REPUBLIKA E SHQIPËRISË AVOKATI I POPULLIT Sekretari i Përgjithshëm Adresa: Bulevardi: “ZhanD’Ark” Nr.2 Tel/Fax:+355 4 2380 300/315 Tiranë, Shqipëri E-mail: ap@avokatipopullit.gov.al www.avokatipopullit.gov.al
Nr._____Prot Tiranë___/___2019
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL NË KATEGORINË E MESME DREJTUESE
Ne zbatim të nenit 26 të Ligjit nr.152/2013, “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar si dhe të Kreut II dhe të III-të të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për Plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”, i ndryshuar, Institucioni i Avokatit të Popullit shpall procedurat e Lëvizjes Paralele, Ngritjes në Detyrë dhe Pranimit nga Jashtë Shërbimit Civil, për pozicionin:
1 (një) Përgjegjës, i Sektorit të IT-së dhe Pritjes së Qytetarëve, në Drejtorinë e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Kategoria e pagës III-a)
PËR TË TRE PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
Pozicioni i mësipërm i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e Lëvizjes Paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së Lëvizjes Paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, atëhere ai është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet Procedurës së Ngritjes në Detyrë.
Afati për aplikimi për Lëvizje Paralele është deri në datë: 07.06.2019
Afati për aplikim për Ngritje në Detyrë dhe Pranim nga Jashtë Shërbimit Civil është deri në datë: 12.06.2019
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin Përgjegjës, në Sektorin e IT-së dhe Pritjes së Qytetarëve.
1. Menaxhimi, mirëmbajtja dhe përpunimi i informacionit nëpërmjet programeve që ka në zotërim Institucioni i Avokatit të Popullit, 2. Administrimi dhe ruajtja e bazave të të dhënave, përcaktimi dhe krijimi i strukturave funksionale për përdorimin afatgjatë të programeve si dhe realizimi i përshtatjeve të ndryshme në program për të përmirësuar rregjistrimin, trajtimin dhe nxjerrjen e informacionit. 3. Menaxhimi, administrimi, mirëmbajtja e rrjetit kompjuterik, kompjuterave, printerave, kamerave apo aparateve të tjera elektronike si dhe administrimi dhe mirëmbajtja e rrjetit telefonik. 4. Menaxhimi, administrimi, mirëmbajtja e serverave si dhe asistence teknike per kompjuterat dhe rrjetin. 5. Administrimi i sigurisë së informacionit në rrjetat kompjuterike. 6. Menaxhimi dhe administrimi i sistemit DocuLive, faqes së Web-it, aplikacionit të Avokatit të Popullit, si dhe faqeve të Institucionit të Avokatit të Popullit, në rrjetet sociale. 7. Eksperiencë në mirëmbajtjen e infrastrukturës së serverave dhe menaxhimin e sistemeve. Konkretisht në:  Wind server (2003, 2008/2008 R2, 2012)  Microsoft Active Directory 2012  Microsoft Exchange Server, preferohet 2013  Oracle  Hyper-V 8. Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave dhe statistikave për Raportet e ndryshme të Institucionit. 9. Trajnimi i vazhdueshëm i stafit në lidhje me përdorimin e programeve. 10. Organizimi i punës në Zyrën e Pritjes së Qytetarëve dhe në Zyrat RajonaleVendore të AP për marrjen e ankesave. Ndjekja e ecurisë dhe performances së tyre dhe raportimi periodik tek eprorët për punën e kryer. 11. Zbatimi me përpikmëri dhe brënda afateve i të gjitha detyrave që ngarkohen nga titullari.
I. LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm Nëpunësit Civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet, pjesë e Shërbimit Civil.
Kushtet për Lëvizjen Paralele dhe kriteret e veçanta për pozicionin “Përgjegjës i IT-së dhe Pritjes së Qytetarëve”.
Kandidati për Lëvizjen Paralele duhet të plotësojë kushtet si më poshtë vijon:
1. Të jetë nënpunës Civil i konfirmuar, brënda së njëjtës kategori (Kategoria III-a). 2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument të lëshuar nga institucioni); 3. Të ketë të paktën një vlerësim pozitv “Shumë Mirë” ose “Mirë”.

