R E P U B L I K A   E   S H Q I P Ë R I S Ë

Bashkia Tropoje

Sektori i burimeve njerzore

B.Curri, më 06.06..2018

SHPALLJE

PËR  LËVIZJE  PARALELE,  NGRITJE NE DETYRË  DHE PRANIMIN  NË  SHËRBIMIN  CIVIL  NË KATEGORINË  E ULËT E DREJTUESE NE POZICIONIN  E PUNES

Përgjegjës i Sektorit  Pronave dhe hartografis

Niveli minimal i Diplomës  Master Shkencor ose i barazvlefshem  diplomuar   në  Shkenca  buqesore  dega agronomi, ose shkencat e inxhinjerisë  deget topografi, gjeodezi ose inxhinjeri mjedisi .

Kategoria e III-a/1

Në zbatim të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,  Kreut I, II, III, IV.VKM. nr.242, datë 18/03/2015, , Bashkia Tropojë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë e ulet e te mesme drejtuese  për pozicionin:

Pergjegjes i Sektorit pronave dhe hartografise  vendë  te lira pune 1 nje,në Drejtorinë  e PZHT, në Bashkinë Tropojë – Kategoria III-a/1.

Pozicioni  më sipër, u ofrohen  fillimisht  nëpunësve  civilë  të së njëjtës kategori  për  proçedurën e lëvizjes paralele.

Vetëm në rast se këto pozicione, në përfundim të proçedurës së lëvizjes paralele, rezultojnë vakante, atëherë janë të vlefshëm për konkurimin nëpërmjet proçedurës së ngritjes në detyrë ose pranimit në shërbimin civil për kategorinë e ulet drejtuese .

Për të dy proçedurat  , lëvizje paralele  dhe ngritjes në detyrë në kategorinë e ulet drejtuese  aplikohet në të njëjtën kohë

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave për LEVIZJE PARALELE:15.06.2018

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave për PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL:20.06.2018

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si  më  sipër  është:

1-Përgjegjesi i Sektorit te Pronave dhe Hartografise ka për detyrë të ndjekë zbatimin e te gjitha proçedurave për hartimin e listës së transferimit, të dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin në pronësi të institucionit pranë ZRPP-së të pronave të cilat me transferim i kanë kaluar në pronësi Bashkisë  Tropojë.

2-Mbajtjen e inventarit te pronave të Bashkisë Tropojë .

3-Përcaktimin e regjimit juridik të llojeve të pronave të paluajtshme të miratuara me VKM, përgjegjësitë për administrimin e tyre si dhe ndryshimin e statusit sipas proçedurave të përcaktuara me ligj.

4-Bashkëpunimin me institucionet e specializuara për të përgatitur, ruajtur, azhornuar informacionin gjeografik në format e hartave, të dhënave përshkruese ne GIS.

5-Evidenton dhe administron dokumentacionin për asetet e bashkisë dhe institucioneve në vartësi si toka bujqësore, troje, ndërtesa, burimet ujore, aktive të ngurtësuara të ndërmarrjeve në administrimin si dhe prona të tjera sipas rregullave të parashikuara në Kodin Civil.

6-Përgatit dosjet dhe kontrollon dokumentacionin per kalimin e pronesisë (AMTP-të), për familjet e anëtare të ish Kooperativave Bujqësore dhe Ndermarrjet Bujqësore.

7-Kordinon dhe programon punën për hartimin e dokumentacionit dhe regjistrimin e pronave pranë ZVRPP-se.

8-Përgatit dokumentacionin për dhënien e pronave me qera.

9-Pergatit dokumentacionin per privatizimin e objekteve në pronesi të bashkisë.

10-Harton proçedurat per shpronesimin e pasurive për interes publik.

11-Arkivimin e të gjithë materialeve për administrimin dhe privatizimin e pronave.

12-Përgatitjen e informacioneve dhe propozimeve për menyrën e administrimit dhe përdorimit të aseteve të Bashkisë.

13-Mbajtjen e kadastrës dhe statistikës  urbane në bashkëpunim me ZVRPP-Tropoje .

14-Krijimin dhe administrimin e bazës së të dhënave shtetërore të pronave të paluajtshme (inventarët).

15-Kordinimin e punës me Specialistin e Teknologjisë së Informacionit për përditësimin e bazës së të dhënave së pronave.

16-Mbajtjen, administrimin dhe ruajtjen e hartave kadastrale dhe dokumentacionit të pronesise që vërteton të drejtën e pronësisë dhe të drejta të tjera reale mbi pasurinë e paluajtshme.

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori (III-a/1), në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

  • Kriteret e pergjithshme dhe  te posaçme
  • Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e pergjithshme për lëvizjen paralele si vijon:
  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori.
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mire”.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:                                                                    .Niveli minimal i diplomës  master shkencor ose i barazvlefshemm  diplomuar   në  Shkenca  buqesore  dega agronomi, ose shkencat e inxhinjerisë  deget topografi, gjeodezi ose inxhinjeri mjedisi .

  • Te ketë eksperiencë pune të paktën 5 vjetë vjeteris pune ne profesion.

