Kuvendi i Shqipërisë – “Përgjegjës për mirëmbajtjen e Sallës së Seancës Plenare”, në Shërbimin e Mirëmbajtjes

NJOFTIM PËR VEND PUNE

  1. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

  1. Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “Përgjegjës për mirëmbajtjen e Sallës së Seancës Plenare”, në Shërbimin e Mirëmbajtjes.

Kategoria e pagës III-a.

 

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

Të menaxhojë me efektivitet dhe eficencë punën në sektor për mirëmbajtjen e mjediseve të godinës së seancave plenare dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin normal të veprimtarisë së Kuvendit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Të organizojë punën në sektor, të ndjekë dhe kontrollojë zbatimin e detyrave të dhëna.
  • Të organizojë punën për shërbimin e ngrohjes, pastrimit, mirëmbajtjes elektrike etj. në mjediset e godinës së seancës plenare.
  • Të evidentojë dhe ndjekë çdo problem që ngrihet për gjendjen e mjediseve dhe riparimin e defekteve.
  • Të bëjë verifikimin e gjendjes së mjediseve dhe shërbimeve, si elektrik, kondicionim, hidrosanitar etj., dhe të marrë masa për krijimin e kushteve normale për punë përpara fillimit të seancave.
  • Të ndjekë problemet e MNZ-së për godinën e seancave plenare, për pajisjen e mbajtjen në gatishmëri të mjeteve e pajisjeve kundër zjarrit.
  • Të mbajë lidhje të drejtpërdrejta me ndërmarrjet elektrike, ujësjellës-kanalizimeve dhe gjelbërimit, me personat përgjegjës që kanë në varësi këto shërbime për riparimin e defekteve, mbajtjen në gatishmëri të tyre për zhvillimin normal të seancave, si dhe me personelin e Shërbimit Qeveritar (bufenë), Shërbimin e Sigurisë së Sallës së Seancave Plenare.
  • Të njoftojë vazhdimisht drejtorin e Shërbimit të Mirëmbajtjes për gjendjen e gazoilit në depozitat e kaldajës, por jo më vonë se 4 ditë para mbarimit të saj.
  • Të parashikojë nevojat për pajisje, mirëmbajtje e materiale të tjera të nevojshme si dhe shërbime të ndryshme që lidhen me mirëmbajtjen e godinave, agregateve dhe pajisjeve në përdorim etj., në kuadrin e parashikimeve për projektbuxhetin e vitit pasardhës.
  • Të propozojë marrjen e masave për probleme të paparashikuara, bën përcaktime analitike të proceseve të punës, me qëllim mbarëvajtjen më të mirë të punës dhe nxjerrjen e përgjegjësive.
  • Të paraqesë në fund të çdo muaji pranë drejtorit të Shërbimit të Mirëmbajtjes listë-prezencën për punonjësit e sektorit.
  • Të paraqesë çdo 3 muaj te drejtori i Shërbimit të Mirëmbajtjes relacion për ecurinë e punëve në sektor.
  • Të sigurojë kushte normale pune për personelin nën varësinë e tij administrative dhe kërkon prej tyre sjellje korrekte ndaj deputetëve, eprorëve, kolegëve, shtetasve. Të kryejë çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga drejtori i Shërbimit, në përputhje me profilin e punës.
  1. c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
  2. të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë e ulët drejtuese;
  3. të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
  4. të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

 

 

 

Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

  • Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor;
  • Te ketë eksperiencë pune jo me pak se 4 vjet;
  • Te ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Te ketë aftësi planifikimi, drejtimi dhe koordinimi;
  • Te ketë aftësi të komunikojë standarde të qarta dhe rezultate të pritshme duke ndihmuar stafin të realizoje me sukses detyrat;
  • Te ketë aftësi të punojë në bashkëpunoje ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi  për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit (C.V), fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere atë duhet ta ketë të njëhësuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, fotokopje e listës së notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar, një fotokopje e librezës së punës e plotësuar, vërtetim i gjendjes gjyqësore, çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme, fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ulët drejtues dhe 2 formularët gjashtëmujor te fundit të vlerësimit të punës.

  1. d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 09.2019, 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal.
  2. dh) Në datën 16.09.2019, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin ( në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listën e publikuar janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose e– mail.

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. e) Në datën 24.09.2019, do të shpallet lista e verifikimit të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin pas procesit ankimor (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listën e verifikimit janë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër.

ë) Konkurrimi- intervista me gojë do të bëhet në datën 26.9.2019, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.

  1. f) Konkurimi do të bazohet në njohuritë për specialitetin, Kushtetutën, Ligjin “Për nëpunësin civil”, Kodin e Procedurave Administrative si dhe të legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit.
  2. g) Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.
  3. gj) Njësia përgjegjëse (Burimet Njerëzore) do të njoftojnë kandidatët për rezultatin e konkurrimit, në mënyrë individuale në datën 27.9.2019.

Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. i) Lista e fituesve me 70 pikë e lartë (70% të pikëve e lartë) do të shpallet, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 10.2019 (pas procesit të ankimimit).

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

 

Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së ulët drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil.

Nëse nga procedura e mësipërme nuk shpallet asnjë fitues, konkurrimi do të vazhdojë me procedurë si më poshtë:

 

B- Ngritja në Detyrë.

 

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu II, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , njofton se;

  1. Në Administratën e tij ka 1 (një) vend të lirë pune, në pozicionin “Përgjegjës për mirëmbajtjen e Sallës së Seancës Plenare”, në Shërbimin e Mirëmbajtjes.

Kategoria e pages III-a.

