Bashkia Tiranë

 

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
NGRITJE NË DETYRË
NË KATEGORINË E MESME DHE E ULËT DREJTUESE

422- Drejtor – Drejtoria e Planifikimit te Territorit, Drejtoria e Pergjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit te Territorit, Bashkia Tiranë, – Kategoria: II-b

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Tiranë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë për pozicionin:

422- Drejtor – Drejtoria e Planifikimit te Territorit, Drejtoria e Pergjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit te Territorit, Bashkia Tiranë, – Kategoria: II-b

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

LËVIZJE PARALELE

16/3/2019

 

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

NGRITJE NË DETYRË

21/3/2019

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

  • Bashkëpunon në hartimin dhe rishikimin e dokumentave të planifikimit të territorit në përputhje të plotë me Planin e Përgjithshëm Kombëtar, në përputhje me planet sektoriale dhe planet e detajuara për zonat me rëndësi Kombëtare, si dhe duke iu
    përmbajtur normave teknike të planifikimit të territorit;
    • Planifikon dhe nxit zhvillimin e qëndrueshëm të territorit nëpërmjet përdorimit racional të tokës dhe burimeve natyrore;
    • Bashkëpunon për përgatitjen e vendimarrjes të Kryetarit të Bashkisë lidhur me aplikimet për leje zhvillimi në territorin administrativ të Bashkisë;
    • Koordinon në bashkëpunim me drejtori të tjera dhe konsulente nga jashtë bashkisë, nisma për hartimin dhe rishikimin e dokumentave vendore të planifikimit;
    • Koordinon, në bashkëpunim me drejtori të tjera dhe konsulente nga jashtë bashkisë, nisma për hartimin dhe rishikimin e dokumentave në nivel vendor;
    • Përcjell dhe asiston në prezantime të dokumentave vendore të planifikimit pranë AKPT-së, për të verifikuar përputhshmërinë me Planin e Përgjithshëm Kombëtar dhe normat teknike të planifikimit;
    • Harton termat e referencës për instrumentët e planifikimit, përcakton linjat guidë për zbërthimin e mëtejshëm të instrumentave;
    • Siguron cilësi në hartimin e planeve të detajuara vendore, nëpërmjet realizimit të një diskutimi dhe bashkërendimi me çdo autoritet të planifikimit dhe palë të interesuar, përpara fillimit dhe shkresor i cili ruhet, mirëmbahet, administrohet dhe përditësohet në
    mënyrë të pavarur nga autoritetet e planifikimit;
    • Përditëson gjëndjen në terren dhe harton gentplane të ndryshme për leje zhvillimi;

1

LEVIZJE PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1

KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

Te kete perfunduar Arsimin e Larte ne deget Inxhinieri Ndertimi/ Arkitekture, niveli minimal i Diplomes Master Shkencor.
Te kete eksperience pune mbi 3 vjet

1.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://lgu.dap.gov.al/CVTemplate_jeteshkrimi_standard.docx

b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
https://lgu.hrm.gov.al/

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës: 16/3/2019

1.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 18/3/2019, Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, do të shpallë në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në stendat e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

a- Njohuritë mbi ligjin nr.139/2015 për Vetëqëverisjen Vendore;
b- Ligji nr 152/2013 “Për nëpunësin Civil”, i ndryshuar;
c- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
d- Ligji Nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit“  me te gjitha ndryshimet
e- Ligji Nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit“ i ndryshuar
f- Ligji Nr. 9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, i ndryshuar

1.5

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

1.6

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, do të shpallë fituesin në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës nëkëtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së email).

2

NGRITJA NE DETYRE

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.Këtë informacion do ta merrni në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut, duke filluar nga data 21/3/2019

2.1

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

a – Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda kategorisë
b – Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c – Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

Te kete perfunduar Arsimin e Larte ne deget Inxhinieri Ndertimi/ Arkitekture, niveli minimal i Diplomes Master Shkencor.
Te kete eksperience pune mbi 3 vjet

2.2

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://lgu.dap.gov.al/CVTemplate_jeteshkrimi_standard.docx
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
https://lgu.hrm.gov.al/

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për procedurën e ngritjes në detyrë duhet të bëhet brenda datës: 21/3/2019

2.3

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 31/3/2019, Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, do të shpallë në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në stendat e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

a- Njohuritë mbi ligjin nr.139/2015 për Vetëqëverisjen Vendore;
b- Ligji nr 152/2013 “Për nëpunësin Civil”, i ndryshuar;
c- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
d- Ligji Nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit“  me te gjithe ndryshimet
e- Ligji Nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit“ i ndryshuar
f- Ligji Nr. 9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, i ndryshuar

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë

2.6

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Tiranë, do të shpallë fituesin në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës nëkëtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së email).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit ne Shërbim Civil në kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure duke filluar nga data 31/3/2019.

 

Lëvizje paralele

Ngritje në detyrë