhënësve që krijojnë vende të reja pune ose që punësojnë të rinj të sapodiplomuar;

bashkëpunimin me pushtetin lokal për organizimin e punëve publike duke përfshire në to të papunë që kërkojnë punë;

nxitjen e punëdhënësve që punësojnë persona me paaftësi;

formimin dhe rifomimin profesional për punëkërkuesit dhe për të rinjtë në intervalin ndërmjet shkollës së mesme dhe të lartë;

kreditimin e punëdhënësve që ofrojnë trajnim dhe ritrajnim për të punësuarit e tyre;

mbështetjen financiare të të papunëve që pranojnë të ndjekin kurset e trajnimit që u ofrohen;

zbatimin dhe administrimin e programeve dhe projekteve që ngarkohen me akte të posaçme ligjore dhe nënligjore;

zbatimin e marrëveshjeve a pjesëve të marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat ngarkohet;

shërbimet kundrejt pagesës dhe dhënies me qera të mjeteve që zotëron, individëve ose organizmave që kryejnë veprimtari të ngjashme apo bashkëpunojnë me SHKP;

investimin e fondit rezervë për përfitimin e të ardhurave për fondin kombëtar të punësimit;

grumbullimin, rregjistrimin, raportimin dhe përdorimin e informacionit për fuqinë punëtore në tërësi, papunësinë, veprimtaritë dhe ndërmarrjet punëdhënëse, individët ose grupet që kërkojnë shërbime;

kryerja e studimeve të autorizuara të tregut të punës.

Kjo rregullore do kete Aneksin nr. 1 qe permban strukturen e Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimit Kombetar te Punesimit.

 
 
 
[Shqip]
|
[English]
Site developed by: Albania Online SP, WebStudio