REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA VLORË

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE

 

DHE NGRITJE NE DETYRE

 

(Drejtor në Drejtorinë e Investimeve Publike, Strehimit dhe Transportit)

 

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”,i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III të VKM nr.242, datë 18.03.2015, Drejtoria e Burimeve Njerëzore e Bashkisë Vlorë shpall procedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë në pozicionin:

 

Drejtor në Drejtorinë e Investimeve Publike, Strehimit dhe Transportit:  Klasa II B

Lloji i diplomës: “Inxhinieri / Menaxhim” niveli minimal i diplomës                 “Master shkencor”

 

 

Pozicioni më sipër u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele ne sherbimin civil!

 

Vetëm në rast se, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se pozicioni është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

 

 

 

 

 

Për të dy procedurat lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë aplikohet në të njëjtën kohë!

 

 

 

Afati për dorëzimin e dokumentave për

LËVIZJE PARALELE:

18 GUSHT 2019
Afati për dorëzimin e dokumentave për

NGRITJE NË DETYRË

23 GUSHT 2019

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin më sipër është:

 

  • Përfaqëson Drejtorinë në të gjitha marrëdhëniet e saj me Drejtoritë dhe Sektorët e tjerë të Bashkisë, Insitucionet e ndryshme si dhe me të gjitha organet shtetërore, vendore për problemet që ka kjo drejtori në kompetencë.

 

  • Drejton, studion dhe zbaton strategjitë e politikës në fushën e sherbimeve dhe puneve

Publike, udhëheqë sektorët përkatës për të hartuar strategjinë dhe perspektivat e zhvillimit në

fushën e infrastrukturës.

 

  • Organizon punën për hartimin e projekt-planit të investimeve në fushën e infrastrukturës, per kompletimin e dokumentacionit për investimet e planifikuara ose të emergjencës dhe ja paraqet ato njësisë së prokurimeve

 

 

1LËVIZJA PARALELE

 

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

 

1.1KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:

 

  1. a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (II B)
  2. b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  3. c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” në Inxhinieri dhe Menaxhim.

Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

 

1.2DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (perfshire edhe diplomen bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

 

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 18.08.2019

Bashkia Vlorë

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Sheshi “4 Heronjtë”

Vlorë, 9401

 

 

1.3REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 20.08.2019 Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen e internetit të Bashkisë, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta,  si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë, nëpërmjet adresës së e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

 

 

1.4FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
  • Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
  • Ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”
  • Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
  • Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit
  • Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”

 

 

1.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

 

  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;

 

  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Struktura e ndarjes së pikëve të vlerësimit të kandidatëve është, si më poshtë vijon:

  1. a) 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë për përvojën, 10 pikë për trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse, si dhe 10 pikë për certifikimin pozitiv;
  2. b) 60 pikë intervista me gojë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

 

 

 

1.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Vlorë do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të Bashkisë.

 

Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për shpalljen e fituesit.

 

 

2NGRITJE NË DETYRË

 

 

Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende është vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë

Këtë Informacion do ta merrni në faqen e Bashkisë Vlorë.

 

 

 

 

2.1KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë nepunesit civil te nje kategorie paraardhëse (vetem nje kategori me e ulet), te punësuar ne te njëjtin apo në institucione të tjera te shërbimit civil që plotësojnë kushtet për ngritje në detyrë të  cilët plotësojnë kërkesat e veçanta per vendin e lire.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati (nepunesi civil) në procedurën e ngritjes ne detyre janë:

 

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar ne kategorine IIIA dhe III A/1.
  • Te mos kete mase disiplinore ne fuqi (te vërtetuar me nje dokument nga institucioni)
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
  • Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” në Inxhinieri ndertimi, Inxhinieri Planifikimi dhe Menaxhimi Urban. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor” në Inxhinieri ndertimi, Inxhinieri Planifikimi dhe Menaxhimi Urban. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.

 

 

2.2DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a-Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b-Fotokopje të diplomës perfshire edhe diplomen bachelor

c-Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

 

 

d-Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

e-Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f-Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g-Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore / Vërtetim të gjendjes gjyqësore.

h-Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.

i- Vertetim qe nuk ka mase disiplinore ne fuqi

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhet në Bashkinë Vlorë.

Dokumentat e aplikimit duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 23.08.2019 në adresën:

Bashkia Vlorë

Sheshi “4 Heronjtë”

Vlorë, 9401

Shqipëri

 

 

2.3REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 26.08.2019 Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Vlorë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e ngritjes ne detyre, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Vlorë, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

 

2.4FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
  • Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
  • Ligjin nr.107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”
  • Ligjin nr. 9131 dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
  • Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit
  • Ligji nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

 

 

 

 

 

 

2.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  • deri në 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
  • deri në 40 pikë për vlerësimin me shkrim
  • deri në 40 pikë për Intervistën e strukturuar me gojë

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

 

 

2.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Vlorë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e konkurimit, do të marrin informacion në faqen e Bashkisë Vlorë për fazat e mëtejshme të procedurës së konkurimit:

 

–         për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,

 

–         datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;

 

–         mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

 

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Bashkisë Vlorë duke filluar nga data 20.08.2019