Kriteret e Veçanta
1. Të zotërojë Diplomë të nivelit “Master Shkencor” në degën Inxhinieri Elektronike, Shkenca Kompjuterike, Shkenca Informatike. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njejtën fushë. 2. Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në fushën e kërkuar. 3. Preferohet të zotërojnë të paktën një certifikatë për sistemet operative, administrim rrjetesh, data base etj. 4. Të ketë njohuri të gjuhës angleze të vërtetuar me dëshminë përkatëse.
2. Dokumentacioni, Mënyra dhe Afati i Dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) ose Zyrës së Protokollit në Institucionin e Avokatit të Popullit, dokumentat si më poshtë vijojnë:
1. Letër motivimi për aplikimin për vendin vakant si dhe një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit të shoqëruar me një adresë aktive e-mail; 2. Jetëshkrim të plotësuar në përputhje me dokumentin tip të cilin e gjeni në link: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard; 3. Fotokopje të diplomës ose diplomave të studimeve universitare; 4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 5. Fotokopje të Letërnjoftimit (ID); 6. Vërtetim të Gjendjes Shëndetësore; 7. Vetëdeklarim të Gjendjes Gjyqësore; 8. Vlerësimin e fundit në punë; 9. Aktin e fundit të emërimit në pozicionin aktual, në të cilin të përcaktohet edhe kategoria e pozicionit, ose në pamundësi një vërtetim nga institucioni lidhur me pozicionin aktual të kandidatit dhe kategorinë përkatëse. 10. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi; 11. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërdrejt në Institucionin e Avokatit të Popullit Brenda datës 07.06.2019.
3. Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) në Institucionin e Avokatit të Popullit do të bëjë verifikimin paraprak të kandidatëve, që përmbushin kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurim
dhe do të shpallë në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit (www.avokatipopullit.gov.al), listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e Lëvizjes Paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën kohë kandidatët që nuk plotësojnë kërkesat e Lëvizjes Paralele të përcaktuara në shpalljen për konkurim, do të renditen në një listë të veçantë në të cilën sqarohen edhe arsyet e mosplotësimit të këtyre kërkesave. Kjo listë nuk do të publikohet por administrohet nga Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) e cila do të njoftojë në mënyrë individuale, nëpërmjet adresës së e-mail, kandidatët që nuk janë kualifikuar.
Çdo kandidat ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve, (Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) brënda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e shpalljes së listës dhe njoftimit individual. Ankuesi merr përgjigje brënda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit.
4. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista
Kandidatët që konkurojnë për pozicionin “Përgjegjës, në Sektorin e IT-së dhe Pritjes së Qytetarëve” do të vlerësohen në lidhje me:
1. Njohuritë mbi Ligjin nr.8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar; 2. Njohuritë mbi Ligjin nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; 3. Njohuri mbi Ligjin nr.10325, datë 23.9.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore”; 4. Njohuri mbi Ligjin nr.10273, datë 29.4.2010, “Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar; 5. Njohuri mbi Ligjin nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; 6. Njohuri mbi legjislacionin për krimin kibernitik (www.akshi.gov.al/Legjislacioni). 7. Rregullore për përdorimin e postës elektronike në administratën publike. 8. Legjislacioni në fuqi në lidhje me sigurinë e infromacionit (https://cesk.gov.al/legjislacioni/index.html)
5. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
1. Dokumentacionin e dorëzuar, deri në 40 pikë. 2. Intervistën e strukturuar, deri në 60 pikë.
Vlerësimi i dokumentacionit:
Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, përvojën, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
1. Njohuritë, aftësitë, kompetencat në lidhje me përshkrimin e punës, sipas fushës së njohurive; 2. Eksperiencat e tyre të mëparshme; 3. Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikët, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr.2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike. http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
6. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore) do të shpallë fituesin në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit (www.avokatipopullit.gov.al), dhe në këndin e njoftimeve të publikut të Institucionit. Të gjithë kandidatët pjesmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike.
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në numrin e telefonit 042380334 ose në adresën: Avokati i Popullit, Bulevardi “Zhan’ Dark” nr.2, Tiranë.
II. Ngritja në Detyrë
Vetëm në rast se pozicioni i publikuar në këtë shpallje, në përfundim të Procedurës së Lëvizjes Paralele, rezulton se është ende vakant, atëhere ky pozicion ështëi vlefshëm për konkurimin nëpërmjet Procedurës së Ngritjes në Detyrë dhe Pranimit nga Jashtë Shërbimit Civil
Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit, duke filluar nga data 22/06/2019.
