BASHKIA SKRAPAR

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

 

Në zbatim të nenit 26, të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Sektori i Burimeve Njerëzore në Bashkinë  Skrapar,shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranim ne sherbimin civil, për pozicionin :

 

* 1 (një) ,Specialist i Prokurimeve/menaxhimit te aseteve , Kategoria e pagës  IVa .

Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

LËVIZJE PARALELE

24/5/2018

 

Afati për dorëzimin e dokumentave për:

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

29/5/2018

 

 

Përshkrimi i pergjithshem i punës:

 

 

  1. Mban kontakte të rregullta me anëtarët e komisionit të propozuar nga Kryetari i Entit Prokurues dhe i vë në dijeni për datën, vendin dhe oren në të cilën do të mblidhet Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.
  2. Harton dokumentacionin e tenderit së bashku me komisionin përkatës, për zbatimin e procedurave të prokurimit sipas kërkesave të parashikuara në ligj.
  3. Mban dhe kontrollon në çdo kohë projektet dhe preventivat që kanë të bëjnë me prokurime të infrastrukturës, ndertimeve, sherbimeve dhe blerjeve.
  4. Mban të azhornuar listë shoqërish të specializuara në projekte të infrastrukturës për procedura të ndryshme prokurimi, në mbështetje të legjislacionit përkatës.
  5. Mban të azhornuar listën e çmimeve mbi zëra të preventivave duke bashkëpunuar me organe të specializuara për projektet e infrastrukturës.
  6. Vë në dispozicion te kandidatëve dokumentat e tenderit të miratuara nga Komisioni brenda afateve të parashikuar në Ligj.
  1. Sqaron kandidatët që kanë tërhequr dokumentacionin për tender mbi çdo paqartësi që mund të kenë gjatë hartimit të ofertave në lidhje me dokumentacionin e vënë në dispozicion nga Enti Prokurues.

 

I – LËVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë  për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

1.- Kushtet për levizjen paralele dhe kriteret e veçanta.

Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :

 

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon.
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv , mirë /shumë mire

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. . Të zotërojnë diplomë të nivelit “ Bachelor” në degën e Drejtësisë, mesuesise, shkencave sociale. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të ketë  eksperiencë  pune mbi 2 vjet
  3. Tjetër: Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe njohuri,të programeve bazë  kompjuterike Word dhe Exel.

 

2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Sektorit te Burimeve Njerëzore  te Bashkisë Skrapar  dokumentat si më poshtë:

 

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjendet ne faqen zyrtare te DAP, www. dap.gov.al.
  • Fotokopje të diplomës.
  • Fotokopje e listës së notave. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëherë aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
  • Çertifikata të kualifikimeve apo trajnimeve të ndryshme.
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës së huaj.
  • Fotokopje letërnjoftimi.

 

Dokumentat e mësipërme duhet të dorëzohen  brenda datës  24.05.2018

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Duke  filluar  nga  data  25.05.2018 Sektori i Burimeve Njerëzore  i Bashkisë Skrapar,  do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe  në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Sektori i Burimeve Njerëzore i Bashkisë Skrapar  , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

Ankesat nga kandidatet paraqiten ne Sektorin e Burimeve Njerezore brenda 3 diteve pune nga shpallja e listes dhe ankuesi merr pergjigje brenda 3 diteve pune nga data e depozitimit te saj.

 

4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

 

Kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre mbi:

  1. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”.
  2. Njohuritë mbi Ligjin Nr.152/2013, , “Per Nepunesin Civil” i ndryshuar,
  3. Njohuri mbi Ligjin Nr. 8503, datë 30.06.1999, “Për informimin e dokumentave zyrtare”,.
  4. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8116, date 29.03.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
  5. Ligji nr.7961 date 1207.1995 “Kodi I Punes I Republikes se sShqiperise” I ndryshuar,
  6. Njohurite mbi Kodin Penal dhe Kodi i Procëdurës penale,etj.

 

 

Kandidatët do të vlerësohen edhe në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pergjithshem të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:

 

  • 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar (20 pikë – përvoja; 10 pikë – trajnimet ose kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse ; 10 pikë – vlerësimet e rezultateve individuale në punë ).

 

  • 60 pikë intervista me gojë.

 

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i sukseshëm .

 

 

6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Sektori i Burimeve Njerëzore  ne Bashkisë Skrapar, do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”  dhe në stendën e informimit të publikut.  Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

 

II PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut, duke filluar nga data 21/05/2018.

 

KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a- Të zotërojnë diplomë të nivelit “ Bachelor” në Drejtesi, shkenca sociale , mesuesi.

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Sekorit te Burimeve Njerëzore  e Bashkisë Skrapar,  dokumentat si më poshtë:

 

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjendet ne faqen zyrtare te DAP, www. dap.gov.al.
  • Fotokopje të diplomës.
  • Fotokopje e listës së notave. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëherë aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
  • Çertifikata të kualifikimeve apo trajnimeve të ndryshme;
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës së huaj;
  • Fotokopje letërnjoftimi.

 

Dokumentat e mësipërme duhet të dorëzohen  brenda datës 29.05.2018

 

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Duke  filluar  nga  data  08.06.2018, Sektori i Burimeve Njerëzore  e Bashkisë Skrapar, do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe  në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritjen në detyrë do të njoftohen individualisht nga Sektori i Burimeve Njerëzore  e Bashkisë Skrapar  , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

 

Ankesat nga kandidatet paraqiten ne Sektorin e Burimeve Njerezore brenda 5 diteve pune nga shpallja e listes dhe ankuesi merr pergjigje brenda 5 diteve pune nga data e depozitimit te saj.

 

 

4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”.
  2. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 152/2013, , “Për Nepunesin Civil” i ndryshuar,
  3. Njohuri mbi Ligjin Nr. 8503, datë 30.06.1999, “Per informimin e dokumentave zyrtare”,.
  4. Njohuritë mbi Ligjin Nr. 8116, date 29.03.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
  5. Ligji nr. 7961 date 12.07.1995 “Kodi I Punes I Republikes se Shqiperise” I ndryshuar,
  6. Njohurite mbi Kodin Penal dhe Kodin e Procedures Penale..

 

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

 

 

 

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore – Bashkia Skrapar do të shpallë fituesin në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe stendat e informimit të publikut. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës nëkëtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së email).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit ne Shërbim Civil në kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen elektronike të Portalit të Vëndeve Vakante të Pushtetit Vendor, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure duke filluar nga data 08/06/2018.

 

Lëvizje paralele

Pranim në shërbimin civil

KRYETARI I BASHKISE

Nesim SPAHIU