Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : ++ 355 4 2259 571, Faks : + 355 4 2259 106, www.akep.al, info@akep.al Faqe 1 / 10
DREJTORIA E SHËRBIMEVE TË BRËNDSHME
NJOFTIM PËR VEND PUNE
SHPALLJE PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA PËR KATEGORINË E ULËT DREJTUESE
Për të dyja procedurat (lëvizje paralele/ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë!
Pozicioni i më sipërm u ofrohet nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se këto pozicione janë ende vakant, ato janë të vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
I. LËVIZJE PARALELE BRENDA SË NJËJTËS KATEGORI
Shpallje për lëvizjen paralele brënda së njejtes kategori për plotësimin e vëndit të lirë të punës në AKEP.
1. Në zbatim të Kreut V të Ligjit nr. 152/2013 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Kreut II të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) shpall procedurat e lëvizjes paralele brënda së njejtës kategori, për pozicionin:
Përgjegjës i Sektorit të Autorizimeve Drejtoria e Autorizimeve Kategoria e pagës III-a
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : ++ 355 4 2259 571, Faks : + 355 4 2259 106, www.akep.al, info@akep.al Faqe 2 / 10

2. Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
– MISIONI :
Siguron zbatimin me profesionalizëm dhe përgjegjësi të funksioneve të njësisë organizative lidhur me dhënien e autorizimeve për ushtrimin e veprimtarisë së subjekteve të interesuara në fushën e komunikimeve elektronike dhe atë postare, sipas parashikimeve ligjore të përcaktuara në legjislacionin material dhe kuadrin rregullator në fuqi.
– QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS:
Përgjegjësi i Sektorit të Autorizimeve përgjigjet përpara Drejtorit të Drejtorisë së Autorizimeve për zbatimin me profesionalizëm dhe përgjegjësi të detyrave funksionale të njësisë organizative lidhur me dhënien e autorizimeve për ushtrimin e veprimtarisë së subjekteve të interesuara në fushën e komunikimeve elektronike dhe atë postare, sipas parashikimeve ligjore të përcaktuara në legjislacionin material dhe kuadrin rregullator në fuqi, me qëllimi përmbushjen e misionit të drejtorisë, objektivave si dhe detyrimeve ligjore dhe rregullatore.
– DETYRAT KRYESORE
Përgjegjësi i Sektorit të Autorizimeve, siguron që:
1. Drejtimi, organizimi dhe koordimi i punës midis specialistëve në përbërje të sektorit që drejon, të garantojë kryerjen në afat, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri të detyrave funksionale, si dhe çdo detyre tjetër të ngarkuar nga eprori direkt në kuadër të fushveprimit të njësisë organizative.
2. T’i japi hollësi Drejtorit të drejtorisë mbi mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit të njoftimit sipas regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm dhe administrit të database të të dhënave të sipërmarrësve në përputhje me përcaktimet ligjore dhe aktet rregullatore të nxjerra nga AKEP për këtë qëllim.
3. T’i japi hollesi Drejtorit të drejtorisë mbi zbatimin e procedurave për dhënien e të drejtave të përdorimit të frekuencave, autorizimeve individuale, autorizimeve për ofrimin e shërbimeve postare etj., të parashikuara në ligj.
4. Raportimi dhe dhënia e informacionit periodik dhe të vazhdueshëm për punën dhe përmbushjen e detyrave të sektorit në kuadër të veprimtarisë së njësisë organizative, të kryhet në afat dhe sipas procedurës së përcaktuar në aktet e nxjerra nga Titullari për këtë qëllim.
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : ++ 355 4 2259 571, Faks : + 355 4 2259 106, www.akep.al, info@akep.al Faqe 3 / 10
5. T’i japi hollësi Drejtorit të Drejtorisë lidhur me problematikën e shfaqur dhe propozimet për përmirësimin e proceseve aplikative online që zbatohen për dhënien e autorizimeve nga AKEP.
6. T’i japi hollësi Drejtort të Drejtorisë që informacioni mbi çështjet sipas fushëveprimit të sektorit , të jetë i përhershëm, i vazhdueshëm dhe në konformitet me ligjin.
3. Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:
Arsimi : Të zotëroje diplomë “Master Shkencor” në Shkencat e Inxhinierisë Elektronike/ Shkencat e Inxhinierisë së Telekomunikacionit/ Shkencat e Inxhinierisë Informatike.
Përvoja : Të ketë eksperiencë profesionale në fushën e komunikimeve elektronike dhe telekomunikacionit, etj .
Të tjera : Të detyrueshme,
 Njohuri të mira lidhur me fushën e komunikimeve elektronike dhe ato postare, përgjegjësisë së institucionit në këto drejtime, dhe aftësi të mira drejtimi (lidership), aftësi analitike, komunikimi, negocimi ;  Kërkohet rregullisht gjykim dhe iniciativë për t’u marrë me probleme konstante dhe operacionale ;  Të ketë trajnime në lidhje me praktikat rregullatore, preferohen në drejtim të çështjeve që lidhen me dhënien e autorizimeve për ushtrimin e veprimtarisë;  Njohuri shumë të mira praktike në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve aplikative dhe aftësi për të përpunuar të dhëna teknike;  Njohja e gjuhës angleze e çertifikuar në nivel profesional. Çdo gjuhë e huaj tjetër përbën avantazh.
4. Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për këtë procedure, janë:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilen aplikon; b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi; c- Të ketë, të paktën, vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”; ç- Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posacme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
5. Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të AKEP, dokumentet e dosjes së tij personale:
 Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.  Jetëshkrimi CV (mund të hartohet në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun http://dap.gov.al/vende -vakante/udhëzime-dokumenta/219-udhëzime-dokumenta)
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : ++ 355 4 2259 571, Faks : + 355 4 2259 106, www.akep.al, info@akep.al Faqe 4 / 10
 Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.  Fotokopje të letërnjoftimit (ID) ose Pashaportës.  Fotokopje të diplomave.  Fotokopje të listës se notave.  Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vertetojnë eksperiencën në punë).  Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.  Aktin e emërimit si nëpunës civil.  Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi  Vertetimin e gjendjes shëndetësore.  Vertetimin e gjendjes gjyqësore.  Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.  Formulari i vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike sipas linkut http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/104-formularin-ivetedeklarimit-per-garantimin-e-integritetit-te-personave-qe-zgjidhen-emerohen-oseushtrojne-funksione-publike-
6. Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në zyrën e Protokollit, të Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Rr. Reshit Çollaku, brenda datës 04.02.2019.
7. Rezultatet për verifikimin paraprak të kushteve minimale të procedurës lëvizje paralele brënda së njejtes kategori dhe të përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin në datë 06.02.2019 nëpërmjet shpalljes së listës emërore të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”dhe në faqen zyrtare të Institucionit të AKEP. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.
8. Konkurimi -Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 14.02.2019 ora 12:00.
9. Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi:
– Kushtetuta e Republikës se Shqiperise; – Kodi i Punes – Kodi i Procedurave Administrative – Kodi Civil – Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”i ndryshuar dhe akteve nënligjore të tij; – Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : ++ 355 4 2259 571, Faks : + 355 4 2259 106, www.akep.al, info@akep.al Faqe 5 / 10
– Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. – Ligjin 119/2014 “Për të drejten e informimit” – Ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar – Ligjin Nr. 9049, datë 10.04.2003 ”Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe disa nëpunësve publikë” i ndryshuar – Ligjin nr. 9918, datë 19.08.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, (http://www.akep.al/legjislacioni/ligje ) – Ligjin Nr. 46/2015 “Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë” (http://www.akep.al/legjislacioni/ligje ) – RREGULLORE https://akep.al/legjislacioni/rregullore https://akep.al/sherbim-postar/rregullore – http://www.akep.al/legjislacioni (Ligj, VKM, Rregullore, në faqen zyrtare të AKEP)
10. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Kandidatet do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Levizje Paralele (KPLP) i ngritur në AKEP, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a. 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 20 pikë për përvojen, 10 pikë për trajnime dhe kualifikime në fushën përkatese, si dhe 10 pike për certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i certifikimit nuk është kryer. b. 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Autorizimeve”. Në rast se dalin fitues më shumë se një kandidat, me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikes 23, Kreu II të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar.
11. Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të shpallet në datën 15.02.2019.
12. Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AKEP në datën 18.02.2019.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : ++ 355 4 2259 571, Faks : + 355 4 2259 106, www.akep.al, info@akep.al Faqe 6 / 10
Vetëm në rast se pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezultojnë se janë ende vakante, ato janë të vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë .
II. NGRITJE NË DETYRË
1. Shpallje për ngritje në detyre për plotësimin e vëndit të lirë të punës në AKEP:
Në zbatim të Kreut V të Ligjit nr. 152/2013 datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar si dhe Kreut III të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”i ndryshuar, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) shpall procedurat e Ngritjes në Detyrë:
Përgjegjës i Sektorit të Autorizimeve Drejtoria e Autorizimeve Kategoria e pagës III-a
2. Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
– MISIONI :
Siguron zbatimin me profesionalizëm dhe përgjegjësi të funksioneve të njësisë organizative lidhur me dhënien e autorizimeve për ushtrimin e veprimtarisë së subjekteve të interesuara në fushën e komunikimeve elektronike dhe atë postare, sipas parashikimeve ligjore të përcaktuara në legjislacionin material dhe kuadrin rregullator në fuqi.
– QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT TË PUNËS:
Përgjegjësi i Sektorit të Autorizimeve përgjigjet përpara Drejtorit të Drejtorisë së Autorizimeve për zbatimin me profesionalizëm dhe përgjegjësi të detyrave funksionale të njësisë organizative lidhur me dhënien e autorizimeve për ushtrimin e veprimtarisë së subjekteve të interesuara në fushën e komunikimeve elektronike dhe atë postare, sipas parashikimeve ligjore të përcaktuara në legjislacionin material dhe kuadrin rregullator në fuqi, me qëllimi përmbushjen e misionit të drejtorisë, objektivave si dhe detyrimeve ligjore dhe rregullatore.
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : ++ 355 4 2259 571, Faks : + 355 4 2259 106, www.akep.al, info@akep.al Faqe 7 / 10
– DETYRAT KRYESORE:
Përgjegjësi i Sektorit të Autorizimeve, siguron që:
1) Drejtimi, organizimi dhe koordimi i punës midis specialistëve në përbërje të sektorit që drejon, të garantojë kryerjen në afat, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri të detyrave funksionale, si dhe çdo detyre tjetër të ngarkuar nga eprori direkt në kuadër të fushveprimit të njësisë organizative.
2) T’i japi hollësi Drejtorit të drejtorisë mbi mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit të njoftimit sipas regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm dhe administrit të database të të dhënave të sipërmarrësve në përputhje me përcaktimet ligjore dhe aktet rregullatore të nxjerra nga AKEP për këtë qëllim.
3) T’i japi hollesi Drejtorit të drejtorisë mbi zbatimin e procedurave për dhënien e të drejtave të përdorimit të frekuencave, autorizimeve individuale, autorizimeve për ofrimin e shërbimeve postare etj., të parashikuara në ligj.
4) Raportimi dhe dhënia e informacionit periodik dhe të vazhdueshëm për punën dhe përmbushjen e detyrave të sektorit në kuadër të veprimtarisë së njësisë organizative, të kryhet në afat dhe sipas procedurës së përcaktuar në aktet e nxjerra nga Titullari për këtë qëllim.
5) T’i japi hollësi Drejtorit të Drejtorisë lidhur me problematikën e shfaqur dhe propozimet për përmirësimin e proceseve aplikative online që zbatohen për dhënien e autorizimeve nga AKEP.
6) T’i japi hollësi Drejtort të Drejtorisë që informacioni mbi çështjet sipas fushëveprimit të sektorit , të jetë i përhershëm, i vazhdueshëm dhe në konformitet me ligjin.
3. Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë :
Arsimi : Të zotëroje diplomë “Master Shkencor” në Shkencat e Inxhinierisë Elektronike/ Shkencat e Inxhinierisë së Telekomunikacionit/ Shkencat e Inxhinierisë Informatike.
Përvoja : Të ketë eksperiencë profesionale në fushën e komunikimeve elektronike dhe telekomunikacionit, etj .
