SHPALLJE PËR një vend të lire pune,

LËVIZJE PARALELE DHE NGRITJE NE DETYRE

Drejtor në Drejtorinë e Integrimit dhe Komunikimit

Kategoria e pagës II-b

 

Në zbatim të nenit 25 dhe të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, te ndryshuar si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, te ndryshuar me te fundit nr.748, date19.12.2018, Autoriteti i Konkurrences shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë për pozicionin:

  • Drejtor në “Drejtorinë e Integrimit dhe Komunikimit”
  • Kategoria e pagës II-b
Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele!

Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

 

 

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë ) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumentave: 21 Prill  2019

*Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit është i njëjtë për të dyja procedurat.

 

 


 

 Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin e mësipërm  është:

Ndjekja dhe zbatimi i PKIE-se dhe procesit të integrimit përsa i përket Autoritetit të Konkurrencës, i cili është lider i kapitullit 8 “Politika e Konkurrencës” në procesin e integrimit europian.

Promovimi dhe prezantimi i Autoritetit të Konkurrencës në shkëmbimin e eksperiencave me profesionalizëm dhe shfrytëzimin e praktikave më të mira europiane.

I-Lëvizja paralele

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (kategoria II-b),
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vertetuar me një dokument nga institucioni);
  • Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”, në “Shkencat Juridike”.
  • Të zotërojë njohuri në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare
  • Të zotërojë njohuri shumë të mira profesionale, në fushën e konkurrencës, legjislacionit procedurave administrative, aftësi për të përcaktuar objektiva dhe prioritete.
  • Avantazh do të përbëjnë dhe studime apo diploma të tjera pasuniversitare në këtë fushë.
  • Të kenë eksperiencë pune ne Administraten Publike jo më pak se 4 vjet, në nivelin e mesëm drejtues.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi. .
  • Të zoterojë gjuhën angleze dhe çdo gjuhë e dytë e vendeve të BE përbën avantazh.
  • Të zoteroje aftesi të punës ne grup
  • Të ketë njohuri të gjera dhe aftësi shumë të mira në fushën e integrimit, institucioneve të BE dhe organizatave ndërkombetare, bazat e diplomacisë dhe të drejtës Ndërkombëtare publike.

2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të Autoritetit te Konkurrences  ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentat si më poshtë:

  1. a) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

  1. b) fotokopje të diplomës;
  2. c) fotokopje të librezës;

ç) çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës  21 prill 2019.

 

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në datën 23.04.2019, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore te Autoritetit te Konkurrences ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, te ndryshuar.
  2. Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike
  3. Konkurimi do të bazohet në njohjen e ligjshmërisë në fuqi, kryesisht ligjin nr. 9121, datë 28.07.2003 ” Për Mbrojtjen e Konkurrencës” te ndryshuar dhe akteve nën ligjore në zbatim të tij, Politika Kombetare e Konkurrences, Kodin e Procedurave Administrative
  4. Për më shumë: caa.gov.al

 

5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës   së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015 të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta

6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Autoriteti i Konkurrences do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AK.  Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

 

II- Ngritja ne detyre

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë  të gjithë kandidatët që plotësojnë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 26 te ligjit nr 152/2013 “Për nëpunësit civil”, I ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes ne detyre

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor”, në “Shkencat Juridike”.
  • Të zotërojë njohuri shumë të mira profesionale, në fushën e konkurrencës, legjislacionit procedurave administrative, aftësi për të përcaktuar objektiva dhe prioritete.
  • Avantazh do të përbëjnë dhe studime apo diploma të tjera pasuniversitare në këtë fushë.
  • Të kenë eksperiencë pune ne Administraten Publike jo më pak se 4 vjet, në nivelin e ulet drejtues.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi. .
  • Të zoterojë gjuhën angleze dhe një gjuhë e dytë e vendeve të BE përbën avantazh.
  • Të zoteroje aftesi të punës ne grup
  • Të ketë njohuri të gjera dhe aftësi shumë të mira në fushën e integrimit, institucioneve të BE dhe organizatave ndërkombetare, bazat e diplomacisë dhe të drejtës Ndërkombëtare publike.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. a) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

  1. b) fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
  2. c) fotokopje të librezës së punës;

ç) çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

  1. d) Vertetimi gjendjes gjyqesore
  2. dh) Numer kontakti dhe adrese vendbanimi

Kandidatët duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentat e cituara më sipër me poste ose dorazi, brenda datës 21.04.2019 në Autoritetin e Konkurrences me adrese: Rruga “Sami Frasheri”, kati IV. Nr.4.

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes ne detyre , do të marrin  informacion në faqen e Autoritetit te Konkurrences, për fazat e mëtejshme të kesaj procedure:

–          për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

–          datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

–          mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Autoritetit te Konkurrences  duke filluar nga data 23.04.2019.