R E P U B L I K A   E   S H Q I P Ë R I S Ë

Bashkia Tropojë

 Sektori i burimeve njerëzore

B.Curri, më  06.06.2018

SHPALLJE                                                                                                                                                 PËR  LËVIZJE  PARALELE  DHE  PËR  PRANIMIN  NË  SHËRBIMIN  CIVIL  NË       KATEGORINË  EKZEKUTIVE

(Specialistë-Emrgjencave Civile)

Niveli minimal i diplomës  Bahçelor   diplomuar në Shkenca Ushtarake  Kategoria  IV-a

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tropojë shpall proçedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:                                                                                                                             .Kerkohen 1 (nje) Specialistë  i Emergjencave Civile në Drejtorinë e sherbimeve publike, te  Bashkise Tropoje, kategoria VI-a.

.Pozicioni më sipër, i ofrohet  fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për proçedurën e lëvizjes paralele.

Vetëm në rast se këto pozicione, në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezultojnë vakante, atëherë janë të vlefshëm për konkurimin nëpërmjet proçedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave për LEVIZJE PARALELE:  15.06.2018

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave për PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL:20.06.2018

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si  më  sipër  është:

1-Pergjigjet para Pergjegjsit te sektorit emrgjencave civile  per menaxhimin e çeshtjeve qe lidhen me fushen e emrgjencave civile  ne perputhje me ligjet,aktet  nenligjore apo aktet rregullore ne fuqi .                                                                                                                                                               2-Kryen pune specifike te sektorit emergjencave civile  brenda udhezimeve te pergjithshme lidhur me objektet dhe afatet perfundimtare te detyrave.                                                                                                                      3-Realizon detyrat ne perputhje  me politikat e institucionit me standartet administrative dhe proçedurat teknike,si dhe duke mbajtur parasysh praktikat me te mira profesionale.                                           4- Planifikon dhe përmbush detyrat  e ngarkuara ne menyrë  profesionale dhe te pavarur.                                  5-Idendifikon mundesit per permirsimin e metejshem te procedurave dhe teknikave te perdorura ne permbushjen e detyrave.                                                                                                                                                                                6-Pregatit ne koh dhe me cilsi matrialet teknike dhe informon  ne kohe eproret per keto matriale                           7-Pregatit raporte periodike dhe informon eproret per ecurin e punes ne fushen e punes emergjencave civile                                                                                                                                                           8-Zbaton Rekomandimet apo sugjerimet e eproreve me qellim permirsimin e praktikave apo procedurave  te zbatuara.                                                                                                                                9-Diskuton rezultatet e punes  me eproret dhe ja referon atije vetem ne rastet e çeshtjeve jo te zakonshme.                                                                                                                                                               10-Respekton te gjitha  rregullat dhe dispozitat ligjore dhe dokumentimin,administrimin dhe ruajtjen e dokumentave qe administron apo punon.                                                                                                                                                  11-Kryen  çdo  detyre tjeter qe I caktohet nga pergjegjesi I sektorit gjithmon ne lidhje me fushen e veprimtaris te sektorit ku ben pjese.                                                                                                                   12-.Zgjidh problem brenda politikave,parimeve dhe objektivave te percaktuara per funksioni perkates duke patur parasysh se zgjidhjet e dhena ndikojne ne punen e kolegeve dhe te njesise organizative perkatesene te cilen punon.                                                                                                                                                                                    13-Raporton dhe pergjigjet direkt para pergjegjesit te sektorit dhe veprimtaria e tije ndikon dhe reflektohet direkte ne te gjith veprimtarine e sektorit perkates.                                                                                                       14-Kryen te gjitha detyrat qe percaktohen ne rreguloren e brendshme te institucionit qe ka te bejnë me funsionin e tije                                                                                                                                            15-Specialisti drejtohet  te ne menyrë te pergjegjeshme nga pergjegjsi I sektorit.                                                                                    16-Munde ti kerkohet ne raste te veçanta apo urgjente te punoje jashtë orarit zyrtar te punes te shtuna apo te diela apo ne dite festash zyrtare.

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, (IV-a) në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

  • KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mire”;

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë minimumi bachelor   ne shkenca ushtarake
  • Te ketë ekperience pune ne profesion te pakten 1 vit.
  • DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë nepermes postes apo dorazi pranë njësisë së burimeve njerëzore të Bashkisë Tropoje, dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në
  • linkun: http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
  • Fotokopjet e diplomës kerkuar nese studimet jane kryer jashte vendit fotokopja e diplomes duhet te percillet e njehsuar  nga Ministria e Arsimit e Sporteve.
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore ne fuqi.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti pranë sekretaris   BashkisëTropoje, brenda datës 15.06.2018.

