NJOFTIM
Për kandidatët që do të testohen për pozicionin e punës :
Përgjegjës i Sektorit të Administrimit të Qendrës Kombëtare dhe Zyrave Rajonale të Monitorimit të SFR –AKEP
I. Procedura : NGRITJE NË DETYRË
Në zbatim të Kreut V të Ligjit nr. 152/2013 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Kreut III të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) njofton se :
– Znj. Eminira Bajrami do të vazhdojnë konkurimin, në procedurën e ngritjes në detyrë.
Konkurimi
– Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 25.02.2019 ora 11:00. – Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 25.02.2019 ora 13:00.
Kandidatet do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjes në Detyre në AKEP, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar, vlerësimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a. 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar b. 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë; c. 40 pikë për vlerësimin me shkrim
Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Administrimit të Qendrës Kombëtare dhe Zyrave Rajonale të Monitorimit të SFR.
Kandidati fitues, është ai që renditet i pari nga kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë (70 % të pikëve). Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikes 23, Kreu II të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të shpallet në datën 26.02.2019.
Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AKEP në datën 27.02.2019.
Njesia Përgjegjëse
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)