FORMIMI
PROFESIONAL
Kuadri ligjor per formimin profesional:
Ligji Nr. 8872, date 29.03.2002 “Per
Arsimin dhe Formimin Profesional ne Republiken e Shqiperise”;
Aktet nenligjore ne mbeshtetje te Ligjit Nr. 8872, date
29.03.2002:
Vendim i Keshillit te Ministrave Nr. 675, date
25.09.2003 “Per percaktimin e proçedurave te
krijimit, organizimit dhe mbylljes se institucioneve te
formimit profesional, ne varesi te Ministrise se Punes dhe
Çeshtjeve Sociale”;
Vendim i Keshillit te Ministrave Nr. 543, date 31.10.2002
“Per akreditimin e institucioneve te arsimit dhe formimit
profesional”;
Vendim i Keshillit te Ministrave Nr. 616, date 04.12.2002
“Per percaktimin e kategorive te tjera te grupeve
te veçanta qe perfitojne nga Ligji Nr. 8872, date
29.03.2002 “Per Arsimin dhe Formimin Profesional ne
Republiken e Shqiperise”;
Udhezim i perbashket i MASH dhe MPÇS, Nr. 16, date
28.12.2002 “Per organizimin dhe veprimtarine e Keshillit
Kombetar te AFP-se”;
Udhezim i perbashket i MASH dhe MPÇS, Nr…
date ……… “Per rregjistrimin e institucioneve
te AFP-se”
Udhezim i MPÇS, Nr. 2222, date 31.10.2002 “Mbi
Keshillimin dhe orientimin ne formimin profesional”;
Udhezim i MPÇS, Nr. 867/1, date 30.12.2002 “Per
proçedurat e rregjistrimit ne qendrat publike te
formimit professional”;
Udhezim i MPÇS, Nr. 867/2, date 30.12.2002 “Mbi
kerkesat baze per pergatitjen fillestare dhe kualifikimin
e instruktoreve te qendrave publike te formimit profesional”;
Udhezim i MPÇS, Nr. 867/3, date 30.12.2002 “Mbi
kriteret dhe rregullat e provimeve dhe te testimeve ne vleresimin
perfundimtar ne formimin profesional”;
Udhezim i MPÇS, Nr. 867/4, date 30.12.2002 “Mbi
permbajtjen, formen dhe proçeduren e leshimit te
deshmive dhe çertifikatave ne formimin profesional”;
Udhezim i MPÇS, Nr. 437, date03.03.2003 “Mbi
licensimin e subjekteveqe kryejne veprimtari te formimit
professional.
Veprimtaria e Sherbimit Kombetar te Punesimit perfshin nder
te tjera edhe koordinimin e punes per zbatimin e politikave
te Qeverise ne drejtim te formimit dhe riformimit profesional
te punekerkuesve me qellim integrimin e tyre ne tregun e
punes. Ne kete kuader Drejtoria e Formimit Profesional ne
bashkepunim me aktore te ndryshem brenda dhe jashte ketij
institucioni mundeson zhvillimin e aktivitetit te formimit
profesional duke iu pershtatur edhe kerkesave te kohes.
Kjo Drejtori eshte pergjegjese per monitorimin e veprimtarise
se qendrave publike te formimit profesional, per pranimin
dhe shqyrtimin e dokumentacionit per licensim te subjekteve
private, organizatave jofitimprurese dhe institucioneve
shteterore qe deshirojne te ofrojne aktivitet te formimit
profesional (shih kriteret qe duhet te plotesojne), per
kontrollin e subjekteve private, organizatave jofitimprurese
dhe institucioneve shteterore te licensuara nga Ministria
e Punes dhe Çeshtjeve Sociale, per zhvillimin e kurrikulave
(perfshire tekstet) modulare per t’iu pergjigjur sa
me shpejt dhe me mire tregut te punes.
Sistemi i formimit profesional në vendin tonë
operon nëpërmjet Qendrave publike dhe Subjekteve
private dhe OJF-ve. Aktualisht janë në funksionim
8 qëndra publike të formimit profesional në
qytetet më të mëdha të vendit si Vlorë,
Shkodër, Tiranë, Durrës-Kavaje, Elbasan,
Korçë, Tepelenë. Gjithashtu gjate vitit
2004 jane licensuar rreth 100 subjekte private dhe OJF qe
ushtrojne aktivitet te formimit profesional ne te gjithe
territorin e Shqiperise.
Paketat trajnuese te ofruara ne qendrat publike
te formimit profesional mund ti shkarkoni duke klikuar ketu.
Subjektet qe deshirojne te aplikojne per
licensim duhet te plotesojne dokumentacionin e meposhtem
te shkarkojne dokumentin e nevojshem duke klikuar ketu.
Subjekte qe duan te aplikojne per rilicensim te shkarkojne dokumentin e nevojshem duke klikuar ketu.
Formulari i vetdeklarimit
Modeli per licensim
Modeli per rilicensim