 

  • DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dorazi ose nepermes postes pranë sekertari-arkivit  të Bashkisë Tropojë, dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në

linkun: http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

  • Fotokopjet e diplomës masterit Shkencor ose te barasvlefshme (përfshirë edhe diplomën bachelor) dhe listën e notave.Nëse studimet janë kryer jashtëvendit duhet te sillet  njehsimi i diplomës  nga Mininstria eArsimit dhe e Shkencës.
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë).
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  • Vërtetim të gjëndjes shëndetësore.
  • Vetëdeklarim të gjëndjes gjyqësore.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Vërtetim nga Institucioni që nuk ke masë displinore ne fuqi.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të BashkisëTropojë brenda datës 15.06.2018

.REZULTATET  PËR  FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 18.06.2018.  Njësia e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Tropojë  do të shpallë në Stendën e Informacinit të I nstitucionit të Bashkisë  dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta.Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Njësia e Menaxhimit , për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail),ndërsa lista e verifikuar e kandidateve do të shpallet me dt.25.06.2018.                                                                                                                                    Po  në këtë date kandidatët do të njoftohen për datën,vendin dhe orën e saktë se ku do të zhvillohet intervista  me gojë.

.FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET  KONKURIMI.                                                                                                                                            Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:                                                                                               1-Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.                                                                                                             2-Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”i ndryshuar .                                                                                                3-Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”,”                                                                                                                         4-Kodi i Procedurave Administrative.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                         6-Ligji nr.7501 dt.19.07.1991 “Per token bujqesore” i ndryshuar                                                                                            7-VKM nr 230 dt.23.7.1991 “Per krijimin e komisionit ndarjes tokes “ ndryshuar                                                     8-Vkm nr. 255 dt. 02.08.1991 “Per kriteret e ndarjes tokes bujqesore “Indryshuar                                                                            9-VKM nr 253 dt.6.03.2013 “Për percaktimin e procedures te plotesimit te AMTP                                                                                                                                                                                      10-VKM nr 994 dt.09.12.2015 “Per procedurat e Regjistrimit  te akteve  te marrjes tokes ne pronesi.

      MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar,kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv.                                                                                                                                                       Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike. www.dap.gov.al” ne linkun :  http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT  Në përfundim të testit me shkrim dhe intervistes strukturuar me gojë  të kandidatëve, njoftimi ipër fituesin do të shpallet në Stendën e Informacionit  të Bashkisë Tropojë dhe në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

2.-NGRITJA NE DETYRE  NË SHËRBIMIN CIVIL                                                                                                 Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së   ngritjes ne detyrë  në shërbimin civil për kategorinë e ulet drejtuse,.Këtë informacion do ta merrni në Portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe në Stendën e Informacionit të Bashkisë Tropojë pas përfundimit të konkurimit të kandidateve në lëvizjen paralele, informacion te cilin do ta merrni  nga dt.. 30.06.2018 e ne vazhdim

 2.1- KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NE DETYRË NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

a – Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda kategorisë  IV-a
b – Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c – Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:                                                                   .Niveli minimal i Diplomës  Master Shkencor ose i barazvlefshemm  diplomuar   në  Shkenca  buqesore  dega agronomi, ose shjkencat e inxhinjerisë  deget topografi, gjeodezi ose inxhinjeri mjedisi

Të ketë eksperiencë pune të paktën 5 vjet  ne profesion

2.2- DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT                                                                  Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor) nëse studimet janë kryer jashtë shtetit duhet të përcillet edhe njësimi i diplomes nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve.
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë).
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore.
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
  • Kopje te Vlersimit fundit nga eprori  direkt
  • Vertetim qe nuk ka masë disiplinore ne fuqi nga institucioni ku punon..
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore, Bashkia Tropojë ose nëpërmjet shërbimit postar.                                                            Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës 20.06.2018

2.3- REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 30.06.2012 Bashkia Tropojë do të shpallë në Stendën e Inforacionit të Bashkisë Tropojë dhe në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën paraprake të kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes ne detyrë ose pranimit në kategorinë e ulet drejtuese.                                                                                                                                    Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet  per kulifikim dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Tropojë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).Ndërsa me dt.10.07.2018 do të shpallet lista e verifikuar e kandidateve konkurues që vazhdojnë konkurimin si dhe vendin, datën  dhe oren e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistën e strukturuar  me gojë.

2.4- FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË  MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

1-Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.                                                                                                             2-Ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”i ndryshuar .                                                                                                3-Ligjin nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”,”                                                                                                                         4-Kodi i Procedurave Administrative.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                         6-Ligji nr.7501 dt.19.07.1991 “Per token bujqesore” i ndryshuar                                                                                            7-VKM nr 230 dt.23.7.1991 “Per krijimin e komisionit ndarjes tokes “ ndryshuar                                                     8-Vkm nr. 255 dt. 02.08.1991 “Per kriteret e ndarjes tokes bujqesore “Indryshuar                                                                            9-VKM nr 253 dt.6.03.2013 “Oer percaktimin e procedures te plotesimit Te AMTP                                                                                                                                                                                      10-VKM nr 994 dt.09.12.2015 “Per procedurat e Regjistrimit  te akteve  te marrjes tokes ne pronesi.

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

2.5 -MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE                                                                                            Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20  pikë.
  • Testimi me shkrim, deri në  40  pikë;
  • Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40  pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike. www.dap.gov.al” :  http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

2.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

.-Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në “portalin e sherbimit  kombetare te punesimit ” për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive: ­ për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak, ­ datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;                                                                                                                                                                             -Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë te cilet nuk kualifikohen do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).                                                          -Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme Portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit” dhe Stendën e Informacionit të Puiblikut të Bashkisë Tropojë duke filluar nga data 30.06.2018  e në vazhdim.                                                                                                                           – Në përfundim të konkurimit Bashkia Tropojë  do të shpallë fituesin në në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”  dhe  Stendën e Informacionit  të Publikut  të Bashkisë.

SEKTORI I BURIMEVE NJEREZORE