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 18.06.2018, njësia e burimeve njerëzore të Bashkisë Tropoje  do të shpallë në stenden e informacinit Bashkise  të institucionit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar te Punësimit” listën e verifikimit paraprake te kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta,                                                                                                            Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës tuaj te  e-mailit).ndersa me dt. 25.06.2018 do te shpallet lista e verifikuar e kandidateve qe kalojn verifikimin paraprak. si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

  • FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

1-Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;                                                                                                                2-Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”;i ndryshuar                                                                                                  3-Kodi i Procedurave Administrative;                                                                                                           4-Ligjin nr. 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”,”                                                                                                     5- Ligji nr. 8756 dt.26.03.2001 “ per emergjencat civile” i ndryshuar                                                                                                                                                          6-Ligji nr.  8927  dt.25.07.2002 per prefektin i ndryshuar.                                                                                                                                                                      7-V.K.M. nr 329 dt 16.05.2012 për kriteret dhe proçedurat e dhenjes ndihmes shtetrore, financiare , per mbulimin e demeve te shkaktruara nga fatkeqesite natyrore ose fatkeqesi te tjera te shkaktuara nga fatkeqesi njerezore.

      MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar. Kandidatët do të vlerësohen për pervojen, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al” ne linkun: http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në stenden e informacionit  te Bashkisë Tropoje  dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”

2.-PRANIMI  NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.                                                                                                                                                             Këtë informacion do ta merrni ne portalin e sherbimit kombetar te punesimit në stenden e informacionit publikut te Bashkisë Tropoje duke filluar nga data 30.06.2018

 2.1- KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROÇEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formësë prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidati duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë te nivelit Bachelor   ne shkencat ushtarake .
  • Te kete te pakten 1 vitë eksperiencë pune ne profesion.

 

2.2- DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT                                                                          Kandidatët që aplikojnë duhet  të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në
  • linkun: http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);Nese studimet jan kryer jasht shqiperis duhet te percillet edhe njesimi I diplomes nga Ministria e Arsimit dhe sporteve.
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
  • Vetedeklaim qe nuk eshte perjashtuar me mas disiplinore nga sherbimi civil
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhen pranë njësisë së Burimeve Njerëzore, Bashkia Tropoje  ose nëpërmjet shërbimit postar, Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës 20.06.2018

2.3- REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 30.06.2018, Bashkia Tropoje do të shpallë në Stenden e inforacionit Bashkise Tropoje dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën paraprake te kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Tropoje, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).Ndersa me dt.10.7.2018 do te shpallet lista e verifikuar e kandidateve te cilet kalaojn fazen paraprake.dhe njoftohen p[er datat testimit me shkrim dhe intervistes me goje.

2.4- FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim dhe me gojë .

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

1-Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;                                                                                                                2-Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”;i ndryshuar                                                                                                  3-Kodin e Procedurave Administrative;                                                                                                           4-Ligjin nr. 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”,”                                                                                                                       5- Ligji nr. 8756 dt.26.03.2001 “ per emergjencat civile” i ndryshuar                                                                                                                                                          6-Ligji nr.  8927  dt.25.07.2002 per prefektin i ndryshuar.                                                                                                                                                                      7-V.K.M. nr 329 dt 16.05.2012 per kriteret dhe procedurat e dhenjes ndihmes shtetrore, financiare.  Per mbulimin e demeve te shkaktruara nga fatkeqsite natyrore ose fatkeqsi te tjera te shkaktuara nga fatkeqsi njezore.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5 -MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE                                                            Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës www.dap.gov.al” ne linkun: http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

2.6- DATA E DALJES SË REZUL TATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT            Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në “portalin e sherbimit  kombetare te punesimit ” për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive: ­ për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak, ­ datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi; Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme Stenden e informacionit Bashkise Tropoje  dhe “Portalin e sherbimit kombetar te punesimit” duke filluar nga data 30.06.2018 e ne vazhdim në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Tropoje  do të shpallë fituesin në Stenden e informacionit  publikut te Bashkise  dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët  pjesëmarrës në këtë procedurë qe nuk fitojne do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Sektori  Burimeve Njerëzore