SHPALLJE PËR një vend të lire pune,

LËVIZJE PARALELE DHE NGRITJE NE DETYRE

Drejtor  në Drejtorinë e Mbikqyrjes  se Tregjeve Prodhuese

Kategoria e pagës II-b

 

Në zbatim të nenit 25 dhe të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, ndryshuar me të fundit nr.748, datë 19.12.2018;  Autoriteti i Konkurrences shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë për pozicionin:

  • Drejtor në Drejtorinë e Mbikqyrjes së Tregjeve Prodhuese
  • Kategoria e pagës II-b
Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele!

Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

 

 

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë ) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumentave: 11 Mars 2019

*Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit është i njëjtë për të dyja procedurat.

 

 


 

 Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin e mësipërm  është:

Mbikqyrja e tregjeve prodhuese ku bëjnë pjesë por nuk kufizohen, këto tregje prodhuese: energjia; gazi dhe karburantetet; ndërtimi; pyjet; industria nxjerrëse dhe minerale; agrikultura/bujqësia; peshkimi; produktet kimike; fasoneria; si dhe çdo veprimtari tjetër prodhuese.

Vlerësimi i pozitës dominuese sipas nenit 8 të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, hetimi nëse një nga ndërmarrjet që operojnë në këto tregje prodhuese abuzon me pozitën dominuese në treg duke sjellë si pasojë  shtrembërimin apo kufizimin e konkurrencës.

Vlerësimi i marrëveshjeve vertikale të këtyre ndërmarrjeve me ndërmarrjet që operojnë në rrjedhën e poshtme të tregut, duke sjellë si pasojë abuzimin me pozitën dominuese në format e kushtëzimit të shitjeve, blerjeve ose rishitjen e produkteve të ofruara.

Vlersimi i marrëveshjeve sipas nenit 4 te ligjit nr.9121, datë 28.07.2003 “Per mbrojtjen e Konkurrences”,  i ndryshuar,marrëveshjet kartel, të cilat caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë çmimet e shitjes apo çdo kusht tjetër tregtimi, kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit etj, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence.

Kjo drejtori do të vlerësojë edhe marrëveshjet e njoftuara për përjashtim nga ndërmarrjet që operojnë në këto tregje prodhuese sipas nenit 5, 6 dhe 7 të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës..

I-Lëvizja paralele

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (kategoria II-b),
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vertetuar me një dokument nga institucioni);
  • Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të jetë diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, të ketë master shkencor, në ekonomiks.
  2. Të zotërojë njohuri shumë të mira profesionale, në fushën e ekonomisë, përpunimit të të dhënave dhe analizave ekonometrike, aftësi për të përcaktuar objektiva dhe prioritete.
  3. Avantazh do të përbëjnë dhe studime apo diploma të tjera pasuniversitare në këtë fushë por dhe në përpunim te dhënash dhe statistika.
  4. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 10-vjet dhe deri ne 7 vjet, në pozicione të nivelit të ulët
  5. Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
  6. Te zoterojë gjuhën angleze dhe një gjuhë e dytë e vendeve të BE përbën avantazh

2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë  përgjegjëse të burimeve njerëzore të Autoritetit te Konkurrences  ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentat si më poshtë:

  1. a) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

  1. b) fotokopje të diplomës;
  2. c) fotokopje të librezës;

ç) çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës  11.03.2019

 

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në datën 12.03.2019, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore të Autoritetit te Konkurrences ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, te ndryshuar.
  2. Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike
  3. Konkurimi do të bazohet në njohjen e ligjshmërisë në fuqi, kryesisht ligjin nr. 9121, datë 28.07.2003 ” Për Mbrojtjen e Konkurrencës” te ndryshuar dhe akteve nën ligjore në zbatim të tij, Politika Kombetare e Konkurrences, Kodin e Procedurave Administrative
  4. Për më shumë: caa.gov.al

 

 

5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës   së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015 të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al

 

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta

6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Autoriteti I Konkurrences do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AK.  Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

 

 

 

 

 

II- Ngritja ne detyre

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes ne detyre.

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë  të gjithë kandidatët që plotësojnë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 26 te ligjit nr 152/2013 “Për nepunesit civil”, I ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes ne detyre

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të jete diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, (preferohet dega Informatike-Ekonomike), të ketë master shkencor  në ekonomiks.
  2. Të zotërojë njohuri shumë të mira profesionale, në fushën e ekonomisë, përpunimit të të dhënave dhe analizave ekonometrike, aftësi për të përcaktuar objektiva dhe prioritete.
  3. Avantazh do të përbëjnë dhe studime apo diploma të tjera pasuniversitare në këtë fushë por dhe në përpunim të dhënash dhe statistika, apo analiza ekonometrike.
  4. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 10-vjet në fushën e konkurrencës.
  5. Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
  6. Të zoterojë gjuhën angleze dhe një gjuhë e dytë e vendeve të BE përbën avantazh
  7. Të zoteroje aftësi të mira të punës në grup

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. a) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

  1. b) fotokopje të diplomës dhe listes se notave;
  2. c) fotokopje të librezës se punes;

ç) çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

  1. d) Vertetimi gjendjes gjyqesore
  2. dh) Numer kontakti dhe adrese vendbanimi

Kandidatët duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentat e cituara më sipër me poste ose dorazi, brenda datës 11.03.2019 në Autoritetin e Konkurrences me adrese: Rruga “Sami Frasheri”, kati IV. Nr.4.

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes ne detyre , do të marrin  informacion në faqen e Autoritetit te Konkurrences, për fazat e mëtejshme të kesaj procedure:

–          për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

–          datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

–          mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Autoritetit te Konkurrences  duke filluar nga data 12.03.2019.