Të tjera : Të detyrueshme,
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : ++ 355 4 2259 571, Faks : + 355 4 2259 106, www.akep.al, info@akep.al Faqe 8 / 10
 Njohuri të mira lidhur me fushën e komunikimeve elektronike dhe ato postare, përgjegjësisë së institucionit në këto drejtime, dhe aftësi të mira drejtimi (lidership), aftësi analitike, komunikimi, negocimi ;  Kërkohet rregullisht gjykim dhe iniciativë për t’u marrë me probleme konstante dhe operacionale ;  Të ketë trajnime në lidhje me praktikat rregullatore, preferohen në drejtim të çështjeve që lidhen me dhënien e autorizimeve për ushtrimin e veprimtarisë;  Njohuri shumë të mira praktike në përdorimin e kompjuterit dhe të programeve aplikative dhe aftësi për të përpunuar të dhëna teknike;  Njohja e gjuhës angleze e çertifikuar në nivel profesional. Çdo gjuhë e huaj tjetër përbën avantazh.
4. Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët, për këtë procedure, janë:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar; b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi; c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”; ç- Të plotësojë kushtet e tjera të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave, për klasifikimin e pozicioneve në shërbimin civil; d- Të përmbushë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim. 5. Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të AKEP, dokumentet e dosjes së tij personale:
 Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.  Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://dap.gov.al/vende -vakante/udhëzime-dokumenta/219-udhëzime-dokumenta.  Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.  Fotokopje të letërnjoftimit (ID) ose Pashaportës.  Fotokopje të diplomave.  Fotokopje të listës se notave.  Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vertetojnë eksperiencën në punë).  Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.  Aktin e emërimit si nëpunës civil.  Vërtetimin nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi  Vertetimin e gjendjes shëndetësore.  Vertetimin e gjendjes gjyqësore.  Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.  Formulari i vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike sipas linkut http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/104-formularin-ivetedeklarimit-per-garantimin-e-integritetit-te-personave-qe-zgjidhen-emerohen-oseushtrojne-funksione-publike-
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : ++ 355 4 2259 571, Faks : + 355 4 2259 106, www.akep.al, info@akep.al Faqe 9 / 10
6. Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në zyrën e Protokollit, të Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Rr. Reshit Çollaku, brenda datës 08.02.2019.
7. Rezultatet për verifikimin paraprak të kandidateve që përmbushin kushtet dhe kërkesat e vecanta, të përcaktuara në shpalljen në konkurim do të dalin në datë 18.02.2019 nëpërmjet shpalljes së listës emërore të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Institucionit të AKEP. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
8. Konkurimi:
– Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 28.02.2019 ora 09:30. – Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e AKEP (salla e mbledhjeve), Rr.Reshit Çollaku, në datën 28.02.2019 ora 12:30.
9. Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi:
– Kushtetuta e Republikës se Shqiperise; – Kodi i Punes – Kushtetuta e Republikës se Shqiperise; – Kodi i Punes – Kodi i Procedurave Administrative – Kodi Civil – Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”i ndryshuar dhe akteve nënligjore të tij; – Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike; – Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. – Ligjin 119/2014 “Për të drejten e informimit” – Ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar – Ligjin Nr. 9049, datë 10.04.2003 ”Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe disa nëpunësve publikë” i ndryshuar – Ligjin nr. 9918, datë 19.08.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, (http://www.akep.al/legjislacioni/ligje )
Adresa: Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, Tel : ++ 355 4 2259 571, Faks : + 355 4 2259 106, www.akep.al, info@akep.al Faqe 10 / 10
– Ligjin Nr. 46/2015 “Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë” (http://www.akep.al/legjislacioni/ligje ) – RREGULLORE https://akep.al/legjislacioni/rregullore https://akep.al/sherbim-postar/rregullore – http://www.akep.al/legjislacioni (Ligj, VKM, Rregullore, në faqen zyrtare të AKEP)
10. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Kandidatet do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjes në Detyre në AKEP, nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar, vlerësimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
a. 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar b. 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë; c. 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
Komiteti, në përfundim të vlerësimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari me pikët maksimale, për t’u emëruar në pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Autorizimeve”.
Kandidati fitues, është ai që renditet i pari nga kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë (70 % të pikëve). Në rastet e kandidatëve me pikë të barabarta, zbatohen parashikimet e pikes 23, Kreu II të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar.
11. Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi70%) do të shpallet në datën 01.03.2019.
12. Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AKEP në datën 04.03.2019.