Zyra e Punës Bulqize

22.05.2019

DREJTORIA RAJONALE E QENDRES  LEVIZESE TE FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK PER ZONEN VERILINDORE

Njoftim për shpalljen e konkursit për  vendin e lire te punes Instruktor me kohe te pjeshme ne Puke.

Në mbështetje të Ligjit nr. 15/2017,  “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Udhëzimit të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 6, datë. 24.02.2015 “Për kriteret e përgjithshme dhe procedurat për marrjen në punë, të personelit të mësimdhënies teorike dhe praktike në institucionet publike të arsimit dhe formimit profesional”,”,indryshuar me Udhezimin Nr.10 ,date 16.03.2016 .

DRQLFPPZVL shpall konkurimin për  vendin e lire, instruktor me kohe te pjesshme i kursit profesional:

Elektrik

Kriteret e pergjithshme  që duhet të plotësojnë kandidatët jane:

Të ketë një diplomë nga një institucion i arsimit të lartë, qe lidhet me profesionin dhe zhvillimin e kurrikules  ( kopje e diplomes dhe e listes se notave e noterizuar)

Te kete jo me pak se dy vjet eksperience pune ne profilin teknik te aplikimit.

Te mos kete masa administrative dhe penale ne fuqi.

Perjashtimisht kur pas 2 shpalljesh konkursi radhazi me nga 10 dite secila nuk ka asnje aplikant me arsim te larte, ne shpalljen e trete do te pranohen aplikante me arsim te mesem profesional sipas profilit teknik te vendit vakant.

Dokumentat që duhet të dorëzohen:

Kërkesë për aplikim.

CV  (jetëshkrimi dhe dokumenta mbështetëse)

Fotokopje e kartës së identitetit.

Fotokopje e librezës së punës

Diplomë dhe listë notash,-fotokopje e noterizuar.

Certifikata kualifikimesh, fotokopje ose të noterizuara.

Raporti mjeko-ligjor  ( vërtetim të gjendjes shëndetësore)

Deklarata e aplikuesit se  ndaj tij nuk janë marë masa disiplinore në punesimet e mëparshme.

Deshminë e penalitetit  të leshuar jo më herët se tre muaj para datës së aplikimit ose formular vetëdeklarimi.

Dokumentat e kërkuara do të dorëzohen pranë Zyrës së Punës Bulqizë ose pranë  DRQLFPPZVL Tiranë, me adresë Rruga “Rifat Bodinaku, Godina e Zyrës Punës Tiranë, Kati 6, brenda 10 ditësh nga data e shpalljes.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve do të bëhet sipas Udhëzimit nr. 6, dt. 24.02.2015.

Konkurimi do të zhvillohet pranë Zyres se Punes Bulqizë, në përfundim të afatit 10 ditor nga dita e shpalljes.
Kopje të udhëzimit nr.6 datë 24/2/2015 dhe bazën ligjore do ti gjeni pranë Zyrës së Punësimit  ose ne sekretarine e DRQLFPPZVL Tirane,  si dhe  në portalin online të Arsimit dhe Formimit Profesional (www.vet.al).

Në përfundim të vleresimit, komisioni mbledh pikët e secilit  aplikant, bën renditjen e tyre dhe e shpall brenda ditës në ambjentet e Zyrës së Punës.

Kundër  rezultatit të renditjes, bëhet ankimim  brenda 5 ditëve pune nga dita e shpalljes pranë drejtotrit të DRQLFPPZVL Tiranë.

Me kandidatin e renditur në vend të parë, pas marrjes së miratimit nga Drejtori i Përgjithshëm i Sherbimit Kombëtar të Punësimit., nënshkruhet kontratë pune me afat të caktuar nga drejtori i DRQLFPPZVL.

ëse pas përfundimit të këtij afati 10 ditor nuk paraqitet asnjë kandidat, apo që të plotesoj kriteret e kërkuara, afati i aplikimit shtyhet edhe për 10 ditë kalendarike dhe nëse mbas dy shpalljesh të njëpasnjëshme nuk paraqitet asnjë aplikant që të përmbush kriterin e  arsimit të lartë në drejtimin që kërkohet ,  bëhet një shpallje e tretë me afta 10 ditor,  dhe në këtë rast pranohen aplikime edhe me bazë shkollën e mesme profesionale në profilitn teknik të vendit vakant.