R E P U B L I K A   E   S H Q I P Ë R I S Ë

Bashkia Tropoje

Sektori i burimeve njerzore

B.Curri, më          .          .2018

SHPALLJE  VENDE PUNE  TE LIRA PËR  LËVIZJE  PARALELE  DHE  PËR  PRANIMIN  NË  SHËRBIMIN  CIVIL  NË  KATEGORINË  EKZEKUTIVE

  (Specialist Topograf   Niveli minimal  i diplomës  Master profesional  i diplomuar ne  Shkenca Topografis  ose Ixhinjer Gjeodet.

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tropojë shpall proçedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

.Kerkohen  1 (nje) Specialistë Topograf  në Sektorin Pronave dhe Hartografis ,Kad. e IV-a.

-Pozicionet  më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për proçedurën e lëvizjes paralele.                                                                                                                                                   -Vetëm në rastë se këto pozicione, në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezultojnë vakante, atëherë janë të vlefshëm për konkurimin nëpërmjet proçedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.                                                                                                                          -Për të dy proçedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave për LEVIZJE PARALELE:  15.06.2018

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave për PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL:20.06.2018

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si  më  sipër  është:

Specialisti Topograf   është përgjegjës për:

1.Specialisti Topograf ka për detyrë të ndjekë zbatimin e instrumentave të veçantë hartografike në përputhje me rregullat dhe standardet zyrtare.

2.Realizimin e punimeve topografike të objekteve në studim, duke bërë azhornimet përkatëse.

3.Kontrollin e plan piketimit dhe kuotimit te objekteve te miratuara.

4.Kontrollin e planit të rilevimit të çdo sheshi dhe sipërfaqe ndërtimi

5.Ndjekjen e  detyrave të ngarkuara  nga  eprori  dhe  raporton  për  çdo  problem  që  del  gjatë   punës.

6.Hartimin e planvendosjes së ngastrave për regjistrim apo korrigjimi dhe saktësimi i tyre.

7.Plotësimin e nevojave që ka Drejtoria e PZHT-se për rivelime të ndryshme si sheshe,

rrugë, lulishte si dhe kryerjen e azhornimeve të linjave elektrike, kanalizimeve të ujrave të bardha etj.

8.Identifikimin dhe përgatitjen e ndryshimeve të nevojshme në zonimin e qytetit dhe sistemin rregullator territorial për t’iu përshtatur tendencave të zhvillimit;

9.Realizon hedhjen në harta të zonave që do të shpronësohen;

10.Koordinimin e punes per hartimin e dokumentacionit hartografik lidhur me regjistrimin e tokave bujqësore ne perputhje me rregullat dhe standardet teknike për krijimin e hartës kadastrale

11.Realizimin e të gjitha projekteve topografike ne funksion të hartimit të projekteve të drejtorisë.

12.Merr pjese në grupet e punës që ngrihen sipas programit të Drejtorise së PKZHT-se dhe në fuksion të drejtorive të tjera të administrates.

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

KUSHTET DHE KRITERET E VEÇANTA PËR LËVIZJEN PARALELE

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mire”;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë te nivelit  Master profesional  në fushen e shkencave te inxhinjerisë  deget (topografi ose Gjeodezi ) edhe baçehelori duhet te jet kryer ne keto fusha .
  • Te kete eksperienc pune minimumi 1 vit.

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të Bashkisë Tropoje, dokumentat si më poshtë:

  • Fotokopjet e diplomës (Perfshi edhe baçhelorin) Nese studimet jane kryer jashte vendit do duhet qe diploma te sillet e njesuar nga Ministria e Arsimit dhe sporteve.
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore ne fuqi.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti pranë njësisë së burimeve njerëzore të BashkisëTropoje, brenda datës 15.06.2018.

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 18.6.2018, njësia e burimeve njerëzore të Bashkisë Tropoje  do të shpallë në stenden e informacinit Bashkise  të institucionit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e verifikimit paraprake te kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail) , ndersa me dt. 25.06.2018 shpallet lista e verifikuar e kandidateve  te kualifikuar  si dhe, vendin, data dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista me gojë.