Për procedurën e ngritjes në detyrë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunës civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një Institucion tjetër të Shërbimit Civil, që plotësojnë kushtet për Ngritjen në Detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin vakant.
1. Kushtet për Ngritje në Detyrë dhe kriteret e veçanta për pozicionin “Përgjegjës, në Sektorin e IT-së dhe Pritjes së Qytetarëve”
Kandidati për Ngritje në Detyrë duhet të plotësojë kushtet si më poshtë vijon:
1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brënda kategorisë III-a ose III-a/1. 2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga Institucioni) 3. Të ketë të paktën vlerësimin e fundit mirë ose shumë mirë;
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
1. Të zotërojë Diplomë të nivelit “Master Shkencor” në degën Inxhinieri Elektronike, Shkenca Kompjuterike, Shkenca Informatike. Edhe diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë në të njejtën fushë. 2. Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në fushën e kërkuar. 3. Preferohet të zotërojnë të paktën një certifikatë për sistemet operative, administrim rrjetesh, data base etj. 4. Të ketë njohuri të gjuhës angleze të vërtetuar me dëshminë përkatëse
2. Dokumentacioni, Mënyra dhe Afati i Dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) ose Zyrës së Protokollit në Institucionin e Avokatit të Popullit, dokumentat si më poshtë vijon:
a. Letër motivimi për aplikimin për vendin vakant si dhe një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit të shoqëruar me një adresë aktive e-mail; b. Jetëshkrim të plotësuar në përputhje me dokumentin tip të cilin e gjeni në link: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard; c. Fotokopje të diplomës ose diplomave të studimeve universitare; d. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); e. Fotokopje të Letërnjoftimit (ID); f. Vërtetim të Gjendjes Shëndetësore; g. Vetëdeklarim të Gjendjes Gjyqësore; h. Vlerësimin e fundit në punë; i. Aktin e fundit të emërimit në pozicionin aktual, në të cilin të përcaktohet edhe kategoria e pozicionit, ose në pamundësi një vërtetim nga institucioni lidhur me pozicionin aktual të kandidatit dhe kategorinë përkatëse. j. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi; k. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërdrejt në Institucionin e Avokatit të Popullit Brenda dates 12.06.2019.
3. Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Në datën 22/06/2019, Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) në Institucionin e Avokatit të Popullit do të bëjë verifikimin paraprak të kandidatëve, që përmbushin kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurim dhe do të shpallë në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit (www.avokatipopullit.gov.al), listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e Ngritjes në Detyrë dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën kohë, kandidatët që nuk plotësojnë kërkesat e përcaktuara në shpalljen për konkurim, do të renditen në një listë të veçantë në të cilën sqarohen edhe arsyet e mosplotësimit të këtyre kërkesave. Kjo listë nuk do të publikohet por administrohet nga Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) e cila do të njoftojë në mënyrë individuale, nëpërmjet adresës së e-mail, kandidatët që nuk janë kualifikuar.
Çdo kandidat ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve, (Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e shpalljes së listës dhe njoftimit individual. Ankuesi merr përgjigje brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit.
4. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë mbi të cilat do të vlerësohen kandidatët
Kandidatët që konkurojnë për pozicionin “Përgjegjës, në Sektorin e IT-së dhe Pritjes së Qytetarëve” do të vlerësohen në lidhje me:
1. Njohuritë mbi Ligjin nr.8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar; 2. Njohuritë mbi Ligjin nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; 3. Njohuri mbi Ligjin nr.10325, datë 23.9.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore”; 4. Njohuri mbi Ligjin nr.10273, datë 29.4.2010, “Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar; 5. Njohuri mbi Ligjin nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; 6. Njohuri mbi legjislacionin për krimin kibernitik (www.akshi.gov.al/Legjislacioni). 7. Rregullore për përdorimin e postës elektronike në administratën publike. 8. Legjislacioni në fuqi në lidhje me sigurinë e infromacionit (https://cesk.gov.al/legjislacioni/index.html)
5. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
– Vlerësimi me shkrim sipas fushës së njohurive, deri në 40 pikë – Intervista e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë
– Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikët, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr.2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike. 6. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore) do të shpallë fituesin në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit, në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit (www.avokatipopullit.gov.al), dhe në këndin e njoftimeve të publikut të Institucionit. Të gjithë kandidatët pjesmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike.
