DREJTORIA RAJONALE E QENDRES  LEVIZESE TE FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK PER ZONEN VERILINDORE

 

Njoftim për shpalljen e konkursit për  vendin e lire të punës specialist në sektorin e financës- nënpunës zbatues. në DRQLFPPZVL Tiranë.
Në mbështetje të Ligjit nr. 8872, datë 29.3.2002 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Udhëzimit të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 6, datë. 24.02.2015 “Për kriteret e përgjithshme dhe procedurat për marrjen në punë, të personelit të mësimdhënies teorike dhe praktike në institucionet publike të arsimit dhe formimit profesional”, “,i ndryshuar me Udhezimin Nr.10 ,date 16.03.2016 .

DRQLFPPZVL shpall konkurimin me nje afat 10 ditor,  për  vendin e punes:

 

  1. Specialist ne sektorin e finances- nenpunes zbatues

                    

 Kriteret e pergjithshme  që duhet të plotësojnë kandidatët jane:

 

  1. Të ketë një diplomë nga një institucion i arsimit të lartë per finance dhe master shkencor qe lidhet me profesionin ( kopje e diplomes dhe e listes se notave e noterizuar).
  2. Te kete jo me pak se 3 vjet eksperience pune ne pozicionin per te cilin konkuron.
  3. Te mos kete masa administrative dhe penale ne fuqi.
  4. Te njohe dhe punoj me programet kompjuterike per finance ( program Alfa, etj)
  5. Njohja e nje gjuhe te huaj ( Anglisht, Gjermanisht) perben avantazh

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. CV (jetëshkrimi dhe dokumenta mbeshtetese
  3. Fotokopje e kartës së identitetit, dhe e librezës së punës
  4. Diplome dhe liste notash, fotokopje e noterizuar.
  5. Certifikata te kualifikimeve, fotokopje ose te noterizuara.
  6. Raporti mjeko-ligjor ( vertetim te gjendjes shendetsore)
  7. Deklarata e aplikuesit se ndaj tij nuk jane marre masa disiplinore ne punesimet e meparshme.
  8. Deshmine e penalitetit te leshuar jo me heret se tre muaj para dates se aplikimit .

Dokumentet e kërkuara do të dorëzohen në protokollin e DRQLFPPZVL Tiranë, me adresë Rruga “Rifat Bodinaku, Godina e Zyres Punës Tiranë, Kati 6.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve do të bëhet sipas Udhëzimit nr. 6, dt. 24.02.2015.

Kopje të udhëzimit nr.6 datë 24/2/2015, formularin dhe bazën ligjore, rrgulloren e brendshme do t’i gjeni pranë sekretarisë së DRQLFPPZVL Tiranë,

Ne perfundim te vleresimit, komisioni ploteson  proces-verbalin duke bere renditjen e tyre dhe e shpall brenda dites ne ambjentet e DRQLFPPZVL.

Kunder  rezultatit te shpalljes behet ankim brenda 5 diteve pune nga dita e shpalljes prane drejtorit te DRQLFPPZVL Tiranë.

Me njërën nga dy kandidaturat e renditura të parat, pasi përzgjidhet dhe miratohet nga Drejtori i Përgjithshem i Sherbimit Kombetar të Punesimit lidhet kontratë pune me afat të caktuar