DREJTORIA RAJONALE E QENDRES  LEVIZESE TE FORMIMIT PROFESIONAL PUBLIK PER ZONEN VERILINDORE

 

Njoftim për shpalljen e konkursit për  vendin e lire të punës specialist në degen mesimore- Koordinator. në DRQLFPPZVL Tiranë.

Mbështetur në Ligjin Nr. 44/205 “Kodi i procedurave administrative i Republikës së Shqipërise”, mbështetur në Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punes i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, në zbatim të Ligjit Nr. 15/2017 “Për arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, dhe Rregullores, Nr.4041/4 prot, datë 23.11.2018 “Rregullore Organizative e Drejtorive të Formimit Profesional Publik në Republikën e Shqiperisë”

DRQLFPPZVL shpall konkurimin me nje afat 10 ditor,  për  vendin e punes:

 

  1. Specialist ne degen mesimore- Koordinator

                    

 Kriteret e pergjithshme  që duhet të plotësojnë kandidatët jane:

 

  1. Të ketë një diplomë bachelor dhe master shkencor  ( kopje e diplomes dhe e listes se notave e noterizuar).
  2. Te kete jo me pak se 3 vjet eksperience pune qe lidhet me pozicionin e punes.
  3. Te mos kete masa administrative dhe penale ne fuqi.
  4. Te njohe dhe punoj me programet kompjuterike te paketes Office.
  5. Njohja e nje gjuhe te huaj ( Anglisht, Gjermanisht) perben avantazh

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  1. Kërkesë për aplikim.
  2. CV (jetëshkrimi dhe dokumenta mbeshtetese
  3. Fotokopje e kartës së identitetit, dhe e librezës së punës
  4. Diplome dhe liste notash, fotokopje e noterizuar.
  5. Certifikata te kualifikimeve, fotokopje ose te noterizuara.
  6. Raporti mjeko-ligjor ( vertetim te gjendjes shendetsore)
  7. Deklarata e aplikuesit se ndaj tij nuk jane marre masa disiplinore ne punesimet e meparshme.
  8. Deshmine e penalitetit te leshuar jo me heret se tre muaj para dates se aplikimit .

Dokumentet e kërkuara do të dorëzohen në protokollin e DRQLFPPZVL Tiranë, me adresë Rruga “Rifat Bodinaku, Godina e Zyres Punës Tiranë, Kati 6.

Ne perfundim te vleresimit, komisioni ploteson  proces-verbalin duke bere renditjen  dhe e shpall brenda dites ne ambjentet e DRQLFPPZVL.

Kunder  rezultatit te shpalljes behet ankimim brenda 5 diteve pune nga dita e shpalljes prane drejtorit te DRQLFPPZVL Tiranë.

Me njërën nga dy kandidaturat e renditura të parat, pasi përzgjidhet dhe miratohet nga Drejtori i Përgjithshem i Sherbimit Kombetar të Punesimit lidhet kontratë pune me afat të caktuar