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dijet ne fushen :                                                                                                         1-Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;                                                                                                                2-Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”;i ndryshuar                                                                                                  3-Ligji nr 139/2015 dt.17.12.2015’per veteqeverisjen vendore”                                                                                                                                       4- Kodi civil ne Repupliken e Shqiperise                                                                                                                                                                                         5-Kodi administrative ne Repupliken e Shqiperise                                                                                                                     6-Ligji nr. 7501 “Per token” I ndryshuar                                                                                                                   7-Vendimi I Keshilit Ministrave nr.608 dt.05.09.2012”Per regjistrimin e ndertesave te banimit  te ndertuera para  vitit 1991 I ndryshuar

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar. Kandidatët do të vlerësohen për pervojen, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike“www.dap.gov.al” ne linkun :  http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në stenden e informacionit  te Bashkisë Tropoje  dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”

2.-PRANIMI  NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.                                                                                                                                                      Këtë informacion do ta merrni në stenden e informacionit te Bashkisë Tropoje duke filluar nga data 30.06.2018. e ne vazhdim.

 2.1- KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formësë prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Ndaj tijë të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Të zotërojnë diplomën te  nivelit  Master profesional  ose te barasvlefshem ne Shkencat Inxhinjeris deget (topografi ose gjeodezi) (edhe Bachelori duhet te jete perfunduar ne shkencat e inxhinjerike deget (topografi ose  gjeodezi).
  • Te kete experience pune ne profesion te pakten 1 vit .

 

2.2- DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet  të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor).Nese studimet jane kryer jashte shtetit duhet qe te percillet edhe njesimi I diplomes nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
  • Vetedeklaim qe nuk eshte perjashtuar me mas disiplinore nga sherbimi civil
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhen pranë njësisë së Burimeve Njerëzore, Bashkia Tropoje  ose nëpërmjet shërbimit postar, Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës 20.06.2018.

.2.3- REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 30.06.2018, Bashkia Tropoje do të shpallë në Stenden e inforacionit Bashkise Tropoje dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën  e verifikimit paraprake te kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive,. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Tropoje, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).Ndersa me dt. 10.07.2018 shpallet lista e verifikuar e kandidateve qe plotesojne kushtet dhe kriteret e posaçme per pranim ne sherbimin civil.gjithashtu ne kete date njoftohen per datat e konkurimit me shkrim dhe me goje nese ngelen vende te lira nga konkurimi ne levizjen paralele ne kete kadegori.

2.4- FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim dhe intervistohen  me goje

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:                                                                                                    1-Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;                                                                                                                2-Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”;i ndryshuar                                                                                                  3-Ligji nr 139/2015 dt.17.12.2015’per veteqeverisjen vendore”                                                                                                                                       4- Kodi civil ne Repupliken e Shqiperise                                                                                                                                                                                         5-Kodi administrative ne Repupliken e Shqiperise                                                                                                                     6-Ligji nr. 7501 “Per token” I ndryshuar                                                                                                                   7-Vendimi I Keshilit Ministrave nr.608 dt.05.09.2012”Per regjistrimin e ndertesave te banimit  te ndertuera para  vitit 1991 I ndryshuar

1- Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kopetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5 -MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

 

-Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al” ne linkun: http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

2.6- DATA E DALJES SË REZUL TATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Nepermes portalit sherbimit kombetar do te  informoheni ­ për datën e daljes së rezultateve perfundimtare, Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme Stenden e informacionit Bashkise Tropoje  dhe “Portalin e sherbimit kombetar te punesimit” duke filluar nga data 30.06.2018 e ne vazhdim..

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Tropoje  do të shpallë fituesit në Stenden e informimit publik te   Bashkise  dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës  në  këtë procedurë qe nuk shpallen fitues do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet  e tyre (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

Sektori  Burimeve   Njerëzore