AMA – Specialist në Sektorin e Inspektimit

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

                                         

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE/PRANIMIN NË SHËRBIM CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Lloji i diplomës “Shkenca Shoqërore/Juridike/Inxhinieri Elektronike”

niveli minimal i diplomës “Bachelor/Master Profesional/Master Shkencor”

Specialist, në Sektorin e Inspektimeve, Drejtoria e Mbikëqyrjes

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Autoriteti i Mediave Audiovizive shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:

  • 1 (një) Specialist, në Sektorin e Inspektimeve, Drejtoria e Mbikëqyrjes – Kategoria III-b

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është vakat, ai është i vlefshëm për nëpunësit civilë nga jashtë shërbimit civil, të cilët plotësojnë kriteret e posaçme dhe të përgjithshme të listuara në shpallje.

Për çdo procedurë aplikohet në të njëjtën kohë!

DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR LËVIZJE PARALELE: 09.09.2019

DATA E DORËZIMIT TË DOKUMENTAVE PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL: 15.09.2019

Përshkrimi i punës:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Mbikqyr zbatimin e ligjit nga OSHMA-të dhe zbaton procedurat për marrjen e masave ndaj subjekteve kundërvajtës.
  • Trajton dhe kryen verifikime fizike për ankesa të OSHMA-ve dhe subjekteve të tjera në lidhje me transmetimet e paligjshme, shkeljen e të drejtave të transmetimit (piraterinë), me respektimin e të drejtave të autorit.
  • Inspekton dhe shqyrton në mënyrë periodike transmetimin e përmbajtjeve programore për tu siguruar se subjekti audio ose audioviziv realizon shërbimin në përputhje me kushtet e licencës dhe / ose autorizimit që ka marrë nga AMA.
  • Përgatit dhe ndjek pjesën administrative të shkresave.

 

 

I-Lëvizja paralele

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

I.1- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta:

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

 

– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (kategoria III-b);

– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);

– Të ketë vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor/Master Profesional/Master Shkencor” në Shkenca Shoqërore/Juridike/Inxhinieri Elektronike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë;

– Të ketë mbi një vit eksperiencë pune në nivel ekzekutiv;

– Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.

 

I.2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të institucionit dokumentet si më poshtë:

 

  1. a) Kërkesë
  2. b) Jetëshkrim
  3. c) Fotokopje të diplomës;

ç) Fotokopje të librezës së punës; (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

  1. d) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  2. dh) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  3. e) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  4. f) Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  5. g) Vlerësimin e fundit nga eprorit direkt;
  6. gj) Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  7. h) Aktin e fundit të emërimit në pozicionin aktual, në të cilin të përcaktohet edhe kategoria e pozicionit, ose në pamundësi një vërtetim nga institucioni lidhur me pozicionin aktual të kandidatit dhe kategorinë përkatëse.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 09.09.2019.

 

I.3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak:

 

Njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit nëpërmjet adresave të e-mail, për shkaqet e mos kualifikimit.

 

I.4- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista:

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

– Njohuri në lidhje me ligjin 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

– Njohuri në lidhje me ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;

– Njohuri në lidhje me Kodin e Procedurave Administrative, i ndryshuar;

– Njohuri në lidhje me ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

 

I.5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

 

Kandidatët do të vlerësohen për dokumentacionin, përkatësisht për eksperiencat (20 pike), trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën (10 pike), si dhe vlerësimet pozitive (10 pike). Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

– Eksperiencën e tyre të mëparshme;

– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

 

I.6- Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit:

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Autoriteti Mediave Audiovizive do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të AMA-s. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

 

 

II – Për kandidatet që aplikojnë nga jashtë sistemit të shërbimit civil

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë kandidatet jashtë sistemit te shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e veçanta dhe të përgjithshme për plotësimin e vendit të lirë.

 

II.1-Kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013, i ndryshuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

– Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor/Master Profesional/Master Shkencor” në Shkenca Shoqërore/Juridike/Inxhinieri Elektronike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” të jetë në të njëjtën fushë;

– Të ketë mbi 1 vit eksperiencë pune në profesion.

 

II.2- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit:

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të Autoritetit të Mediave

Audiovizive dokumentat si më poshtë:

 

  1. a) Kërkesë
  2. b) Jetëshkrim
  3. c) Fotokopje të diplomës;

ç) Fotokopje të librezës së punës; (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

  1. d) Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  2. dh) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  3. e) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  4. f) Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  5. g) Vlerësimin e fundit nga eprorit direkt;

 

II.3- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak:

 

Në datën 16.09.2019, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e pranimit nga jashtë shërbimit civil dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet konkursi.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në shërbimin civil dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit nëpërmjet adresave të e-mail, për shkaqet e mos kualifikimit.

 

 

II.4- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista:

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

– Njohuri në lidhje me ligjin 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;

– Njohuri në lidhje me ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;

– Njohuri në lidhje me Kodin e Procedurave Administrative, i ndryshuar;

– Njohuri në lidhje me ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

 

II.5- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

– Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

– Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;

– Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë

 

II.6- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore do të shpallë fituesin në faqen elektronike të Autoritetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për rezultatet (nëpërmjet adresës së email).

 

Adresa: Autoriteti Mediave Audiovizive, Rruga “Papa Gjon Pali II”, Tiranë.

 

 

 

Share on facebook
Facebook

PUNËKËRKUES

PUNËKËRKUES

Informacione dhe këshillim. Udhëzime për punësim. Pjesëmarrje në një trajnim. Shërbime të tjera ndërmjetësimi.
LEXO MË SHUMË

PUNËDHËNËS

PUNËDHËNËS

Publikimi i vendeve të lira. Shërbime profesionale rekrutimi. Mbështetje për punësim (programe të nxitjes së punesimit) Kontakte në vazhdim.
LEXO MË SHUMË

TRAJNIME

TRAJNIME

Kërkoni për të përmirësuar aftesitë tuaja profesionale? Merrni pjesë në kurset tona të formimit profesional në dhjetë qendra në të gjithë Shqipërine.
LEXO MË SHUMË