Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për Nëpunësin  Civil”, i ndryshuar  neni 22, 25  si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin,  lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, ndryshuar me të fundit nr. 746, datë 19.12.2018;

 

Autoriteti i Konkurrencës  njofton se:

 

Pas vlerësimit paraprak të dokumenteve të kandidatëve që plotësojnë kërkesat e veçanta dhe të përgjithshme  të paraqitura pranë Autoritetit të Konkurrencës, për dy pozicionet:

 

Inspektor në Drejtorinë  Juridike dhe Çështjeve  Gjyqësore dhe

Inspektor ne Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve të Shërbimit Jo/prodhuese;

 

rezulton se nuk është paraqitur asnjë kandidat për plotësimin e këtyre dy  pozicioneve me lëvizje paralele.

 

Procedurat për lëvizje paralele  për të dy pozicionet mbyllen pa asnjë kandidat.

 

Plotësimi i dy pozicioneve të mësipërme do të vazhdojë, sipas procedurave “Për pranim në shërbimin civil”

 

Kandidaturat e paraqitura që plotësojnë kërkesat e veçanta dhe të përgjithshme për plotësimin e pozicionit Inspektor në Drejtorinë  Juridike dhe Çështjeve Gjyqësore  sipas procedurave për pranimin në shërbimin civil janë sa më poshtë:

 

Asimina Baxheli

Ilir Dhimitri

Vilma Doçi (nëse bie dëshminë e penalitetit dhe raport mjekësor)

 

Kandidatura e paraqitur që plotëson kërkesat e veçanta dhe të përgjithshme për plotësimin e pozicionit, Inspektor në Drejtorinë  e Mbikëqyrjes së Tregjeve të Shërbimit Jo/Prodhuese  sipas procedurave për pranimin në shërbimin civil është:

 

Vasken Spiru

 

Konkurrimi për pozicionin Inspektor në Drejtorinë Juridike dhe Çështjeve Gjyqësore do të   zhvillohet në datën 02.10.2019, ora 10.00 në mjediset e Autoritetit të Konkurrencës.

 

Konkurimi për pozicionin, Inspektor në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Tregjeve të Shërbimit Jo/Prodhuese do të zhvillohet në datën 02.10.2019 ora 12.00 në mjediset e Autoritetit të Konkurrencës.