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në numrin e telefonit 042380334 ose në adresën:
Avokati i Popullit, Bulevardi “Zhan’ Dark” nr.2, Tiranë.
III-Pranimi në Shërbimin Civil
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpallje, në përfundim të Procedurës së Lëvizjes Paralele rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet Procedurës së Pranimit në Shërbimin Civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të popullit, duke filluar nga data 22.06.2019
1. Kushtet dhe kriteret e veçanta për Pranim në Shërbimin Civil në pozicionin “Përgjegjës, në Sektorin e IT-së dhe Pritjes së Qytetarëve”:
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të Shërbimit Civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të Ligjit nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil janë:
1. Të jetë shtetas shqiptar; 2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; 4. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 5. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; 6. Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

1. Të zotërojë Diplomë të nivelit “Master Shkencor” në degën Inxhinieri Elektronike. 2. Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në fushën e kërkuar. 3. Preferohet të zotërojnë të paktën një certifikatë për sistemet operative, administrim rrjetesh, data base etj. 4. Të ketë njohuri të gjuhës angleze të vërtetuar me dëshminë përkatëse
2. Dokumentacioni, Mënyra dhe Afati i Dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) ose Zyrës së Protokollit në Institucionin e Avokatit të Popullit, dokumentat si më poshtë vijon:
1. Letër motivimi për aplikimin për vendin vakant si dhe një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit të shoqëruar me një adresë aktive e-mail; 2. Jetëshkrim të plotësuar në përputhje me dokumentin tip të cilin e gjeni në link: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard; 3. Fotokopje të diplomës ose diplomave të studimeve universitare; 4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 5. Fotokopje të Letërnjoftimit (ID); 6. Vërtetim të Gjendjes Shëndetësore; 7. Vetëdeklarim të Gjendjes Gjyqësore; 8. Vlerësimin e fundit në punë; 9. Aktin e fundit të emërimit në pozicionin aktual, në të cilin të përcaktohet edhe kategoria e pozicionit, ose në pamundësi një vërtetim nga institucioni lidhur me pozicionin aktual të kandidatit dhe kategorinë përkatëse. 10. Vërtetim nga Institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi; 11. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërdrejt në Institucionin e Avokatit të Popullit Brenda datës 12.06.2019
3. Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak
Drejtoria e Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) në Institucionin e Avokatit të Popullit do të bëjë verifikimin paraprak të kandidatëve, që përmbushin kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, të përcaktuara në shpalljen për konkurim dhe do të shpallë në Portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit (www.avokatipopullit.gov.al), listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën kohë, kandidatët që nuk plotësojnë kërkesat e përcaktuara në shpalljen për konkurim, do të renditen në një listë të veçantë në të cilën sqarohen edhe arsyet e mosplotësimit të këtyre kërkesave. Kjo listë nuk do të publikohet por administrohet nga Drejtoria e Financës, Shërbimeve
dhe Pritjes së Qytetarëve (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) e cila do të njoftojë në mënyrë individuale, nëpërmjet adresës së e-mail, kandidatët që nuk janë kualifikuar.
Çdo kandidat ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Drejtorisë së Financës, Shërbimeve dhe Pritjes së Qytetarëve, (Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) brënda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e shpalljes së listës dhe njoftimit individual. Ankuesi merr përgjigje brënda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit.
4. Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë mbi të cilat do të vlerësohen kandidatët
Kandidatët që konkurojnë për pozicionin e “Përgjegjës, në Sektorin e IT-së dhe Pritjes së Qytetarëve”, do të vlerësohen në lidhje me:
1. Njohuritë mbi Ligjin nr.8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, i ndryshuar; 2. Njohuritë mbi Ligjin nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; 3. Njohuri mbi Ligjin nr. 10325, datë 23.9.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore”. 4. Njohuri mbi Ligjin nr. 10273, datë 29.4.2010, “Për dokumentin elektronik”, i ndryshuar. 5. Njohuri mbi Ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar 6. Njohuri mbi legjislacionin për krimin kibernitik (www.akshi.gov.al/Legjislacioni). 7. Rregullore për përdorimin e postës elektronike në administratën publike. 8. Legjislacioni në fuqi në lidhje me sigurinë e infromacionit (https://cesk.gov.al/legjislacioni/index.html)
5. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
1. Vlerësimi me shkrim sipas fushës së njohurive, deri në 40 pikë 2. Intervista e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë 3. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikët, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr.2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike.