R E P U B L I K A   E   S H Q I P Ë R I S Ë

Bashkia Tropoje

Sektori i burimeve njerzore

B.Curri, më 06.06..2018

SHPALLJE

 PËR  LËVIZJE  PARALELE  DHE  PËR  PRANIMIN  NË  SHËRBIMIN  CIVIL  NË       KATEGORINË  EKZEKUTIVE PER POZICIONIN

(Specialist i apelimit tatimor )

Niveli minimal i diplomës “Master profesional”

Në  shkencat  ekonomike  ose juridike

Kategoria e   IV-a

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tropojë shpall proçedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:                                                                                                                                  1  (një)  Specialistë per apelimin tatimor    pranë  Bashkisë Tropoje

– kategoria IV-a.                                                                                                                                                                   Pozicioni e më sipërm, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes  paralele                                                                                                                                               –Vetëm në rast se këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezultojnë vakante, atëherë janë të vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.                                                                                                                                       -Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë.

                                                                                                                                                                              Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave për  LEVIZJE PARALELE: 15.06.2018

Afati për dorëzimin e dokumentave për PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL: 20.06.2018

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:

1-Te administroj te gjitha ankesat qe paraqiten nga subjktet tregtare për mosmarrveshjet qe kanë lidhje me detyrimet tatimore.                                                                                                                           2-Shqyrton ankesat e subjekteve ne raport me ligjin per taksat e tatimet dhe pergatit relatimin per komisionin e apelimit tatimor.                                                                                                                        3-Paraqet ne komisionin e apelimit tatimor   per shqyrtim ankesat e subjekteve të ankuara brënda afateve kohore te percaktuar ne ligjë  se bashku me relatimin e hartuar per rastin konkret                                                                                                                                                                   4-Kryen detyren e sekretarit teknik ne komisionin e apelimit tatimor                                                                                                                                                                      5-Mban protokollin e mbledhjeve te komisionit apelimit tatimor. ne te cilin pasqyron të gjitha detajat e trajtuara ne komisionin e apelimit tatimor.                                                                                                     6-Zbardh  vendimet e komisionit apelimit tatimor Brenda afatit ligjor.                                                                      7-I njofton subjektit ankimues vendimin e komisionit apelimit tatimor nepermes protokoll-arkivit  Bashkisë Brenda afateve ligjore te percaktuara ne ligj .

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

  • KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mire”;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:                                                                         -Të zotërojnë diplomë te nivelit  Master professional ose te barsvlefshem. në (shkenca ekonomike ose juridike                                                                                                                                                      -Eksperienc pune jo me pak se 1 (një) vit ne profesion                                                                                                       -Te ketë njohuri baze per programet kompjuterike.

 

  • DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Tropoje, dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në
  • linkun: http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
  • Fotokopjet e diplomës masterit ose te barasvlefshme (përfshirë edhe diplomën bachelor) dhe listen e notave;Nese studimet janë kryer jashte shtetit se bashku me diplomen duhet te percillet  edhe njehsimi i diplomes nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve.
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore ne fuqi.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti pranë njësisë së burimeve njerëzore të BashkisëTropoje, brenda datës 15.06.2018

  • REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 18.06.2018  njësia e burimeve njerëzore të Bashkisë Tropoje  do të shpallë në stenden e informacinit Bashkise  të institucionit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listen e verifikimit  paraprakë te kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).Ndersa me dt.25.06.2018 shpallet lista e verifikuar e kandidateve qe kualifikohen ne fazen e pare  si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet  intervista e strukturuar me gojë.

  • FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

1-Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;                                                                                                                2-Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”;i ndryshuar                                                                                                  3-Kodin e Procedurave Administrative;                                                                                                               4-Kodin e Etikes                                                                                                                                                                                                                         5-Ligjin nr. 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”,”                                                                                                                                   6- Ligji nr 9632 dt.30.10.2006 “Per sistemin e taksave vendore i ndryshuar”

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar. Kandidatët do të vlerësohen për pervojen, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv.                                                                                                                                                           Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kopetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike. “www.dap.gov.al”  ne linkun: http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit Kandidatet do te njoftohet per  rezultatet e arritura  dhe fituesin,njoftimi  do te shpallet në stenden e informacionit  te Bashkisë Tropoje  dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” ndersa personat te cilet nuk kualifikohen njoftohen ne menyrë elektronike nepermes  (e-mail) te kandidateve.

2.-PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet proçedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në stenden e informacionit te Bashkisë Tropoje duke filluar nga data 30.06.2018 e ne vazhdim.

 2.1- KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA.

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formësë prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

-Të zotërojnë diplomë te nivelit  Master professional ose te barsvlefshem. në (shkenca ekonomike ose juridike

-Eksperienc pune jo me pak se 1 (një) vit ne profesion                                                                                                       -Te kene njohuri baze per programet kompjuterike.

 

 2.2- DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në

linkun: http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);Nese studimet jane kryer jashte vendit duhet qe te percillet njehsimi I diplomes  nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve.
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
  • Vetedeklarim qe nuk eshte perjashtuar me mas disiplinore nga sherbimi civil
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, duhet  të bëhen nepermes postes Shqipetare ose dorazi pranë zyres sekertari arkivit  Bashkise Tropoje   Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës 20.06.2018

2.3- REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK 

  Në datën 30.06.2018  Bashkia Tropoje do të shpallë në Stenden e inforacionit Bashkise Tropoje dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e verifikimit paraprake te kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive.Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Tropoje, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).Ndersa me dt.10.07.2018  shpallet lista e verifikuar e kandidateve qe kualifikohen dhe munde te vazhdojne konkuriminpo ne kete datë do te shpallet vendi, ora dhe data e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e ristrukturuar me gojë

2.4- FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE  INTERVISTA ME GOJË.              

                                                                                                                                                           Kandidatët do të testohen me shkrim dhe intervistohen  me goje .

 

Kandidatët ne testimin me shkrim do të vlerësohen në lidhje me:

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

1-Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;                                                                                                                2-Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”;i ndryshuar                                                                                                  3-Kodin e Procedurave Administrative;                                                                                                               4-Kodin e Etikes                                                                                                                                                                                                                         5-Ligjin nr. 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”,”                                                                                                                                   6- Ligji nr 9632 dt.30.10.2006 “Per sistemin e taksave vendore i ndryshuar”

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5 -MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE                                                                                 Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Vlerësimin per testin me shkrim deri në 60 pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”   ne linkun: http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

-Të gjithë kandidatët që aplikojnë për proçedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në portalin “Sherbimi  kombetare i punesimit ” , për fazat e mëtejshme të proçedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive: ­ për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak, ­ datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;                                                                                                                                                                                 -Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme portalin e sherbimit kombetar te punesimit” dhe Stenden e informacionit Publikut Bashkise Tropojë  duke filluar nga data 30.06.2018.e në vazhdim                                                                                                                                                                            -Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë proçedurë te cilet nuk kualifikohen do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).                                                          .- Në perfundim te konkurimit Bashkia Tropojë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Stenden e informacionit  publikut Bashkise Tropojë.

Sektori i Burimeve Njerëzore