 

b)Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

Të menaxhojë me efektivitet dhe eficencë punën në sektor për mirëmbajtjen e mjediseve të godinës së seancave plenare dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin normal të veprimtarisë së Kuvendit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Të organizojë punën në sektor, të ndjekë dhe kontrollojë zbatimin e detyrave të dhëna.
  • Të organizojë punën për shërbimin e ngrohjes, pastrimit, mirëmbajtjes elektrike etj. në mjediset e godinës së seancës plenare.
  • Të evidentojë dhe ndjekë çdo problem që ngrihet për gjendjen e mjediseve dhe riparimin e defekteve.
  • Të bëjë verifikimin e gjendjes së mjediseve dhe shërbimeve, si elektrik, kondicionim, hidrosanitar etj., dhe të marrë masa për krijimin e kushteve normale për punë përpara fillimit të seancave.
  • Të ndjekë problemet e MNZ-së për godinën e seancave plenare, për pajisjen e mbajtjen në gatishmëri të mjeteve e pajisjeve kundër zjarrit.
  • Të mbajë lidhje të drejtpërdrejta me ndërmarrjet elektrike, ujësjellës-kanalizimeve dhe gjelbërimit, me personat përgjegjës që kanë në varësi këto shërbime për riparimin e defekteve, mbajtjen në gatishmëri të tyre për zhvillimin normal të seancave, si dhe me personelin e Shërbimit Qeveritar (bufenë), Shërbimin e Sigurisë së Sallës së Seancave Plenare.
  • Të njoftojë vazhdimisht drejtorin e Shërbimit të Mirëmbajtjes për gjendjen e gazoilit në depozitat e kaldajës, por jo më vonë se 4 ditë para mbarimit të saj.
  • Të parashikojë nevojat për pajisje, mirëmbajtje e materiale të tjera të nevojshme si dhe shërbime të ndryshme që lidhen me mirëmbajtjen e godinave, agregateve dhe pajisjeve në përdorim etj., në kuadrin e parashikimeve për projektbuxhetin e vitit pasardhës.
  • Të propozojë marrjen e masave për probleme të paparashikuara, bën përcaktime analitike të proceseve të punës, me qëllim mbarëvajtjen më të mirë të punës dhe nxjerrjen e përgjegjësive.
  • Të paraqesë në fund të çdo muaji pranë drejtorit të Shërbimit të Mirëmbajtjes listë-prezencën për punonjësit e sektorit.
  • Të paraqesë çdo 3 muaj te drejtori i Shërbimit të Mirëmbajtjes relacion për ecurinë e punëve në sektor.
  • Të sigurojë kushte normale pune për personelin nën varësinë e tij administrative dhe kërkon prej tyre sjellje korrekte ndaj deputetëve, eprorëve, kolegëve, shtetasve. Të kryejë çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga drejtori i Shërbimit, në përputhje me profilin e punës.

 

  1. c) Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

 

– të jetë nëpunës civil i konfirmuar në kategorinë  ekzekutive;

-të ketë, dy vlerësimet e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

-të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

 

Kërkesat e përgjithshme  për këtë vend pune janë;

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.

 

Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

  • Te ketë diplome universitare DND; DIND ose Bachelor + Master Shkencor;
  • Te ketë eksperiencë pune jo me pak se 4 vjet;
  • Te ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Te ketë aftësi planifikimi, drejtimi dhe koordinimi;
  • Te ketë aftësi të komunikojë standarde të qarta dhe rezultate të pritshme duke ndihmuar stafin të realizoje me sukses detyrat;
  • Te ketë aftësi të punojë në bashkëpunoje ngushtësisht me shërbimet e tjera paralele.

 

ç) Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit (Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta: letër motivimi  për aplikim në vendin vakant, një kopje të jetëshkrimit (C.V), fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere atë duhet ta ketë të njëhsuar pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, fotokopje e listës së notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar, një fotokopje e librezës së punës e plotësuar, vërtetim i gjendjes gjyqësore, çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme, fotokopje e letërnjoftimit, aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ekzekutiv dhe 2 formularët gjashtëmujor të vlerësimit të punës të fundit.

  1. d) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 09.2019

dh)30.09.2019, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut). Kandidatët e shpallur në listen e vlerësimit plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë  dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose – maile.

-Ankesat nga kandidatët e skualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. e) Konkurimi- testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datën 10.2019, në mjediset e Kuvendit, në orën 10-00.
  2. f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacinin e dorëzuar (ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit pozitive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
  3. g) Lista e fituesve me 70 pikë e lartë do te njoftohet kandidatëve me telefon ose – maile.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

  1. gj) Shpallja e listës përfundimtare me emrat e fituesve do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në stendën e informimit të publikut në datën 10.2019.

Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 2278 270 dhe 2278 425 ose në adresën: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit’ nr.4,Tiranë.

Share on facebook
Facebook

PUNËKËRKUES

PUNËKËRKUES

Informacione dhe këshillim. Udhëzime për punësim. Pjesëmarrje në një trajnim. Shërbime të tjera ndërmjetësimi.
LEXO MË SHUMË

PUNËDHËNËS

PUNËDHËNËS

Publikimi i vendeve të lira. Shërbime profesionale rekrutimi. Mbështetje për punësim (programe të nxitjes së punesimit) Kontakte në vazhdim.
LEXO MË SHUMË

TRAJNIME

TRAJNIME

Kërkoni për të përmirësuar aftesitë tuaja profesionale? Merrni pjesë në kurset tona të formimit profesional në dhjetë qendra në të gjithë Shqipërine.
LEXO MË SHUMË