Në zbatim të nenit 25 dhe të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe të Kreut II dhe III  të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Korçë shpall procedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë e ulët drejtuese, për pozicionin:

  • 1 (një) Specialist per Kordinimin e Integrimit Europian, kategoria IV-a, Lloji i diplomës “Bachelor” ose “Master Shkencor”.

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele

Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton vakant, atëherë është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes ne detyre dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil.

Për të gjitha  procedurat (lëvizje paralele, ngritjen në detyrë dhe pranim nga jashtë  shërbimit civil) aplikohet në të njëjtën kohë.

Afati për dorëzimin e dokumentave për LEVIZJE PARALELE: 18.11.2019

Afati për dorëzimin e dokumentave për PRANIM NGA JASHTË : 25.11. 2019

Për më tepër klikoni në linkun bashkëngjitur  : shpallje-per-Pergjigjes-per-Sekt.-e-Integrimit-Europian 07.11.2019